BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Frika per kursimet – Greket zbrasin llogarite bankare

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Frika per kursimet – Greket zbrasin llogarite bankare

    Mesazh nga Albatros 16/7/2011, 14:52

    Gjithnjė e mė shumė grekė pėr shkak tė krizės po i heqin paratė dhe po i mbyllin llogaritė e tyre nė banka. Vetėm nė gjashtė muajt e parė tė vitit janė nxjerrė nga bankat mbi 22 miliardė euro. Vangelis Kritikós ka shumė punė. Ky sipėrmarrės i cili paratė e para i ka fituar nė Gana tė Afrikės, para 12 vjetėsh ka krijuar njė shoqatė pėr mbrojtjen e kredimarrėsve dhe aksionerėve tė vegjėl. Ai i ndihmon njerėzit pėr dalje nga borxhet dhe kėshillon ata tė cilėt kanė para nė banka.

    “Nė fillim janė tė pasurit ata tė cilėt i nxjerrin paratė e tyre dhe i investojnė nė vende tė tjera, jo vetėm pėr shkak tė krizės, por edhe pėr faktin se atje nuk paguajnė tatime si nė Greqi. Ndėrkohė edhe qytetarėt e thjeshtė po i nxjerrin nga bankat paratė e tyre. Ka madje edhe tė tillė tė cilėt paratė i fusin nė dhe, nėpėr kopshte apo vende tė tjera. Ndėrkohė qė shumė tė tjerė i nxjerrin kursimet pėr tė mbijetuar. Kjo do tė vazhdojė”, thotė Kritikos.

    Frikė nga falimentimi i shtetit

    Shoqata greke e bankave ka pėrsėritur edhe njė herė se kursimet deri nė 100.000 euro janė tė sigurta. Megjithatė shumė grekė janė tė brengosur nga mundėsia e falimentimit tė shtetit. Hapja e kontove nė vendet tjera evropiane nuk mund tė pengohet, kėshtu qė nė Qipro apo Zvicėr ndėrkohė janė dėrguar miliarda euro nga Greqia. Tė tjerėt mė shumė preferojnė t’i mbajnė paratė nė shtėpi apo tė investojnė nė aksione tė sigurta, thotė analisti Vangelis Haratsis.

    “Njerėzit kanė frikė nga humbja e kursimeve dhe pasurisė. Edhe ata qė kanė nė bankė vetėm 20.000 apo 30.000 euro po kėrkojnė alternativa tjera, mundėsisht pa rreziqe. Aksionerėt qė duan siguri mė sė shumti blejnė letra me vlerė tė shtetit gjerman. Ndėrsa ata qė duan mė shumė pėrfitime, investojnė nė aksione tė sipėrmarrjeve.“

    Agjencitė e vlerėsimit e e kanė ulur renditjen pėr bankat greke.Rėnie e besimit – Agjencitė e vlerėsimit e kanė ulur renditjen pėr bankat greke. Bankat pėrballen me problemin e likuiditetit

    Bankat nė Greqi po pėrballen me problemin e mungesės sė parave pėr qarkullim tė pėrditshėm. Prej shpėrthimit tė krizės financiare ka rėnė me 45 miliardė sasia e parave nė banka. Nė qoftė se njerėzit edhe mė tej nxjerrin kursimet e tyre, shumė banka kėrcėnohen nga falimentimi, thotė Vangelis Haratsis. Sipas tij, bankat greke kanė probleme tė mėdha nė shumė sektorė, si mungesa e aftėsisė kreditore dhe renditja mė e ulėt tek agjencitė e vlerėsimit.

    Vangelis Kritikós sheh edhe njė problem tjetėr: atė me politikėn e tatimeve, qė shumė qytetarė i ka shtyrė tė mbyllin llogaritė e tyre nė banka.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 08:53