BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bota shqiptare nė enciklopedi!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Bota shqiptare nė enciklopedi!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/6/2009, 10:18

    Dhjetė vjet punė pėr tė pėrgatitur botimin e dytė tė pėrpunuar tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar


    U hodh dje nė qarkullim Fjalor Enciklopedik Shqiptar nė dy vėllime, botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Dhjetė vjet pėr kėtė vepėr, e cila vjen pas botimit tė parė tė fjalorit tė vitit 1985. Prezantimi zyrtar ėshtė bėrė dje nė Akademi nga kryeredaktori i projektit, Prof. dr.


    Emil Lafe, tė cilit iu besua kjo punė nė fund tė vitit 1999. Ai e pat menduar si njė repart riparimesh e shėrbimesh me 4 persona - qė do tė rishihnin veprėn e '85-ės - atė qė do tė duhej tė ishte njė kantier ndėrtimi i vėrtetė. Nė kėtė mėnyrė metaforike, Lafe e ka parė tė arsyeshme tė shpjegojė vonesėn e kėsaj detyre mbi normėn e lejuar.


    Shefi i Redaksisė sė Enciklopedisė, ka organizuar punėn e mbi 1000 specialistėve, tė cilėt kanė punuar pėr hartimin e 7200 zėrave, pra mbi 2000 zėra mė shumė se fjalori i parė akademik i vitit 1985. Tė dy vėllimet, me tirazh 3500 kopje, pėrbėjnė njė histori tė botės shqiptare, tė zhvillimeve tė saj dhe tė dukurive tė reja brenda saj dhe nė trojet etnike, diasporėn e vjetėr dhe tė re. E gjitha e pėrmbledhur nė 3000 faqe.


    Nė njė prononcim pėr "Shekulli"-n, pak kohė mė parė, Prof. Lafe pohonte se ka pasur pėrpjekje pėr tė ruajtur njė model nė ndėrtimin e njė zėri duke mbajtur parasysh: dhėnien e figurave dhe ngjarjeve pa qėndrime emocionale, nė mėnyrė jo subjektive, dhe rishikimi nė themel i atyre zėrave qė ishin zbukuruar pėr hir tė demagogjisė dhe politizimit tė 45 viteve; ėshtė hequr frazeologjia emocionale politike e kohės.


    Tė njėjtėn gjė ai pohoi edhe dje. Fjalori enciklopedik shqiptar pasqyron historinė e kombit shqiptar nė tėrėsi dhe tė trevave tė tij etnike, qė nga lashtėsia deri nė vitet nėntėdhjetė.


    Mė gjerėsisht janė trajtuar zėrat qė nga pavarėsia e Shqipėrisė dhe shpallja e saj shtet, mė 28 Nėntor 1912, duke pėrfshirė fushat e arkeologjisė; historisė sė lashtė, mesjetės, rilindjes, bashkėkohėsisė; fushėn e historisė sė ushtrisė; e kulturės popullore; e letėrsisė nėn drejtimin e Prof. Jorgo Bulos; e gjuhėsisė, e drejtuar nga Prof. Seit Mansaku; fusha e artit dhe e kulturės, e drejtuar nga Prof. Ferit Hudhri dhe Prof. Josif Papagjoni; e gjeografisė, e drejtuar nga Prof. Arqile Bėrxholi dhe Prof. Farudin Krutaj; e arsimit, e drejtuar nga i ndjeri akad.


    Bedri Dedja; e shtypit, e drejtuar nga Prof. as. Bashkim Gjergji; e sociologjisė dhe e filozofisė, nėn drejtimin e Zija Xholit, e kėshtu me radhė zėrat e fushave tė tjera tė ekonomisė, industrisė, ndėrtimit e komunikacionit, tė bujqėsisė, tė mjekėsisė, kimisė.


    Ka pasur edhe njė kėshill botues pėr kėtė vepėr, i pėrbėrė nga akad. Ylli Popa (kryetar), Prof. Arqile Bėrxholi, akad. Jorgo Bulo, Prof. Emil Lafe, akad. Luan Omari, akad. Kristaq Prifti, akad. Eduard Sulstarova.


    "Jemi tė vetėdijshėm se kjo vepėr e realizuar nė njė kohė tė cilėsuar si periudhė tranzicioni, pasqyron aty-kėtu dritėhijet e kėsaj periudhe. Por ato do tė pėrmirėsohen nė njė botim tjetėr jo aq tė largėt. Unė e pėrshėndes idenė e shprehur nga kryetari i ASHSH-sė, akad.


    Gudar Beqiraj, se veprimtaria enciklopedike do tė jetė njė fushė pune e pėrhershme e Akademisė sė Shkencave", - tha dje Lafe. Dhe shtoi se kjo ėshtė "njė vepėr qė na bėn ta njohim mė mirė dhe ta duam mė shumė atdheun tonė, historinė dhe kulturėn tonė, veten tonė."


    Megjithatė, ėshtė herėt pėr njė vėshtrim kritik tė veprės, nėse do tė ketė ndonjėherė artikuj kritikė ndaj asaj, qė kryeredaktori Lafe e cilėsoi ngjarje e shėnuar nė jetėn shkencore tė vendit tonė, por edhe tė shkencės e tė kulturės shqiptare nė tėrėsi; fryt i njė pune tė gjatė kolektive; arritje e rėndėsishme e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė; dėshmi domethėnėse e rolit tė saj drejtues e organizues nė veprimtarinė kėrkimore-shkencore tė vendit, tė pėrgjegjėsisė sė saj shkencore kombėtare, tė pavarėsisė sė kėrkimit shkencor nė kohėn tonė dhe njėkohėsisht, njė dėshmi tė aftėsisė sė kapaciteteve intelektuale, qė janė formuar nė strukturat e saj.


