Nėse doni te jeni gjithmonė ne forme duhet te privilegjoni disa ushqime. Ja 4 keshilla te rėndėsishme.
Konsumoni banane
Disa kėrkues ne Boston kane treguar se fundmi se te moshuarit qe kishin mungese vitaminash B6 dhe B12 pėsonin me shpesh fraktura kockash. Bananet janė te pasura me B6. Kjo vitamine gjendet edhe tek gruri, te brendshmet e shpendėve, etj. Vitamina B12 gjendet tek mishi, me tepėr tek melica si dhe tek disa lloje peshqish.
Konsumoni peshk te yndyrshėm
Sipas njė studimi suedez, konsumimi i peshkut te yndyrshėm mbron nga poliartriti reumatoid, njė sėmundje kjo auto-imune qe prek artikulacionet. Ngrėnia e rregullt e tij ul ne 20-30% rrezikun pėr kėtė sėmundje. Ndėrmjet llojeve te peshkut mund te veēojmė harengėn, salmonin, troftėn, tonin, sardelet, etj.
Konsumoni shalqi
Disa kėrkues nga Teksasi kane treguar se citrulina, njė lloj pėrbėrėsi qe gjendet tek shalqiri ka te njėjtin efekt tek meshkujt si Viagra. Sipas tyre ai favorizon hapjen e enėve te gjakut dhe kjo ndihmon ereksionin. Pėr te ndjere efektet duhet konsumuar rreth 1,5 kg ne dite. Gjithsesi duhet bere kujdes sepse ai mund te rrite edhe sasinė e sheqerit ne gjak.
Hani me maturi
Pasi janė ndjekur 72.000 femra pėrgjatė 18 vitesh, kėrkuesit kane identifikuar dy modele te ushqyeri. Njeri ėshtė quajtur i matur, me baze perimesh, frutash, drithėrash, peshku dhe pule, ndėrsa tjetri i quajtur perėndimor me baze mishi te kuq, bulmeti, ushqime te skuqura dhe sheqerna. Ato qe kane ndjekur te ushqehen me mėnyrėn e pare kishin 28% me pak mundėsi te vdisnin nga sėmundje kardiovaskulare dhe 17% me pak mundėsi te vdisnin para kohe. (ikub.al)