BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Spahia: Krenar qė jemi zogista, PS ka turp pėr tė kaluarėn e saj

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    22112010

    Buzqeshje Spahia: Krenar qė jemi zogista, PS ka turp pėr tė kaluarėn e saj

    Mesazh nga Albatros

    Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia tha se Partia Socialiste ka turp nga e kaluara e saj. “Kundėrshtarėt tanė politik kanė ndėrruar tre herė emrin e partisė tyre nga Komuniste, nė Pune e sė fundi nė Socialiste. Kanė frikė dhe turp tė thonė se janė enveristė dhe internacionalistė se i kanė bėrė gjėmėn shqiptarėve dhe Shqipėrisė”, tha Spahia. Deklarata e tij u bė nė takimin e degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Elbasan, me rastin e 67 vjetorit tė kongresit tė parė tė Legalitetit, mbajtur mė 21 nėntor 1943 nė Zall-Herr tė Tiranės.Duke folur pėr traditėn e PLL-sė, Spahia u shpreh se anėtarėt e kėsaj partie e kanė pėr nder qė janė pjesė e nacionalizmit shqiptar. “Ne legalistėt jemi krenar pėr historinė tonė, se gjatė gjithė ekzistencės tonė kemi kontribuar dhe sakrifikuar pėr Atdhe dhe Komb. Ne e themi me krenari se jemi zogista, jemi nacionalista”, tha ai.Spahiu u shpreh se nė zgjedhjet e ardhshme PLL do tė jetė pejsė e koalicionit qeveritar dhe do tė fitojė bindshėm. “Koalicioni qeveritar nėn drejtimin e Kryeministrit Berisha do tė fitojė bindshėm. Do tė fitojmė Bashkinė e Elbasanit, sikurse do tė fitojmė Tiranėn, Durrėsin, Vlorėn, Korēėn dhe bashki dhe komuna tė tjera, se shqiptarėt janė tė prirur tė votojnė pėr progresin e tyre”, tha ai.Ai u shpreh se PLL do tė marrė njė rezultat shumė mė tė mirė se nė zgjedhjet e vitit 2007. Nė takimin e fokusuar nė kongresin historik tė PLL-sė folėn dhe kryetari i PLL tė degės Elbasan Albert Shopi. Ndėrsa pėr rėndėsinė e kėtij kongresi, qė nuk i pėrket vetėm historisė sė Legalitetit, por edhe historisė tonė kombėtare, referuan Prefekti i Qarkut Elbasan Shefqet Deliallisi, Kryetari i PD dhe deputet i Elbasanit Luēiano Boēi, Prof. Nderim Kupi, Prof.Dr. Roland Gjini’ Prof.Dr. Bajram Xhafa dhe. Murat Basha.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 13/5/2024, 05:06