    Sa e shėnuar ėshtė kjo ngjarje nė jetėn shkencore tė vendit, por edhe tė shkencės e tė kulturės nė tėrėsi, sa i pjekur ėshtė ky fryt kolektiv; sa e rėndėsishme dhe sa arritje e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė; sa domethėnėse dėshmia e rolit tė saj drejtues e organizues nė veprimtarinė kėrkimore-shkencore tė vendit, tė pėrgjegjėsisė sė saj shkencore kombėtare dhe sa pavarėsi intelektuale dhe aftėsi e kapaciteteve intelektuale qė janė formuar nė strukturat e Akademisė sė Shkencave, tė gjitha merita, qė ėshtė mirė qė autorėve t'u njihen prej tė tjerėve jo prej vetvetes.


    Shekspiri nė 12 variante


    Vepra e dramaturgut anglez, Uilliam Shekspir (1564-1616), do tė jetė pėr tri net nė skena tė ndryshme tė Tiranės.


    Janė studentėt e vitit tė tretė pėr regji nė Fakultetin e Artit Dramatik, tė cilėt japin provimin e fundit tė vitit akademik, pėr regji dhe mjeshtri aktori, me 12 fragmente nga 12 pjesė tė kėtij autori bazė tė letėrsisė dhe dramaturgjisė botėrore. Shekspiri nuk ėshtė zgjedhje e tyre apo e pedagogėve qė i drejtojnė Milto Kutali dhe Alert Ēeloaliaj, por pjesė e programit universitar.


    Nė vitet paraardhės, studentėt kanė ngjitur nė skenė pjesė tė dramaturgjisė antike greke. Kėtė herė ėshtė njė kolazh me fragmente nga vepra Uilliam Shekspir, tė cilat do tė luhen nė skenėn e "Black Box", nė hollin e Akademisė sė Arteve dhe nė Teatrin e Metropolit.


    Nesėr, nė orėn 20:00, nė skenėn e Teatrit tė Metropolit, ėshtė studentja Xheni Demi qė shfaq njė pjesė nga komedia "Ėndrra e njė nate vere". Ndėrsa tė hėnėn, nė orėn 21:00, nė hollin Akademisė sė Arteve, studentja Orjana Cama prezanton skenėn e intrigės nė tragjedinė "Otello". Tė njėjtėn vepėr ka zgjedhur edhe studenti Ervin Ēela. Nė tė njėjtėn orė, nė "Black Box", ai prezanton skenėn e vrasjes po nga "Otello".


    Edhe studentėt e tjerė tė regjisė prezantojnė punėn e tyre nė "Black Box", me pjesė tė zgjedhura nga veprat "Romeo dhe Xhulieta", "Makbethi", "Rikardi III", "Nata e dymbėdhjetė", "Shumė zhurmė pėr asgjė", "Hamleti", "Titus" dhe "Si ta doni".


    Sipas studentes Oriana Cama, pjesėt qė kanė pėrzgjedhur studentėt nuk do tė lidhen nė mėnyrė logjike me njėra-tjetrėn. Ajo shton se midis fragmenteve do tė ketė pushim pėr tė ndėrruar skenat, tė cilat bashkė me kostumet janė realizuar nga vetė studentėt.



    Ky ėshtė edhe provimi pėrfundimtar pėr studentė tė vitit tė tretė tė fakultetit dramatik, ndėrkohė qė viti i katėrt mbrojti diplomėn pak ditė mė parė me veprėn "Rrethi. Tundimi pėr tė qenė i mirė" (Der Kaukasische Kreidekreis) i dramaturgut gjerman Bertolt Brecht (1898-1956).


    Studentėt e vitit tė fundit aktrim sollėn nėn regjinė e Altin Bashės njė vepėr, e cila nuk ėshtė ngjitur ndonjėherė as nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Njė rrėfim se si njė vajzė nuk i bėn dot ballė tundimit pėr tė shpėtuar njė foshnjė, duke rrezikuar edhe jetėn e saj.

    Recital kushtuar kompozitorit nė 10-vjetorin e vdekjes


    Pėr Gjon Simonin



    Orkestra Simfonike e RTSH-sė pėrkujton kompozitorin Gjon Simoni (1936-1999) nė 10-vjetorin e vdekjes, ditėn e enjte, nė orėn 20:30, nė hollin Radio Tiranės, qė mban emrin e tij.


    Orkestra e RTSH-sė dhe sopranoja Mimoza Kosturi ekzekutojnė pjesė tė krijuara dhe tė pėrpunuar prej tij, si "Ave Maria", "Dua mė shumė Shqipėrinė", "Romancė Perse" me tekst tė Ane Sori (Francė), "Fryn Veriu, Popullore e pėrpunuar", me tekst tė Poradecit, "Mė jep ujė me dorėn tėnde", "Lule Bore" etj., tė pėrpunuara nga Gjon Simoni si dhe "Simfonietta".


    Gjon Simoni cilėsohet si krijuesi i shkollės moderne tė orkestracionit shqiptar dhe njė nga shtyllat e krijimit tė muzikės sė lehtė. Nderohet me ēmimin "Artist i Merituar" nė vitin 1999, vit nė tė cilin ndahet edhe nga jeta.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 20:43