BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kosova shenon 3-vjetorin e Pavaresise,e njohur ne bote nga 75 shtete.

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    17022011

    Buzqeshje Kosova shenon 3-vjetorin e Pavaresise,e njohur ne bote nga 75 shtete.

    Mesazh nga Dino

    Kosova shenon 3-vjetorin e Pavaresise,e njohur ne bote nga 75 shtete. Nqe8me
    Kosova sot po shėnon tre vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė saj nga Serbia, duke bėrė
    edhe vlerėsimet pėr atė qė ėshtė bėrė e nuk ėshtė bėrė gjatė kėsaj periudhe. Udhėheqėsit e saj politikė pėrgėzuan qytetarėt e Kosovės duke vėnė theksin nė pėrpjekjet e sė kaluarės dhe ndihmėn ne aleatėve ndėrkombėtarė tė saj.
    “Viti 2008, i realizoi Kosovės aspiratėn pėr tė cilėn breza tė tėrė luftėtarėsh e veprimtarėsh u pėrpoqėn me sakrifica e mundime tė gjata. Nė kėtė pėrvjetor, ne pėrulemi me respekt para tė gjithė atyre qė bėnė sakrificėn sublime pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e atdheut tė tyre tė shtrenjtė”, tha Presidenti nė detyrė, Jakup Krasniqi.
    “Sot, kur festojmė tre vjetorin e bėrjes sė Kosovės sė pavarur e sovrane ne kujtojmė sakrificat e ēdo qytetari tė Kosovės, ne kujtojmė me respektin dhe krenarinė mė tė lart gjithė dėshmorėt e lirisė, heronjtė e Kosovės, veteranėt e luftės, pra gjithė ēlirimtarėt e Kosovės e ata janė gjithė qytetarėt e Kosovės. Prandaj, pėr bėrjen e Kosovės shtet ėshtė merita e ēdo qytetari dhe tė gjithė duhet tė ndihen krenarė me tė arriturat e vendit tonė”, tha Kryeministri nė dorėheqje, Hashim Thaēi.
    “Tre vite tė pavarėsisė ishin tre vite tė krenarisė tonė, por ishin edhe vite tė sfidave tė mėdha dhe sfida tė pėrgjegjėsisė. Nė jetėn e njeriut natyrisht se proceset ekonomike dhe sociale ėshtė vėshtirė tė bėhen prerje nė data dhe vite, por, megjithatė kjo prerje ndodhi me marrjen e pėrgjegjėsive tona pėr rreth tre vitesh me 17 shkurt. Atė ditė, ne morėm pėrgjegjėsinė pėr fatin e kėtij vendi, pėrgjegjėsinė pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik dhe ligjor, pėr tė ndėrtuar institucione tė qėndrueshme e pėrgjegjėse, ekonomi tė tregut, pėr t’u shėrbyer qytetarėve, pėr t’u ballafaquar me sfidat pėr integrimet evropiane, pėr njė zhvillim tė qeverisjes mė tė mirė dhe mė tė drejt nė nivel lokal”, tha Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa.
    Nė pėrvjetorin e tre tė pavarėsisė Kosova ėshtė njohur nga 75 vende tė botės, njė numėr qė ėshtė pritur tė jetė mė i lartė pas opinioni tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė sipas sė cilės pavarėsia e Kosovės nuk bie ndesh me ligjin ndėrkombėtarė. Pavarėsia e saj vazhdon tė kundėrshtohet nga Serbia, me tė cilėn Kosova pritet tė fillojė njė seri bisedimesh pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė interesit tė pėrbashkėt. Por nė kėtė sfidė tė radhės, Kosova shkon me njė imazh tė dėmtuar edhe nga raporti i tė dėrguarit tė Kėshillit tė Evropės Dick Marty, por edhe nga rrjedha e zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare qė u pėrshkuan me parregullsi tė shumta tė raportuara edhe nga vėzhguesit ndėrkombėtarė. Tre vjetori i pavarėsisė e gjeti vendin pa parlament, me njė qeveri nė dorėheqje dhe me ushtrues detyre tė presidentit. Shteti i ri pos kėtyre problemeve vazhdon tė pėrballet edhe me shkallė tė ultė tė zhvillimit ekonomik, qė ka kushtėzuar nja shkallė tė lartė tė papunėsisė e rrjedhimisht edhe varfėrisė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 13:32