BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Intervistė me shkrimtarin Jeton Kelmendi

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Intervistė me shkrimtarin Jeton Kelmendi

    Mesazh nga Albatros 2/4/2009, 21:11

    Intervistė me shkrimtarin Jeton Kelmendi 20090330-jeto_kel

    Intervistė me shkrimtarin dhe publicistin Jeton Kelmendi.
    Poezia dhe lufta, tė dyja janė luftėra


    Poeti dhe publicisti Jeton Kelmendi tashmė ėshtė njė emėr i njohur
    nė letrat shqipe. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė 11 gjuhė tė botės dhe
    janė pėrfshirė nėpėr disa antologji. Nė kėtė intervistė ai pohon se
    tematikat kryesore nė poezitė e tij janė: dashuria, lirika kombėtare
    dhe realiteti i kohės.Jeton Kelmendi ėshtė poet dhe publicist i lindur
    mė 1978 nė Pejė. Shkollėn fillore dhe tė mesmen i ka kryer nė
    vendlindje, ndėrsa studimet e larta nė Prishtinė. Nė vitet 1998-99 ka
    qenė pjesėtar i Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės, duke i shėrbyer nė kėtė
    mėnyrė kėrkesės sė atdheut pėr liri. Pas luftės, Kelmendi zgjodhi njė
    mėnyrė tjetėr pėr t’i shėrbyer kombit, e cila herė pas herė duket mė e
    vėshtirė se e para. Filloi tė botojė librat e tij me poezi, duke u
    futur nė kėtė mėnyrė edhe nė njė botė tjetėr, atė tė poetit. Ai u
    anėtarėsua nė Lidhjen e Shkrimtarėve, ku arriti tė bėhet edhe sekretar
    i saj. Por, pas njė kohe tė shkurtėr, pėr arsye tė ndryshme, jep
    dorėheqje nga ky post. Tani ėshtė anėtar i Pen Qendrės sė Kosovės.
    Aktualisht Jetoni jeton dhe punon nė Bruksel. Deri mė tani ka botuar
    gjashtė pėrmbledhje me poezi dhe njė dramė. Poezitė e Kelmendit janė tė
    pėrkthyera gjithashtu nė disa gjuhė dhe janė pjesė e disa antologjive.
    Ato kane pasur vazhdimisht lexues me pėrmasa te gjėra, si dhe janė
    ndjekur nga njė kritikė pozitive, qė e ka cilėsuar poezinė e Kelmendit,
    njė poezi bashkėkohore, moderne si dhe poezi me premisa ndikuese nė
    esencėn e letėrsisė shqiptare. Nė intervistėn pėr Tung, Kelmendi flet
    pėr luftėn dhe poezinė, pėr tematikėn e poezive tė tij, pėr pėrkthimin
    e poezive tė tij nė gjuhė tė huaja, pastaj pėr shkrimtarėt qė kanė
    ndikuar nė jetėn e tij, e pėr shumė gjėra tė tjera.


    Tung: Ēfarė ju ka shtyrė dhe vazhdon tė ju shtyjė tė shkruani poezi?

    Jeton Kelmendi: Poezia ėshtė diēka e veēantė pėr mua. Ėshtė
    diēka e brendshme qė mė bėn mua tė shkruaj poezinė, ashtu siē mė bėn tė
    shkruaj edhe drama, tregime, ese e shkrime tė tjera letrare. Njė gjė qė
    mbėrrin tė ma ngacmojė shikimin, mė shtyn ta shkruaj poezinė dhe si e
    tillė poezia mė pėrcjell kah shkoj unė.

    Tung: Sa ju krijon satisfaksion ndjenja e tė qenit poet?

    Jeton Kelmendi: Nė pėrgjithėsi tė qenit artist ėshtė
    satisfaksion, nga qė arti ėshtė diēka shpirtėrore qė e krijon mendja nė
    raport me gjėrat me tė cilat na lidh diēka qė e ndiejmė. Tė jesh poet
    ka dy anė: njėra ta ndiesh vetėn mjeshtėr tė fjalės dhe tė folurit dhe
    tjetra ta ndiesh vetėn pa ndikim. Tė kjo e dyta ka dy arsye kryesore,
    se ēdokush shkruan poezi (diti e s’diti) dhe arsyeja tjetėr ėshtė se
    janė tepėr tė pakėt ata qė e lexojnė poezinė. Sido qė tė jetė, unė e
    konsideroj poezinė punė pėr elitė dhe kjo ma krijon njė besim dhe ma
    rrit dashurinė pėr kėtė mbretėreshė tė artit.

    Tung: Ju keni qenė edhe luftėtar i UCK-sė. Cila ėshtė mė e vėshtirė pėr ju, tė luftoni apo tė shkruani?

