BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kuvendi miraton heqjen e doganes per makinat

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    22072011

    Buzqeshje Kuvendi miraton heqjen e doganes per makinat

    Mesazh nga Albatros

    Me 71 votat e maxhorancės, Kuvendi miratoi paketėn e re fiskale pėr vitin 2011. Nė themel tė saj janė heqja e doganės pėr automjetet, rritja e akcizės pėr karburantet, ulja e akcizės pėr birrėn dhe heqja e tarifės doganore 10 pėr qind pėr veshjet.

    Taksat e reja tė makinave, ku spikat heqja e doganės dhe rritja e ēmimeve tė naftės, kanė marrė dje miratimin e Kuvendit tė Shqipėrisė me 71 vota tė maxhorancės pa pjesėmarrjen e opozitės. Projektligji tashmė ėshtė kthyer nė ligj pas botimit nė Fletoren Zyrtare nis nga zbatimi nė muajin shtator. Taksat e reja tė makinave kanė kaluar si paketė fiskale, ku pėrfshihet zerimi i taksės pėr veshjet dhe gjithashtu lehtėsimi i birrės vendase dhe asaj tė importit nga akciza. Me ndryshimet e bėra nė ligj, zotėruesit e automjeteve tanimė nuk do tė taksohen mė pėr qarkullimin, regjistrimin dhe taksėn e makinave tė pėrdorura. Ligji ristrukturon taksėn e mjeteve tė pėrdorura, duke u hequr taksa e makinave tė pėrdorura (nė import dhe nė shitje brenda vendit), taksa vjetore e qarkullimit, taksa e regjistrimit tė pėrvitshėm tė mjeteve. Aplikimi i taksės sė re tė qarkullimit do tė jetė njė taksė fikse, pėr litėr mbi gazoilin dhe benzinėn, tė importuara apo tė prodhuara nė vend, nė masėn 5 lekė pėr litėr. Taksa e karbonit qė ėshtė aktualisht mbi benzinėn nė masėn 1,5 lekė/litri dhe gazoilin nė masėn 3 lek/litri, do tė aplikohet edhe mbi dy kategori tė reja nėnproduktesh nafte, mbi vajgurin dhe lėndė djegėse (solarin dhe mazutin).

    Taksa e qarkullimit mbi benzinėn dhe gazoilin do tė jetė nė masėn 5 lekė litri deri nė 31.12.2011, pas kėsaj date, taksa e qarkullimit mbi benzinėn dhe gazoilin do tė jetė nė masėn 7 lekė litri. Kjo taksė zbatohet si pėr benzinėn dhe gazoilin e importuar, ashtu edhe pėr ato tė prodhuara nė vend. Taksa vjetore e mjeteve tė pėrdorura caktohet sipas formulės. Cilindrata nė cm3 x koeficienti fiks sipas vjetėrsisė x taksa fikse pėr llojin e karburantit. Taksa fikse pėr llojin e karburantit ėshtė 25 lekė pėr naftėn dhe 20 lekė pėr benzinėn. Pėrsa i pėrket mjeteve me vjetėrsi nga 0-3 vjet, ata pėrjashtohen nga kjo taksė. Pėr mjetet, qė regjistrohen pėr herė tė parė, taksa llogaritet proporcionalisht pėr periudhėn e mbetur tė vitit. 18% e tė ardhurave vjetore nga kjo taksė i kalojnė buxhetit tė qeverisjes vendore. Pavarėsisht se ligji i ri pėr taksat kombėtare dhe vendore, ku pėrfshihen taksat e makinave tė pėrdorura qė importohen nė vend, hyn nė fuqi pas muajit shtator tė kėtij viti ministria e Financave ka vendosur tė falė nga fatura doganore tė gjithė pronarėt e automjeteve qė kanė prurė nė Shqipėri makina qė nga janari 2011. Personat nė fjalė do t’i nėnshtrohen ligjit tė ri tė pagimit tė taksave. Pėrsa i pėrket personave qė kanė importuar automjetet pėrpara muajit janar, deri nė fund tė dhjetorit 2010, ata pėrfitojnė nga falja fiskale.

