BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndikimi i stresit nė lėkurė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ndikimi i stresit nė lėkurė

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/4/2011, 19:11

    Ndikimi i stresit nė lėkurė Images

    Me vite stresi lidhet me shumė probleme shėndetėsore. Tensioni i lartė i gjakut dhe migrena, pėr shembull, mund tė jenė shenja qė jemi shumė nėn stres.

    Por, a e keni ditur qė njė nga vendet e para ku tregohet stresi ėshtė pikėrisht lėkura jonė?

    Sa herė qė ndihemi me ankth apo keq, hipotalamusi i dėrgon sinjal hipofizės, e cila e transmeton mė tej te gjėndrat mbiveshkore. Ato pastaj prodhojnė kortizolin, hormonin e stresit. Pasi qė kortizoli injektohet nė sistemin tonė, ai komunikon me tė gjitha organet tona dhe shkakton inflamacion si reagim ndaj stresit. Inflamacioni ēon deri te dėmtimi i qelizave.

    Inflamacioni afatshkurtėr ndihmon nė luftė kundėr sėmundjes, por inflamacionet kronike dėmtojnė seriozisht trupin dhe janė tė lidhura me sėmundjet e ndryshme, siē janė diabeti, artritisi dhe astma. Ēka nėnkupton kjo pėr lėkurėn? Kur poret janė tė inflamuara, ato bėhen tė ėnjtura dhe ka shumė tė ngjarė qė tė mbyllen. Aknet, rrudhat, thatėsia dhe kruajtja shfaqen me inflamacionin dhe janė tregues i asaj se ēka ndodh me tė vėrtetė brenda.

    Shumė shpesh pėrpiqemi t’i fajėsojmė ndikimet e jashtme pėr gjendjen e lėkurės sonė si ēokollatėn, pluhurin, madje edhe hormonet. Por, shkaku i vėrtetė ėshtė shpesh emocional.

    Sot, produktet tė cilat premtojnė qė do ta ndalojnė plakjen, fluturojnė nga raftet e farmacive e drejt nė shtėpitė tona. Femrat i blejnė kėto produkte pėr tė ndalur procesin e plakjes, ndėrsa nė rini nuk janė kujdesur sa duhet pėr efektet e stresit nė lėkurė. Madje edhe adoleshentėt janė tė ekspozuar ndaj niveleve tė larta tė stresit dhe kjo shihet nė lėkurėn e tyre. Kjo mė sė shumti shihet kur dalin aknet. Fajtor ėshtė inflamacioni.

    Shprehitė e shėndetshme janė shpesh gjėja e parė e cila ndihmon nė mbrojtje ndaj stresit. Mėsoni si ta merrni kontrollin ndaj gjėrave tė cilat janė me tė vėrtetė nėn kontrollin tonė, dhe besoni apo jo, shumė stresues hyjnė nė kėtė kategori. Filloni me gjėrat e vogla, ndėrsa ndikimi pozitiv nė tru mund tė ndihmojė nė reduktimin e hormonit tė stresit.

    Ecni nė kėmbė pesėmbėdhjetė minuta nė ditė pėr tė rritur nivelin e endorfinės e cila rregullon gjendjen e mirė shpirtėrore. Gjeni mėnyrė tė shėndetshme pėr t’u relaksuar. Kjo mund tė jetė masazhi, joga apo meditimi, gjithēka qė ka efekt qetėsues.

    Flini! Gjumi ėshtė koha e shėrimit, kur nivelet e kortizolit janė mė tė ulėta. Trupi dhe mendja janė tė lidhura mė shumė se sa jemi tė vetėdijshėm. Lajmi i mirė ėshtė qė kemi aftėsinė pėr tė reduktuar stresin me marrjen e hapave tė vegjėl ēdo ditė. Provoni disa ndryshime tė thjeshta tė stilit tė jetės, dhe fytyra juaj do tė tregojė rezultate mė shpejt se sa mendoni.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:26