BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Martesa, si na 'transformon'

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Martesa, si na 'transformon'

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/12/2010, 21:29

    Martesa, si na 'transformon' Images

    Gjendja civile ėshtė e lidhur ngushtė me formėn tonė fizike.

    Martesa ndikon nė “prishjen” e njė forme tė mirė fizike, ndėrsa tė qenėt vetėm apo i divorcuar na ndihmon tė kemi njė trup tė shkėlqyer.

    Tė divorcuarit dhe beqarėt kanė formė mė tė mirė fizike

    Lidhjet shpirtėrore janė tė lidhura ngushtė me formėn fizike. Martesa ndikon nė “prishjen” e njė forme tė mirė fizike, ndėrsa tė qenėt vetėm apo i divorcuar ndikon pėr tė pasur njė formė mė tė mirė trupore. Ky ėshtė pėrfundimi i dalė nga “Karolinska Institute” nė Suedi i drejtuar nga doktor

    Francisco Ortega dhe i publikuar nė "American Journal of Epidemiology". Studiuesit kanė monitoruar 9000 vullnetarė tė rritur, 6900 meshkuj dhe 1971 femra. Subjekte tė tilla u kontrolluan pėr tre vjet: gjendja e tyre psikofizike u vlerėsua pėrmes testeve dhe intervistave mbi stilin e jetesės. Pėrfundimi? Martesa mund tė pėrkeqėsojė gjendjen fizike tė tė dy sekseve. Pėr sa u pėrket grave, ato qė ishin beqare ishin shumė herė mė nė formė tė mirė se koleget e martuara, madje edhe gjatė periudhės sė vėzhgimit arritėn tė pėrmirėsonin paraqitjen fizike. Edhe pėr sa u pėrket meshkujve, situata nuk ėshtė shumė ndryshe. Kėtu beqarėt dhe tė divorcuarit kishin trup mė tė mirė se ata tė martuarit, edhe pse luftonin shumė. Pra, rezultatet tregojnė qartė se ndryshimet e mėdha nė jetėn e njė personi (si martesa apo divorci), kanė njė impakt tė dukshėm mbi aspektin fizik dhe gjendjen shėndetėsore.

    Studimi

    Studiuesit kanė monitoruar me teste tė ndryshme fizike dhe pyetėsorė periodikė stilin e jetesės, shėndetin dhe formėn fizike tė personave pėr njė periudhė kohore prej tre vjetėsh, gjatė tė cilės njė pjesė e mirė e njerėzve ishin martuar, tė tjerė ishin divorcuar dhe njė pjesė kishin mbetur beqarė. U pa se gratė qė kishin mbetur beqare gjatė gjithė periudhės sė studimit kishin njė formė fizike mė tė mirė nė krahasim me shoqet e tyre tė martuara, madje pėrgjatė kėtyre viteve kishin pėrmirėsuar formėn e tyre fizike. Pėr meshkujt, rezultatet ishin mė tė kėqija, tė martuarit kishin humbur pothuajse tė gjithė formėn e tyre fizike, ndėrsa beqarėt pjesėrisht kishin shpėtuar nga ky fat i hidhur. Pėr meshkujt, qė gjatė studimit ishin pėrballur me njė divorc, format fizike pėrkundrazi ishin pėrmirėsuar. Me pak fjalė, nėse martesa ėshtė nė prag, mė mirė tė regjistrohemi nė palestėr dhe jo vetėm pėr tė na ndenjur bukur fustani qė kemi zgjedhur pėr ditėn e martesės, por edhe pėr tė qenė nė formė nė vitet pasardhėse.

