BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bjordi Mezini: “Nuk e mendoj martesėn”

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    11022011

    Buzqeshje Bjordi Mezini: “Nuk e mendoj martesėn”

    Mesazh nga Dino

    Bjordi Mezini: “Nuk e mendoj martesėn” Os7ee1
    Ėshtė djali simpatik, por jo vetėm. Ajo qė spikat dukshėm tek ai ėshtė talenti pėrveē tė qenurit galant. E gjatė kėtyre deklaratave dhe motivit qė e ēoi drejt showt gjigant, djali i talentuar e pa komplekse, bėn pėr vete shumė adhurues. Bjordi nuk ka ndryshuar.

    Ėshtė po ai qė publiku e njohu nė fillim. Na flet pėr Adelėn, dashurinė qė ndjen pėr tė, nostalgjinė pėr Italinė, vendin ku u rrit deri nė moshėn 21 vjeē, si dhe pasionin e heshtur e tė zhurmshėm pėr kinemanė. E tė gjitha kėto ai dėshiron t’i realizojė pranė asaj, tė bukurės Adelė.

    U mėrzite nga “Kėnga magjike”?

    Normalisht kur hyn nė njė garė dėshira ėshtė tė dalėsh sa mė mirė. Natyrisht te “Kėnga magjike” nuk ėshtė se synoja tė fitoja, por tė them tė drejtėn edhe e prisja atė qė ndodhi.

    Si vendose tė kėndosh?

    Nė fakt ka qenė Piro ai qė mė dha idenė pėr tė realizuar kėngėn me Adelėn, sepse unė nuk e kisha menduar mė parė. Adela shkoi tek ai pėr tė kėrkuar njė kėngė dhe mė propozoi dhe mua tė merrja pjesė nė njė duet qė do ta realizonte ai.

    Si t’u duk vetja si kėngėtar?
    Mė mirė se ē’e prisja. Nė shumė gjėra artistike qė kam menduar tė bėja nė jetė nė fushėn e artit, tė kėndoja nuk e kisha ēuar ndėrmend. Por kur regjistrova kėngėn tė them tė drejtėn u befasova nga vetja ime.

    Ēfarė ndodhi me planet e tua pėr regji?

    Sapo kam filluar tė punoj nė njė produksion televiziv, ku roli im ėshtė ndihmės regjisor. Kjo punė mė pėlqeu sepse m’u duk si njė hap i rėndėsishėm pėr tė nisur njė profesion tė tillė. Njėkohėsisht, vazhdoj tė realizoj klipet e mia amatore, pėr pasion mė tepėr.

    Tė mungon Italia?

    Italia mė mungon shumė, kuptohet kam shkuar kur isha vetėm dy vjeē dhe u ktheva 21. Nuk ėshtė se mė mungon jeta qė bėja atje, pėrkundrazi kėtu ndihem mė mirė sepse bėj atė qė me tė vėrtetė dua. Por mė mungojnė disa gjėra si bukuria e vendit, arti, pastėrtia, rregulli, edukata e njerėzve. Janė ca gjėra qė nė Shqipėri sado kohė tė qėndrosh nuk ambientohesh dot.
    E ke menduar me Adelėn tė jetonit nė Itali?

    Kėtė verė qė qėndruam gjatė atje pėr pushime, e nuk mund ta fsheh qė mė pėlqeu dhe mė shkoi mendja qė edhe mund tė jetoja atje me Adelėn. Pse jo, tė fillonim njė shkollė. Por tė them tė drejtėn nuk shkėputem lehtė nga Shqipėria. Jam gjysmė andej e gjysmė kėtej. Nė mėnyrė figurative, mund tė them, se ndihem emigrant edhe nė Itali edhe nė Shqipėri.

    E kishe menduar qė me Adelėn do shkonte kaq gjatė?

    Nuk i mendoj kėshtu gjėrat. Nuk bėj parashikime, thjesht i jetoj. E pėrpiqem t’i jetoj maksimalisht. Tė jetoj ēdo tė mirė pa e vrarė mendjen sesa do zgjasė.

    Shumė menduan se lidhja juaj ishte thjesht “e sajuar” nga show i “Big brother” dhe nuk do tė zgjaste shumė? Ēfarė komenti ke?

    Njerėzit ndonjėherė mendojnė gjėra tė ēuditshme. Ndaj bėj mirė qė nuk i marr tė gjitha seriozisht ato ēfarė thonė apo ēfarė dėgjoj, sidomos kur bėhet fjalė pėr mua. Unė ndihem shumė mirė. Si atėherė, nė fillimin e lidhjes sime me Adelėn.

    Ke patur ndonjė moment dobėsie?

    Jo pėrsa i pėrket Adelės. Por ka momente qė nga stresi, ngarkesa emocionale, mediatike e impenjimet kur bėhen tė shumta mė rėndojnė dhe mendoj a bėra mirė qė e hodha kėtė hap. Mė vjen qė tė iki nė Itali e tė shkėputem nga e tėra ajo situatė e le tė mbetet Adela kėtu. (qesh)

    E tepron ndonjėherė Adela?

    Po. E tepron kur mėrzitet shumė pėr gjėra tė parėndėsishme, ose tė paktėn qė mė duken mua tė tilla. Por edhe kur pastron shtėpinė qė e zgjat mė orė tė tėra.

    Kush ėshtė mė xheloz nga ju tė dy?

    Unė jam mė xheloz. Jam si karakter, qoftė nė dashuri, qoftė dhe nė gjėrat e mia. Por Adela ėshtė ajo qė e shpreh mė shumė ndonjėherė.

    Kur ėshtė bėrė xheloze Adela?

    Adela mendon qė tė jesh galant e xhentil me femrat e tjera ėshtė e tepruar, se ndoshta sipas mentalitetit shqiptar duket sikur “ia luan” njė femre kur sillesh nė atė mėnyrė. Nė kėtė pikė nuk biem dakord. Ajo nuk mė kupton dhe unė nuk kam ndėrmend tė ndryshoj natyrėn dhe sjelljen time, aq mė tepėr nė kėtė moshė.Bjordi e ke menduar martesėn?

    Pikėrisht dje. E tė tregoj sesi ndodhi. Ndodhesha nė njė lokal dhe m’u thye karrigia e u rrėzova. Kamarieri, qė ishte njė vlonjat, mė tha se nė Vlorė thonė se po u rrėzove dy herė nga karrigia ka ardhur momenti i martesės. Dhe aty mė shkoi mendja pėr martesė. Normalisht nuk e mendoj. Ndihem mirė kėshtu. Martesa ėshtė njė konfirmim i marrėdhėnies. Nė ndjenjė nuk ndryshon asgjė.

    Pra nuk ke ndėrmend tė martohesh sė shpejti?

    Sė shpejti. Por kur tė martohem do jetė njė dasmė spektakolare. Njė party e njė darkė e madhe, ku do tė jenė tė ftuar tė gjithė miqtė e njerėzit e mi. Tė premtosh para tė gjithė njerėzve pėr dashurinė tėnde dhe aty kupton qė e hėngre, (qesh).

    Po ti e ke premtuar para shumė teleshikuesve?

    Unė i premtova Adelės. Fakti qė ishin edhe kamerat aty ishte krejt rastėsi.

    Je mė shumė mėkatar apo shenjtor?

    Unė bėj mėkate nė mėnyrė shenjtore.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 11:56