BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    5 arsyet pse duhet te merremi me sport gjate dimrit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 5 arsyet pse duhet te merremi me sport gjate dimrit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/12/2011, 00:29

    5 arsyet pse duhet te merremi me sport gjate dimrit! Images

    Termometri arrin edhe teperatura negative, deshira per te ngrene sa me shume gjate diteve te festave shtohet, por me to shtohen edhe problemet. Merruni pak me sport!

    1. Sporti rregullon problemet me gjumin

    Kjo ndodh pėr disa arsye. E para sepse te detyron te zgjohesh mė parė qe te bėsh disa ushtrime para se te ikėsh ne punė, cka do te thotė se edhe do flesh me herėt. Pra, nje ritėm i shėndetshėm. E dyta, bėn te mundur qe te shfrysh gjithe tensionin qe ke mbledhur gjatė ditės ne pune dhe te flesh pa u munduar shume dhe pa pare televizor. Se treti, ai te lodh vėrtet dhe nuk mund te rini per shumė kohė zgjuar. Dėshira pėr t’u shtrire ne shtrat dhe pėr te fjetur shtohet.

    2. Sporti lufton mėrzitjen e stinės

    Sa nga ju merziten gjatė dimrit sepse nuk ka diell dhe ėndėrrojne shpesh pushimet e verės? Duke u marrė rregullisht me nje aktivitet sportiv, do e shtoni prodhimin e endorfinės, hormonit te famshėm te lumturisė dhe do e shihni ditėn mė me ngjyra, jo gri.

    3. Sporti ju ndihmon te ruani linjat e trupit

    Festat e fundvitit, temperaturat e ulta, stresi ne punė, lodhja, veshjet e trasha, dėshira pėr te ngrėnė me tepėr...i dini permendesh te gjitha kurthet e dimrit. Nese merreni me sport ju mund te ruani linjat edhe pa ndryshuar zakonin e te ngrėnit tuaj. Nėpėrmjet tij do digjni me shumė kalori dhe masa muskulore do te forcohet. Pėr pasojė do te humbni edhe ne peshė! Edhe ecja ju ndihmon te largoni problemet qe zakonisht sjell stresi. Tretja e ushqimit do behet me e mirė dhe organizmi do perthithė vetėm atė qe i duhet.

    4. Sporti iu ndihmon te luftoni viruset e stinės

    Duke u munduar te rini sa me shumė brenda dhe te kujdeseni, bėheni me delikatė! Sapo moti ftohet shumė, ju semureni. Mėnyra mė e mirė qe ju t’iu beni ballė viruseve dhe gripave te dimrit ėshtė te praktikoni nje aktivitet fizik ne natyrė. Ne kėtė mėnyrė edhe trupi juaj do te mėsohet me uljet e temperaturave. Kujdes, nuk bėhet fjale qe ju te vdisni nga te ftohtit! Temperaturat ekstreme forcojne muskujt dhe ligamentet si dhe shkaktojnė edhe probleme me frymėmarrjen. Zgjidhni nje ditė ku temperatura te mos jetė poshtė 3°C dhe filloni “punėn”. Si fillim ferkoni mirė e mirė duart, vishni nje pulover te ngrohtė dhe te lehtė, vendosni dorashka dhe vishni cizma. Cdo 15 minuta pini nga dy gllenjka ujė sepse ne dimer etja nuk ėshtė shumė e madhe.

    5. Sporti iu ndihmon te “braktisni” duhanin, alkoolin dhe kafeinėn

    Kafeinė, duhan, alkool. Ju kėrkoni te gjitha mjetet qe te ndiheni me mirė ne ditėt e ftohta dhe te mbushura me punė. Duke bėrė shpesh disa ushtrime fizike do e shihni edhe vetė qe do keni me teper energji dhe shendeti do jetė me i mire. Ne kėtė mėnyrė, pak nga pak, do hiqni dorė nga produktet e dėmshme qe te ndiheni mire me mėnyrėn e re te jetesės. /ikub/

      Ora ėshtė 9/5/2024, 07:37