    Jeton Kelmendi: Ma thotė mendja se ėshtė pyetja mė e mirė qė mu
    ka bėrė deri me sot, e tillė duhet t’i bėhet pyetja ēdo artisti. Sa i
    pėrket luftės ju e dini se unė kam qenė pjesėtar i luftėrave. E dinė
    ēdokush sa ėshtė e vėshtirė lufta edhe ai qė sado pak ka lexuar pėr
    luftėrat, por unė do tė ju them se gati po aq e vėshtirė ėshtė tė
    shkruash. Dallimi ėshtė se vėshtirėsitė janė tė ndryshme. Ēdo shkrimtar
    qė e ka parasysh kėtė thėnie brilante, duhet tė ketė kujdes me fjalėn
    dhe me atė ēka thotė. Kam njė mendim se tė dyja janė luftėra.

    Tung: Cilat tema preferoni t’i shtjelloni mė shumė nė poezinė tuaj?

    Jeton Kelmendi: Qė kur njerėzimi filloi tė merret me art e deri
    nė ditėt tona, dihet se temė kryesore ka qenė dhe ėshtė dashuria. Edhe
    unė si shkrimtar ose njė nga hallkat e vogla tė zinxhirit “poet” , e
    kam nė mendje atė thėnien “dashuria mbret i botės”. Njė fakt ėshtė mė
    se i vėrtet se ambienti dhe rrethanat e jetės ta diktojnė deri nė njė
    masė tematikėn. Ju e dini se populli im vuajti shumė nė robėri, prandaj
    lirika kombėtare ka njė hapėsirė tė madhe tek unė. Thjesht tematikat e
    mija kryesore janė: dashuria, lirika kombėtare dhe realiteti i kohės.

    Tung: Kohėve tė fundit pjesėn mė tė madhe tė vitit e kaloni
    jashtė vendlindjes. A jua rikujton kjo poetėt tanė tė Rilindjės qė kanė
    shkruar nė mėrgim dhe ēfarė gjurmėsh lė vendlindja nė poezinė tuaj?

    Jeton Kelmendi: Po, ėshtė e vėrtet se unė jetoj nė perėndim, mė
    saktė nė Bruksel. Ndoshta si artist shumė e kisha pas idealizuar
    lirinė, e ajo me vete po bartte edhe atė anėn tjetėr. Gjithkujt tė iu
    hidhėrosh ka njė rrugė, por po t’i hidhėrohesh lirisė ėshtė diēka mė
    shumė se keq. Jashtė mė nxori atdheu qė mos t’i hidhėrohem lirisė. Sa
    shumė mė dhimbset liria qė po e hamė dhe po e shkelim kaq pa shije.
    Ėshtė e vėshtirė ta marrėsh me mend se si koha po i gjasonte kohės.
    Gjithmonė e jetės kujtoj dhe lexoj rilindėsit, tani edhe mė shumė.
    Kurse atdheu kėshtu siē ėshtė, ėshtė buka dhe uji i mendimit dhe
    shkrimit tim.

    Tung: Poezitė tua kanė filluar tė pėrkthehen edhe nė gjuhė tė
    huaja dhe janė pėrfshirė nėpėr antologji tė ndryshme. A mund tė na
    tregoni diēka mė shumė rreth kėsaj. Nė cilat gjuhė janė pėrkthyer, nga
    kush janė pėrkthyer dhe nė cilat antologji janė pėrfshirė poezitė tua?

    Jeton Kelmendi: Poezitė e mia janė pėrkthyer deri mė tani nė 11
    gjuhė: Anglisht, Frėngjisht, Japonisht, Spanjisht, Rumanisht, Greqisht,
    Kroatisht, Suedisht, Polonisht, Turqisht, Rusisht. Ju e dini, unė kam
    qenė i nominuar disa herė pėr ēmime ndėrkombėtare, natyrisht se jam
    pjesė e disa antologjive evropiane e botėrore. Nė Francė jam prezent nė
    50 poetėt mė tė mirė tė botės, nė Rumani, nė njė antologji poashtu
    botėrore nga Akademia Orient Oksident, nė Spanjė sė bashku me Ismail
    Kadarenė, Ali Podrimjen, Agim Gjakovėn, Skender Sherifin dhe Petraq
    Riston. Jam edhe nė disa antologji tjera ndėrkombėtare dhe shqiptare.
    Pėrkthyes kam disa p.sh. nė rumanisht rilindasi ynė Baki Ymeri, nė
    frėngjisht Athanas Vanqev de Thracy e keshtu.

