BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Valbona Mema: Nuk lodhem kurrė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Valbona Mema: Nuk lodhem kurrė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 31/1/2012, 09:33

    Valbona Mema: Nuk lodhem kurrė! 0900

    Qė nė telefonatėn e parė ėshtė e gatshme pėr tė biseduar dhe pėr tė realizuar njė intervistė. E veshur sportive, pa makiazh, pėrshėndet dhe tė fton tė pish njė kafe nė shoqėrinė e saj. Menjėherė sapo e shikon hedh poshtė tė gjitha ato dyshimet qė mund tė ketė njė njeri pėrpara se ta takoj, tė tilla si: ēfarė tė vesh apo ēfarė tė them. Pasi shkėmben fjalėt e para me kėngėtare Valbona Mema, kupton se pranė vetes ke njė njeri tė cilin duket sikur ke kohė qė e njeh dhe ėshtė mikja jote mė e mirė.

    Si ishte viti i kaluar pėr ju?

    I lodhshėm, shumė udhėtime jashtė vendit, por njėkohėsisht edhe shumė kėnaqėsi.

    Cili ishte momenti mė i bukur i vitit qė lamė pas?

    Kam pasur shumė momente tė bukura. Pėr mua ēdo moment ėshtė i bukur. Nata e Vitit tė Ri ishte e bukur, por edhe e trishtuar sepse isha larg familjes. Megjithatė viti 2012 mė gjeti duke kėnduar.

    Natėn e ndėrrimit tė viteve ishit nė Amerikė me Majėn dhe Bujar Qamilin. Si ishte atmosfera?

    Ishte njė treshe e gjetur. Maja ėshtė artiste dhe shoqe shumė e mirė, ndėrsa Bujari ka shumė vlera si njeri dhe si artist. Ishte njė ndėrthurje thjesht fantastike.

    Kur festuat me familjen?

    Pasi u ktheva nga Amerika. Fėmijėt mė kishin pėrgatitur njė surprizė. Kishin pėrgatitur gjelin dhe e kishin shtruar tavolinėn. Ata e dinė qė tavolina duhet tė jetė plot edhe kur nuk jam unė. Megjithatė, ndihem shumė keq qė asnjė vit nuk kam festuar pranė tyre.

    Ēfarė marrėdhėnie keni me fėmijėt?

    Shumė tė mirė. Jemi shumė tė lidhur. U kam premtuar dashuri tė pėrjetshme. Nuk do t’i zhgėnjej kurrė.

    Fėmijėt ju shoqėrojnė gjithmonė nė koncerte?

    Jo.

    Ēfarė moshe kanė?

    Janė adoleshentė.

    Ka ndonjėri talent pėr muzikė?

    Fakti qė dy prindėrit janė artistė nuk do tė thotė qė edhe fėmijėt tė jenė tė tillė. Ata kanė prirje tė ndryshme nga ne. Kanė zgjedhur drejtėsinė.

    Pėrse fėmijėt i keni mbajtur larg medias?

    Kam dashur qė tė mos jenė nė shtypin e pėrditshėm. E para pėr tė mos i kushtėzuar dhe e dyta sepse dua tė ruaj privatėsinė e familjes sime.

    Pėrveē fėmijėve, a ėshtė dikush tjetėr nė jetėn tuaj?

    Jo. Asgjė tė re. Kam shumė detyra dhe ajo ėshtė e fundit pėr mua.

    Jeni shumė aktive nė koncerte, por edhe nė dasma. Ndiheni ndonjėherė e lodhur?

    Po, por ndihem edhe e kėnaqur. Edhe kur pushoj nuk mė besohet. Jam shumė e lidhur me punėn time.

    Ē’do tė thotė pėr ju tė kėndoni “live”?

    Profesionalizėm. Njė kėngėtar nė studio nuk mund tė japė kurrė atė emocion qė i jep publikut kur kėndon “live”. Publiku mė jep emocione tė forta, ndėrsa kufjet nė studio i kam fobi. E kam tė vėshtirė tė ambjentohem me studion, kufjet dhe mė pas tė kėndoj.

    Ēfarė emocioni tė pėrcjell tė kėnduarit nė dasma?

