BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dashuri ne distance? Po, eshte e mundur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dashuri ne distance? Po, eshte e mundur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/7/2012, 12:49

    Dashuri ne distance? Po, eshte e mundur! Images

    Kėto lloj marrėdhėniesh po pėrhapen gjithnjė e mė shpesh nė shoqėrinė e sotme dhe teknologjia ndihmon nė mbajtjen gjallė tė lidhjes, por janė tė duhurat vetėm pėr persona shumė tė pavarur.

    Nė shoqėrinė e ditėve tė sotme, historitė e dashurisė nė distancė janė gjithnjė e mė tė shpeshta, edhe pse duhet saktėsuar mirė se ē’lloj distance ėshtė dhe sa angazhuese mund tė jetė. Nėse ēiftin e ndajnė vetėm 200 km, situata ėshtė e qėndrueshme, por nė tė kundėrt, nėse bėhet fjalė pėr distanca tė mėdha, nevojitet njė pėrkushtim dhe organizim mė i mirė. Tė mbash njė lidhje nė distancė duhet tė kesh aftėsi tė mira menaxhimi pėr ta drejtuar kėtė lidhje dhe tė organizosh kohėn.

    Interneti nė ndihmė, por jo vetėm…

    Dy tė dashur qė jetojnė larg njėri-tjetrit i kanė gjėrat mė tė lehta nė sajė tė zhvillimit teknologjik. Me ēatin, postėn elektronike dhe celularin nė dispozicion mund tė jenė nė kohė reale mė pranė njėri-tjetrit, pa llogaritur pastaj ndihmėn e uebkamerės dhe telefonatave me video. Pėr ēiftet qė janė me mijėra kilometra larg ekzistojnė kompanitė ajrore me pak kosto, qė bėjnė tė mundur takimet nė njė kohė tė shkurtėr dhe me kosto relativisht tė ulėt. Vėshtirėsia kryesore pėr njė ēift qė jeton larg njėri-tjetrit ėshtė fakti se nuk ndajnė dot pėrditshmėrinė: ndonjėherė u duket sikur bėjnė njė jetė tė dyfishtė, ajo qė jetohet zakonisht vetėm dhe ajo qė ushqehet nga momentet me partnerin. Fjala “jetė e dyfishtė” nuk ka aspak kuptim negativ, por pėrmbledh shkurtimisht marrėdhėnien e atyre personave qė jetojnė larg tė ndarė. Nė fakt, asgjė nuk mund ta zėvendėsojė afėrsinė fizike mes partnerėve, por nėse mundėsitė e takimit janė tė pakta, atėherė mund tė pėrdoret “afėrsia virtuale”. Mėnyrat e komunikimit janė nga mė tė ndryshmet, duke folur nė telefon, duke u parė nė kompjuter pėrmes uebkamerės. Nė kėtė mėnyrė nuk mungon as argėtimi, mjafton tė pėrdorni imagjinatėn.


    Nisja e njė historie nė distancė sjell me vete vėshtirėsi dhe shumė dyshime. Natyrisht qė ėshtė njė situatė delikate dhe ndonjėherė e sikletshme, por qė mund tė kapėrcehet vetėm duke folur dhe duke e dashur me ēdo kusht kėtė lidhje. Ashtu si ēdo gjė nė botė, edhe kjo kėrkon kohė dhe pėrkushtim, ndaj partnerėt duhet tė mendojnė pėr njė ribashkim tė shpejtė nė tė ardhmen, tė bisedojnė, tė bien dakord dhe tė vendosin se cili nga ata do tė transferohet te tjetri dhe kur. Gjithēka mund tė arrihet duke pasur respekt dhe besim reciprok. Megjithatė nė kėtė lloj zgjedhjeje ka edhe disavantazhe: secili nga partnerėt, sidomos kur jetojnė larg, ka hapėsirat e veta, miqtė qė e rrethojnė, angazhimet dhe pasionet e veta. Nė kėtė mėnyrė lidhja ėshtė mė e paprekur nga tensionet dhe keqkuptimet qė krijohen si pasojė e stresit tė jetės sė pėrditshme. Kjo largon mundėsinė e mėrzitjes qė lind nga zakonet, duke e bėrė lidhjen nė njė farė mėnyre mė intriguese, emocionuese dhe mė pak tė ekspozuar ndaj zemėrimit tradicional tė jetės nė ēift. Gjithsesi, pėr tė mbajtur njė lidhje nė distancė duhet tė jeni tepėr tė pavarur, pėrndryshe do tė jetė shumė e lodhshme nga ana emocionale. Distanca midis dy tė dashuruarve ėshtė e vėshtirė nė ēdo lidhje, por kjo nuk duhet tė pėrjetohet e shihet si diēka negative, sepse mund tė ketė pasoja pėr partnerėt dhe marrėdhėnien. Ndaj duhet tė mendoni pozitivisht dhe tė vlerėsoni ēdo moment qė kaloni me partnerin. Fundja ekspertėt kanė konstatuar se si nė lidhjet nė distancė ashtu edhe nė ato normale, ekziston intimiteti, besimi, pėrkushtimi dhe kėnaqėsia. Pėrparėsia mė e madhe e lidhjeve nė distancė ėshtė pavarėsia e partnerėve: nė fund tė fundit, qėllimi i ēdo lidhjeje ėshtė edhe kompromisi, jo vetėm sakrifikimi.

    Dy tė dashur qė jetojnė larg njėri-tjetrit i kanė gjėrat mė tė lehta nė sajė tė zhvillimit teknologjik. Me ēatin, postėn elektronike dhe celularin nė dispozicion mund tė jenė nė kohė reale mė pranė njėri-tjetrit

    Ashtu si ēdo gjė nė botė, edhe kjo kėrkon kohė dhe pėrkushtim, ndaj partnerėt duhet tė mendojnė pėr njė ribashkim tė shpejtė nė tė ardhmen, tė bisedojnė, tė bien dakord dhe tė vendosin se cili nga ata do tė transferohet te tjetri dhe kur

    Pėr tė mbajtur njė lidhje nė distancė duhet tė jeni tepėr tė pavarur, pėrndryshe do tė jetė shumė e lodhshme nga ana emocionale

    Nėse ēiftin e ndajnė vetėm 200 km situata ėshtė e qėndrueshme, por nė tė kundėrt, nėse bėhet fjalė pėr distanca tė mėdha, nevojitet njė pėrkushtim dhe organizim mė i mirė. /ikub/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 04:08