    Nuk do tė falen sipas ligjit, personat qė kanė prurė makina nga jashtė nė territorin e origjinės, nga janari deri nė shtator, por qė e kanė paguar taksėn doganore. Aktualisht, nė zbatim pėr sistemin e taksave vendore, nė vend mjetet e transportit tatohen me katėr lloj taksash: taksa e qarkullimit tė pėrvitshėm tė mjeteve (taksė kombėtare), taksa e regjistrimit tė pėrvitshėm tė mjeteve, taksa e makinave tė pėrdorura tė transportit, taksa e karbonit. Ndėrsa ndryshimet nė ligjin "Pėr akcizat", synojnė uljen e barrės fiskale nė sektorin e prodhimit tė birrės nė vend. Synohet pėrshpejtimi i procedurės sė rimbursimit tė akcizės sė paguar nė blerje. Nga 4-7 muaj qė ishte, tani do tė jetė brenda njė muaji. Nė rast tė kundėrt personit tė tatueshėm i lind e drejta e mospagesės sė detyrimeve tė tjera tatimore, nė masėn e akcizės sė pretenduar pėr rimbursim.

    Gjithashtu industritė vendase, tė cilat pėrdorin si lėndė tė para produkte tė akcizės, iu rimbursohet akciza e paguar nė blerje. Kuvendi miratoi po ashtu heqjen e tarifės sė importit prej 15 % pėr industrinė e konfeksioneve nė vend. Vendimi synon zgjerimin mė tej tė kėsaj industrie. Nė seancėn e sotme plenare u miratua edhe p/ligji "Pėr disa ndryshime nė ligjin pėr sigurimin e detyrueshėm nė sektorin e transportit". Ky projektligj parashikon tė drejtėn e shoqėrive tė sigurimit pėr tė pėrcaktuar nė mėnyrė tė pavarur tarifat e primit tė sigurimit, nė pėrputhje me kushtet e tregut tė sigurimeve. Aplikimi i kėtyre tarifave do tė bėhet vetėm pasi tė njoftohet zyrtarisht autoriteti i mbikėqyrjes financiare.

    Taksat e makinave siē janė:

    1-Taksa e qarkullimit tė pėrvitshėm tė mjeteve (taksė kombėtare);

    2-Taksa e regjistrimit tė pėrvitshėm tė mjeteve (taksė vendore)

    3-Taksa e makinave tė pėrdorura tė transportit (taksė kombėtare)

    4-Taksa e karbonit (taksė kombėtare)

    Taksat e makinave si do tė bėhen:

    -Heqja e taksės sė makinave tė pėrdorura (nė import dhe nė shitje brenda vendit), taksės vjetore tė qarkullimit, taksės sė regjistrimit tė pėrvitshėm tė mjeteve

    Strukturimi i kėtyre tre taksave, me taksat si mė poshtė,

    1-Aplikimi i taksės sė re tė qarkullimit. Kjo taksė do tė jetė njė taksė fikse, pėr litėr mbi gazoilin dhe benzinėn, tė importuara apo tė prodhuara nė vend, nė masėn 5 lekė pėr litėr, deri nė datėn 31.12.2011 dhe duke filluar nga 1 janar 2012, masa e kėsaj takse do tė jetė 7 lekė pėr litėr pėr benzinėn dhe gazoilin.

    2-Strukturim i taksės sė karbonit: Taksa e karbonit qė ėshtė aktualisht mbi benzinėn nė masėn 1,5 lekė/litri dhe gazoilin nė masėn 3 lek/litri, tė aplikohet edhe mbi disa kategori tė reja nėnproduktesh nafte, mbi vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte. Nė kėtė mėnyrė, do tė kemi: Taksa e karbonit do tė aplikohet mbi prodhimin vendas dhe importin e kėtyre nėnprodukteve tė naftės, me kėto nivele taksimi:

    1-Gazoil: 3 lekė pėr litėr

    2-Benzinė: 1.5 lekė pėr litėr

    3-Solar dhe Mazut: 3 lekė pėr litėr

    4-Vajguri: 3 lekė pėr litėr

    5-Koks naftė: 3 lekė pėr kg

    -Aplikimi i taksės vjetore tė mjeteve tė pėrdorura, ja formula

    Cilindrata nė cm3 x koeficienti sipas vjetėrsisė x taksa fikse pėr llojin e karburantit

    Taksa fikse pėr llojin e karburantit ėshtė 25 lekė pėr naftėn dhe 20 lekė pėr benzinėn.

    1-Kėshtu, propozohet qė pėr motomjetet, autoveturat dhe mjetet pėr transport tė pėrzier, ky koeficient, nė vitin e katėrt tė pėrdorimit tė mjetit, tė fillojė me 0.18, duke u rritur me 0.01 pėr ēdo vit pėrdorimi. Nė bazė tė tė dhėnave tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimit tė transportit Rrugor, autoveturat zėnė rreth 70% tė totalit tė mjeteve, dhe mbi 75% e autoveturave janė mbi 10 vjet tė vjetra. Pėr kėtė arsye, propozohet qė koeficienti sipas vjetėrsisė tė rritet me 0.04 pėr ēdo vit pėrdorimi.

    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 11/5/2024, 21:47