    Studimet mbėshtetėse

    Njė tjetėr studim i “Cornell University”, i publikuar nė vitin 2004 nė revistėn “Social Science and Medicine”, e konfirmonte kėtė tezė. Sipas studimit, ēiftet e sapomartuara janė tė prirura tė grumbullojnė mė shumė kilogramė, ndėrsa ata qė divorcohen priren t’i humbin. Njė tjetėr studim i publikuar nė “Obesity Research” jepte edhe shifra tė sakta: kush martohet shton 2 ose 3 kilogramė nė dy vitet pas martesės. Si ka mundėsi qė ndodh e gjithė kjo? Shpjegimi i parė ėshtė se secili prej dy tė martuarve ka prirjen tė ndikohet nga zakonet e kėqija tė tė ushqyerit tė partnerit. Me pak fjalė, mė thuaj se si ha, tė tė them nėse do tė martohem me ty. Sigurisht qė nuk duhet tė arrijmė deri nė kėtė ekstrem, por nuk duhet lėnė pas dore nėnvizimi i kėrkimit qė tė ushqehesh njėlloj si personi qė ke zgjedhur pėr tė kaluar jetėn.

    Sipas David Katz tė “Yale University School of Medicine”, rritja e pėrgjegjėsisė, reduktimi i kohės sė lirė pėr tė praktikuar aktivitet fizik dhe stresi i shkaktuar nga administrimi i familjes, janė faktorė qė nuk ndihmojnė ata qė duan tė jenė nė formė. Jeta familjare dhe nė ēift lidhet me konsumin e vakteve tė rregullta, mė tė plota dhe mė tė shėndetshme. Humbja e partnerit dhe divorci janė dy faktorė qė tė bėjnė tė humbėsh peshė, por nuk ka asnjė marrėveshje mes ekspertėve rreth motiveve qė ēojnė drejt dobėsimit. Njė shpjegim mund tė jetė fakti se tė ngrėnit vetėm ēon nė reduktimin e racioneve dhe tė shtyn tė hash mė pak. Po ashtu, njė studim i “Duke University” ka treguar se ardhja e fėmijėve pėrkon me njė rritje tė peshės 7 pėr qind pėr gratė dhe 4 pėr qind pėr burrat.

    Net pa gjumė, ushqyerje jo e rregullt, tendenca pėr tė ngrėnė pjata tė pėrgatitura shpejt, mė pak kohė nė dispozicion pėr tė praktikuar aktivitete fizike janė faktorė tė tjerė qė me ardhjen nė jetė tė njė fėmije u shtohen atyre se me martesėn jemi tė prirur tė shtojmė nė peshė. Pastaj nuk duhen harruar vėshtirėsitė qė jeta nė ēift tė imponon, kur njė prej dy partnerėve ėshtė nė dietė. Po ashtu, pėr tė mos u nėnvlerėsuar ėshtė edhe fakti se shumica e rasteve tė qėndrimit nė shtėpi tė detyron tė hash sė bashku.

    Darka romantike, kinema dhe kokoshka, mbrėmjet apo aperitivėt me miqtė janė tė tjerė faktorė negativė. Atėherė si ta evitojmė tė shtuarin nė peshė gjatė martesės? Njė ushqim i mirė i zgjedhur, pak ushtrime fizike dhe aspak stres. Ideale do tė ishte tė gatuanit dhe tė bėnit pazarin sė bashku, duke u argėtuar dhe duke kėrkuar tė zgjedhėsh ushqimet mė tė shėndetshme dhe mė pak kalorike. Ikub
    Bruna_
    Bruna_
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Greqi
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 22/12/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 166
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 338
    <b>Votat</b> Votat : 5
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Une_

    Buzqeshje Re: Martesa, si na 'transformon'

    Mesazh nga Bruna_ 30/12/2010, 22:00

    pse e martume je ti lepurushe qe te ka shku truri te besh teme te tille urime zonje jo per gje ta dime se mos bejme gabime por martesa kur behet me deshire dhe dashuri nuk transformon njeri biles e ben me te bukur jeten e tij/saj e keqja eshte kur martohen dhe nga mbrapa bejne te tjera po aty eshte transformimi

      Ora ėshtė 27/4/2024, 18:51