    Nisem nga njė thėnie e artistes tė madhe Fitnete Rexha, tė cilėn e kam idhull dhe jam konsultuar me tė pėr shumė gjėra (para se tė vdiste): publiku i dasmave ėshtė shumė i afėrt dhe tė vlerėson shumė. Dasma pėr mua ėshtė si njė koncert.

    Thuhet qė nė dasma fitohen shumė para. Sa fiton Valbona?

    Vlerėn nuk e them. Por prej tre vitesh kam njė ēmim fiks dhe deri tani jam e kėrkuar. Fitimet janė tė mėdha, por edhe lodhja ėshtė e madhe.

    Cili koncert ishte mė i veēanti pėr ju?

    Koncerti im recital qė kam zhvilluar. Nuk marr dot guximin tė organizoj njė tjetėr recital, sepse e di qė nuk realizohet mė si ai i pari.

    Pėrse nuk mund tė realizohet?

    Sepse nuk janė tė njėjtėt bashkėpunėtorė. Me kėtė rast dua t’i pėrcjell njė mesazh ish-bashkėpunėtorit tim. Ne kemi njė thėnie “Mosmirėnjohja nuk pranohet”. Artisti duhet tė jetė nė radhė tė parė njeri. Tė mos harrojė se si erdhi deri aty ku ėshtė dhe tė falenderojė bashkėpunėtorėt pavarėsisht situatave qė mund tė krijohen.

    Cila ėshtė ėndrra juaj mė e madhe?

    Tė realizoj njė koncert nė stadium dhe tė jetė falas. Dhe do ta realizoj sė shpejti. Tė gjithė publikun qė mė ka mbėshtetur dua ta ftoj nė njė sofėr tė madhe timen dhe t’u them faleminderit. Faleminderit qė mė keni mbėshtetur, uruar, gjykuar dhe kritikuar. Faleminderit pėr duartrokitjet tuaja, sepse pa ju nuk do tė isha kėtu ku jam.

    Si ju presin bashkatdhetarėt ?

    Me shumė mall dhe respekt. Pranė tyre ndihem sikur i njoh prej kohėsh. Ata kanė shumė mall pėr muzikėn dhe pėr gjithēka qė pėrmbledh fjala Shqipėri.

    A ka pasur raste kur janė anuluar koncertet?

    Vetėm njė. Jam penduar shumė sepse arrita vonė nė aeroport dhe nuk munda tė shkoj koncertin e planifikuar. Mė pas i kam kėrkuar ndjesė publikut qė mė priste.

    Sa dhe si kujdeseni pėr zėrin?

    Asnjė trajtim. Vetėm ujin e ftohtė nuk e ndaj dimėr dhe verė. Nuk abuzoj me duhanin dhe alkoolin.

    A janė tė mėrzitshme udhėtimet pėr ju?

    Nganjėherė. Kur janė shumė, sepse kam edhe pak frikė avionin.

    Nga reportori juaj muzikor cilėn kėngė do tė veēonit?

    Baladėn tė cilėn ia dedikova bashkėshortit “Brenga e shpirtit”. Kjo kėngė ka prekur tė gjithė shqiptarėt, nuk ėshtė vetėm brenga e shpirtit tim, por edhe e gjithė atyre qė kanė humbur njeriun e dashur.

    Sa vėmendje i kushtoni pamjes?

    I kushtoj shumė vėmendje, por nuk kaloj shumė kohė nė parukieri. Ėshtė kulturė pėr ēdo femėr, sidomos pėr artistin.

    A shpenzoni shumė pėr tė? Popėr flokėt?

    Jo nuk shpenzoj shumė. Jam shumė natyrale por skenėn e respektoj.

    Keni parukier personal?

    Kam njė staf qė kujdeset pėr pamjen time. Jap edhe unė idetė e mia, por kryesisht mendon stafi. Tek emisioni “Histori Dashurie” parukierja mė vuri njė perde nė fytyrė qė tė mos e shikoja se ē’po bėnte, dhe mė preu flokėt. Kur e pashė nė fund mė pėlqeu ai ndryshim. Mė dukej sikur isha si 15 vite mė parė. Megjithėse jam kthyer me flokė tė shkurtra, po pres me padurim tė zgjas flokėt! Floku i shkurtėr ėshtė ekstragavant. Mė pėrshtatet mė shumė floku i gjatė. Edhe me muzikėn popullore shkon mė shumė.