    Tung: Pas pėrkthimit tė poezive tua nė gjuhėn rumune, njė kritik
    rumun ka shkruar pėr poezinė tuaj kėsisoj: “Po qe se rezumojmė nė njė
    fjalė tė vetme krijimtarinė e tij, nuk dimė cili term do tė ishte mė i
    pėrshtatshėm: Thjeshtėsi? Sinqeritet? Fshehtėsi? Pėshpėritje? Dėshmi?”
    Cilėn prej kėtyre e pėrmban mė shumė poezia juaj?

    Jeton Kelmendi: Ėshtė e vėrtet se disa shkrimtarė dhe kritikė
    rumun kanė shkruar pėr poezitė e mia. Sa i pėrket pyetjes tuaj, ma
    thotė mendja se “si ėshtė vendi bėhet kuvendi”. Le t’i mbetet kritikės
    kjo punė, e imja ėshtė tė them diēka, e tyre ėshtė ta konstatojnė atė.

    Tung: Cilėt autorė shqiptarė i lexoni me mė dėshirė?

    Jeton Kelmendi: Mendoj se kemi disa shkrimtarė qė janė vėrtet tė
    mirė. Sa pėr ilustrim: ua dhashė nga disa poezi, tė Azem Shkrelit, Ali
    Podrimės, Visar Zhitit nė frėngjisht kuptohet disa miqve tė mi francez
    dhe pasi i kishin lexuar mė patėn thėnė se ky nivel poezie ėshtė tepėr
    i lartė, ėshtė si poezia evropiane. Lexoj autorėt e lartpėrmendur me
    shumė knaqėsi, por lexoj edhe romanet e Ismail Kadaresė dhe Mehmet
    Krajės, pėr mua mė tė mėdhenjt romancier sot. Natyrisht ka edhe shumė
    tė tjerė por s’po i pėrmend tani.

    Tung: Po prej shkrimtarėve tė huaj cilėt tė pėlqejnė mė shumė?

    Jeton Kelmendi: Janė tė shumtė autorėt e huaj qė i lexoj dhe i
    preferoj, Broun, Markez, Svahnstrom, Gjejms etj. Natyrisht se i lexoj
    edhe librat e disa prej miqve tė mi, kryesish nga anglishtja.

    Tung: Cilėt shkrimtarė kanė ndikuar mė shumė nė personalitetin dhe nė formimin tuaj?

    Jeton Kelmendi: Kam mėsuar nga Rilindasit, Klasikėt, por mėsues
    tė mi janė shkrelėt, Azemi, Ymeri e Ademi. Ata i kanė tė gjitha fajet,
    pse unė shkruaj. Kurse gjeni im prej malėsorit Rugovas bart njė pjesė
    tė asaj natyre.

    Tung: Cilit shkrimtar preferoni t’i pėrngjani mė shumė apo me cilin shkrimtar preferoni tė ju identifikojnė?

    Jeton Kelmendi: Njė gjė ėshtė mė se e vėrtet, ēdokush ka njė
    idol, por duhet ta krijoj vetveten. Jam pėrjekur t’i lexoj shkrimtarėt
    e mėdhenj dhe t’i pėrcjell aq sa kam mundur. William Shakespeare ėshtė
    autori qė shumė e dua. Kam shkuar dhe e kam vizituar shtėpinė muze tė
    tij, nė Stratford upon Avon tė Anglisė. Mė bėhej sikur
    Shakespeare po fliste me Lady Makbethin. Megjithatė jo vetėm qė
    preferoj por dhe shumė dua qė tė jem Jeton Kelmendi.

    Tung: Deri me tani keni botuar gjashtė pėrmbledhje me poezi dhe
    njė dramė. A pritet ndonjė roman apo vėllim me tregime nga ju, apo keni
    frike t’i hyni kėsaj aventure?

    Jeton Kelmendi: Unė deri me tani kam botuar kryesisht poezi,
    mirėpo normal se kam edhe dy romane qė besoj se sivjet mund tė botohen.
    Kam edhe dy drama dhe diēka nga kritika dhe publicistika periodike.
    Them tė vėrtetėn viteve tė fundit jam orientuar nė botimin e librave tė
    mi nė gjuhė tė huaja. Kam botuar nė rumanisht njė libėr, nė Indi kėto
    ditė njė tjetėr dhe pres edhe ne Itali. Si ebook kam botuar disa nė
    Francė, Angli e Turqi.

    Tung: Ēka jeni duke punuar tani dhe kur pritet tė botohet vėllimi i ardhshėm i juaj me poezi?

    Jeton Kelmendi: Unė thashė jetoj nė Bruksel, ku edhe punoj si
    zyrtar i medies. Ndėrkaq vėllimi tjetėr besoj se do tė dalė deri ka
    shtatori mė sė largu.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 23:33