BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shen Valentini i djemve me te pashem shqiptare!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14022012

    Buzqeshje Shen Valentini i djemve me te pashem shqiptare!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Nuk e tregojnė dhuratėn, ndėrsa pėr ta dhurata mė e madhe ėshtė vajza qė e kanė pėrkrah, por sigurisht qė mundohen tė jenė sa mė romantikė djemtė e pashėm tė shou-bizit shqiptar, tė cilėt rrėfehen pėr ‘Kosova Sot” se si do ta kalojnė dhe me kė 14 Shkurtin, Ditėn e tė Dashuruarve, megjithėse kishte ndonjė prej tyre qė ende ishte i vetmuar.

    Ermal Merdani-Mister Albania 2010:

    -14 shkurti simbolizon ditėn e tė dashuruarve, dhe unė normalisht qė si mashkull qė jam e kam dhe unė tė dashurėn time, dhe pėr kėtė ditė ėshtė normale qė do t’i bėj dhuratė, por akoma se kam menduar se ēfarė do t’i blej. Dhe ėshtė normale qė do ia merrja dhuratėn, nėse do mė jepte, dhe nėse dhurata do tė ishte vetėm njė takim prapė, do tė shkoja.

    Ervin Bushati-kėngėtar:

    -Normalisht qė kam Shėn Valentin, sepse pėrkon dhe me ditėlindjen e njeriut qė ka vite qė mė ka rrėmbyer zemrėn, kėshtu qė e kam dopie dhuratėn. Nė fakt unė jam gjithmonė nėpėr festa ku jam i ftuar pėr tė festuar me publikun qė mė ndjek nėpėr aktivitet e mia. Kėtė herė do ta festojmė nė Korēė, sepse atje jam i ftuar. Dhuratat janė surprizė, darka dhe mbrėmja do tė jetė patjetėr romantike, nė Dardhė ose nė Voskopojė tė Korēės. Faleminderit dhe gėzuar gjithė tė dashuruarve!

    Shen Valentini i djemve me te pashem shqiptare! Ervinbushati

    Labinot Gashi-Top model dhe sportist:

    - Unė jam shumė person romantik dhe kam dėshirė tė festoj kėtė ditė me tė dashurėn time. Do t’i gatuaj njė specialitet shumė tė mirė, edhe duke e bėrė atmosferėn shumė romantike me qirinj dhe muzikė. Unė kam bėrė dhuratė pėr tė dashurėn, si ēdo femėr edhe e dashura ime ka qejf dukat. Ndėrsa dhuratė nuk pres, sepse e dashura ime ėshtė dhurata mė e madhe.

    Shen Valentini i djemve me te pashem shqiptare! Labinotgashi-560x371

    Valer Kolnikaj- Top model:

    - Unė mendoj qė 14 Shkurtin ta bėj pushim( qesh) . Jo, dashuria qė kam pėr njeriun e zemrės (bashkėshorten, nė rastin tim ) mendoj qė nuk duhet lėnė qė tė festohet vetėm mė 14 Shkurt, por duhet festuar-shijuar ēdo ditė, orė, minutė, sekondė tė jetės. Ama duke kujtuar shenjtin Valentin si mbrojtėsin e dashurisė, sigurisht qė do ta festojmė. Dhuratėn e kam menduar dhe po gjej momentin qė ta blej, pa u vėnė re (qesh). Pėr dhuratė pres, edhe pse dhurata mė e ēmuar ėshtė personi i zemrės.

    Bujar Ajvazi, Top model dhe futbollist:

    - Shumė thjesht unė nuk kam njė lidhje serioze dhe nuk e festoj, sepse jam beqar, por nuk do tė thotė qė nuk ka femra nė ditėt e tjera qė dal me to. Edhe unė shpresoj qė ta gjej vajzėn e duhur dhe ta festoj njė ditė 14 Shkurtin, sepse edhe unė kam njė zemėr dhe si ēdo njeri di edhe unė tė dashurohem e ta festoj.

    Agonis Vishaj- Top model:

    -Duke u nisur nga fakti qė shumica e tė rinjve janė tė dashuruar dhe e festojnė kėtė festė, kėsaj radhe edhe unė bėj pjesė nė kėtė mes. Besoj, shkėmbimi i dhuratave ėshtė ndjenjė e veēantė pėr tė gjithė tė dashuruarit, nė shenjė dashurie dhe respekti pėr njėri-tjetrin! Dhuratėn ende se kam bėrė gati, por gjithsesi do tė merrem me kėtė ēėshtje, e po ashtu edhe pres dhuratė!

    Shen Valentini i djemve me te pashem shqiptare! Agonisvishaj

    Blerim Destani- aktor:

    -Kuptohet qė edhe unė do ta festoj, natyrisht me personin e duhur. Ndėrsa dhurata ėshtė shumė sekrete, por do tė ketė lule dhe diēka shumė tė veēantė e shumė sekrete.

    Shen Valentini i djemve me te pashem shqiptare! Blerimdestani

    Marian Zefi- Top model:

    - Po, patjetėr qė do ta festoj, por me shoqėrinė, mė datė 15 (qesh), ditėn e beqarisė ….ha-ha-ha.

    Armend Ramadani-stilist:

    -Djemtė e pashėm duhet tė jenė edhe xhentilė, pavarėsisht se a janė nė lidhje tė rregullt me dikė apo jo, ata duhet tė tregohen tė kujdesshėm dhe tė dhurojnė diēka pėr ditėn e tė dashuruarve. Do ta festoj patjetėr. Dashuria ėshtė ajo qė mban botėn gjallė dhe kjo meriton tė festohet. Pėr Shėn Valentin planifikoj tė befasoj dikė, por tė jem i sinqertė shpresoj qė edhe mua do tė mė befasojė dikush.

    Muhu Uruēi-Top model:

    -Pėr mua 14 Shkurti i vitit 2012 nuk do tė shėnohet si festa e tė dashuruarve, do tė jetė njė ditė e zakonshme. Nuk jam i dashuruar, por do t’i gėzohem asaj dite si ēdo ditė tjetėr. Pėrveē dhuratės pėr ditėlindjen e mamit qė e ka pak para Shėn Valentinit, tjetėr nuk kam bėrė gati dhe as nuk pres. Por ka edhe ca ditė deri te kjo ditė dhe nuk i dihet ē’mund tė ndodhė deri atėherė, festat zakonisht sjellin surpriza tė bukura.

    Elvis Gjini- Top model:

    Po do ta festoj Shėn Valentinin. E kam bėrė gati njė dhuratė pėr tė dashurėn, tė cilėn jam tani me tė dhe patjetėr qė pres edhe unė njė dhuratė simbolike.

    Shen Valentini i djemve me te pashem shqiptare! Elvisgjini

    Maksim Gjokaj Kosova Sot
    Share this post on: reddit

    Bukuroshja

    Mesazh 14/2/2012, 10:52 nga Bukuroshja

    e zeza sa te bukur qenkan Sekret lol!
    LePuRuShJa

    Mesazh 14/2/2012, 11:05 nga LePuRuShJa

    Bukuroshja shkruajti:e zeza sa te bukur qenkan Sekret lol!

    O vdiqaaaaaaaaaa kam qeshė me lotė ... LOL LOL Sekret

    Mesazh  nga Sponsored content


      Ora ėshtė 20/5/2024, 14:56