    Ėshtė thėnė qė stili juaj i tė veshurit ėshtė i njėjtė si nė jetėn e pėrditshme, edhe nė skenė…

    Nuk ėshtė e vėrtetė. Nė jetėn e pėrditshme jam shumė sportive.



    Cili ėshtė kėngėtari juaj i preferuar?

    Devis Xherahu. Mė pėlqen tempi, mėnyra se si komunikon me publikun… Ka lindur artist.

    Si e alternoni punėn me familjen, a gjeni kohė pėr tė dyja?

    Gjej gjithmonė kohė pėr familjen.

    Sa kohė i kushtoni familjes?

    I kushtoj shumė kohė. Madje kam edhe njė qen tė cilin e nxjerr shėtitje. Jam njė amvisė e mirė, gatuaj dhe kujdesem pėr ēdo gjė nė shtėpi. Kur nuk kam punė, gjithmonė jam pranė familjes, jam shumė e lidhur pas saj.

    Cili ėshtė gatimi i preferuar?

    Ditėn e diel gjithmonė pėrgatis pulė dhe pilaf. Edhe kur nuk jam unė, fėmijėt e gatuajnė vetė. Nė ēdo drekė gatuaj supė.

    Fėmijėt dinė tė gatuajnė?

    Po. Gatuajnė tė dy. Por edhe unė i lė ushqimet gjysmė tė gatshme. Jemi shumė tė lidhur me njėri-tjetrin dhe kush ka mė shumė kohė, gatuan edhe pėr tė tjerėt. Ndihem shumė mirė kur kthehem nga puna dhe e gjej tavolinėn tė shtruar.

    Cili ėshtė njeriu mė i rėndėsishėm nė jetėn tuaj?

    Dy fėmijėt e mi.

    Cili ėshtė ai njeri tė cilit ju i besoni ēdo sekret?

    Motra.

    A ka diēka qė ju ka ngelur peng?

    10 vite mbijetesė, duke u pėrballur me tė mirėn dhe tė keqen… humbja e bashkėshortit tim.

    Ēfarė ju mėrzit?

    Gėnjeshtra. Ai qė gėnjen, i bėn tė gjitha. Kėtė ves nuk duhet ta ketė askush.

    Cila mendoni se ėshtė pika juaj mė e fortė?

    Mė karakterizon durimi. Duroj shumė. Arrita tė njoh tė mirėn dhe tė keqen vetėm (pa bashkėshortin). Ndoshta jam bėrė mė e fortė seē duhet.

    Si do ta pėrshkruaje jetėn tėnde me njė fjali?

    Nga njė dashuri ėndėrr, nė njė mbijetesė.

    Nėse do tė ishte e mundur tė kishit njė gomė, ēfarė do tė fshinit nė jetėn tuaj?

    Vetėm njė datė, nė tė cilėn u lėndova shumė, 24 dhjetor 2001, vdekja e tim shoqi.

    Ēfarė duhet tė bėjė njė njeri qė Valbona ta urrejė?

    Nuk urrej askėnd. Dikush qė mė lėndon, thjesht e harroj.

    Cilat janė planet tuaja pėr kėtė vit?

    Momentalisht po pėrgatis njė kėngė hit. I kėrkoj ndjesė publikut qė gjatė dy viteve nuk kam qenė nė skenė. Do tė jetė njė bashkėpunim me njė kėngėtar tė njohur shqiptar, por qė dua ta lė surprizė.

    Popėrsa i pėrket dasmave, muajt e verės janė rezervuar qė tani?

    Po, i kam tė rezervuar.

    Cila ėshtė motoja juaj?

    Asnjėherė nuk duhet tė them u lodha. Kam detyrė shumė tė madhe nė jetė: jam vetė burrė dhe grua.

    Ēfarė mesazhi do t’u jepni dashamirėsve?

    Dua t’i falėnderoj qė mė kanė mbėshtetur. Kur tė realizoj ėndrrėn time: koncert nė stadium, do t’u them faleminderit pėr gjithēka. Pa ju, nuk do tė isha kėtu ku jam.

    Albina Hoxha Gazeta Shekulli

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:02