BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vllaznia ne udhekryq, sulmi prane eksodit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Vllaznia ne udhekryq, sulmi prane eksodit

    Mesazh nga Albatros 25/7/2011, 20:52

    Periudha pas eliminimit dinjitoz, por tė pasuar nga polemika tė shumta, nga zviceranėt e Thun, duket se nuk po kalon lehtė te Vllaznia. Madje nė Shkodėr flasin pėr njė thuajse shpėrbėrje tė ekipit, i cili i elektrizoi tė gjithė me atė paraqitje nė dy takimet e turit tė dytė tė paraeliminatoreve tė Europa League. Pika mė nevralgjike duket se ėshtė sulmi, ku rrezikohen qė tė gjithė elementėt aktualė ta braktisin kėtė repart. Tė tre sulmuesit kryesorė dhe tė vetmit tė Vllaznisė deri tani janė nė dilemė tė madhe pėr qėndrimin e tyre nė kėtė klub. Arsyet mėsohet se janė tė ndryshme.

    Mė i rrezikuari pėr t’u larguar ėshtė pikėrisht autori i dy golave nė dy ndeshjet e Europa League, Xhevahir Sukaj. Fakti qė ai ka edhe njė vit kontratė me klubin kuqeblu, ofertat e mbėrritura nė adresė tė tij duken se e kanė tunduar shumė. Aq sa ai vetė ka deklaruar para pak ditėve se nė sezonin e ardhshėm do tė luajė nė njė kampionat tė huaj. Bindja e tij nė kėtė deklaratė e bėn thuajse tė sigurt largimin e tij nga Vllaznia.

    Njė tjetėr kandidat pėr t’u larguar nga shkodranėt ėshtė edhe i riu i talentuar, Armando Vajushi, autori i golit tė shėnuar nė portėn e maltezėve tė Birkirkarasė nė ndeshjen e kthimit nė stadiumin “Loro Boriēi”, e vlefshme pėr turin e parė tė paraeliminatoreve tė Europa League. Vetė Vajushi ka deklaruar se do tė largohet nga Vllaznia, pavarėsisht se me tė vazhdon ta lidhė kontrata edhe pėr njė sezon tjetėr. Duke analizuar situatėn, mund tė verifikojmė lehtė se shanset e Sukajt dhe Vajushit qė tė braktisin Vllazninė janė shumė tė mėdha, pasi pėr ta ofertat nuk mungojnė. Gjithsesi ky eksod duket se nuk ndalet kėtu. Nė listėn e atyre qė mendojnė largimin ėshtė edhe veterani Vioresin Sinani. Burime tė mirinformuara konfirmojnė njė fakt tė tillė.

    Pėrpara ndeshjeve tė Kupave tė Europės, ai gjeti akordin me presidentin e Vllaznisė, Valter Fushaj, pėr tė qenė pjesė e kuqebluve vetėm nė ndeshjet e Kupave tė Europės dhe mė pas do tė diskutohej. Pikė mė e diskutueshme mes tyre ėshtė ana financiare, e cila duket se do tė ndikojė nė arritjen ose jo tė njė marrėveshjeje. Kėrkesa dhe oferta i ndan pėr momentin palėt, edhe pse diferencat nuk janė shumė tė mėdha. Po ashtu ai ėshtė vėnė nėn presion pėr eliminimin e Vllaznisė, edhe pse ėshtė futur nė pjesėn e dytė si zėvendėsues.

    Ky presion, bashkuar me faktin se ka qenė i detyruar tė qėndrojė nė pankinė, mund ta bindin tė vendosė tė largohet nga kuqeblutė. Largimi i tė tre sulmuesve do tė mund tė rikthente me detyrim Vllazninė nė merkato. Ndėrkohė qė pritet tė largohen edhe tė tjerė futbollistė tė rėndėsishėm, si Ilir Nallbani (nė tė njėjtėn pozitė si Sinani) dhe mbrojtėsi malazez Blazho Rajoviē (qė pretendon se i ka mbaruar kontrata me Vllazninė).

      Ora ėshtė 27/4/2024, 03:57