BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhjetė pijet mė tė dobishme pėr organizmin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dhjetė pijet mė tė dobishme pėr organizmin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/9/2012, 11:44

     Dhjetė pijet mė tė dobishme pėr organizmin! Images

    Pothuajse ēdo kompani me emėr qė prodhon ēajra, lėngje tė ndryshme, etj; e konsiderojnė si shumė tė rėndėsishme qė t’i etiketojnė produktet e tyre si produkte qė pėrmbajnė “antioksidantė” edhe pse shumica e njerėzve nuk e dinė se ēfarė do tė thotė kjo nė tė vėrtetė. Antioksidanti ėshtė njė emėr pėrmbledhės pėr elementet qė janė tė afta tė luftojnė radikalet e lira. Radikalet e lira vetė pėrfaqėsojnė molekula speciale tė afta pėr tė shkatėrruar molekulat e tjera si madje dhe qelizat e trupit. Ato normalisht supozohen se luftojnė viruset dhe bakteret duke marrė pjesė nė prodhimin e hormoneve dhe proceseve tė tjera jetėsore. Gjithsesi, sasia e radikaleve tė lira rritet dhe sa mė shumė vite kalojnė, trupi bėhet mė pak i aftė qė t’i kontrollojė ato dhe radikalet fillojnė tė mbysin trupin nga brenda. Shumė sėmundje tė rrezikshme qė pėrfshijnė kancerin, artritin, sėmundjen e zemrės dhe ulcerės si dhe shumė sėmundje tė tjera, duke pėrfshirė kėtu dhe procesin e zhvillimit iu atashohet radikaleve tė lira sipas mjekėve. Antioksidantėt mund t’i mbrojnė njerėzit nga kėto probleme. Vitaminat A, C, E si dhe disa nga elementet si zinku, seleniumi, glutathioni dhe disa tė tjera janė tė kategorizura si anti-oksidante. Anti-oksidanti mė i fortė, mė potent nga tė gjithė tė pėrmendur deri tashti, konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide (nicotinamidi i adeninės sė dinucleotidės) nė formėn e reduktuar si koenzim I, i njohur si ENADA. Shkencėtarėt e pėrdorin kėtė direktivė pėr punėn e tyre pėr tė formuluar edhe listėn e pijeve mė tė dobishme nė tė gjithė botėn.

    Lėngu i shegės

    Nga mbledhja e gjithė elementėve tė pėrmendur mė sipėr, ky lloj lėngu pėrmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. Ėshtė njė lėng me dobishmėri shumė tė lartė pėr sistemin kardiovaskular. Megjithatė, kjo lloj pijeje nuk rekomandohet pėr personat qė vuajnė nga ulcera apo aciditeti. Lėngu i nxjerrė nga farat e shegės ėshtė njė antioksidant i fuqishėm. Vetėm 30 minuta pas marrjes sė lėngut tė shegės, aktiviteti ynė rritet me 32 pėr qind. Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe pėrmirėson tretjen e ushqimeve. Ai pėrdoret me sukses edhe nė sėmundjet e zorrėve dhe mėnjanon helmet e organizmit. Lėngu i shegės jep rezultate nė luftimin e paraziteve qė zhvillohen nė zorrė.

    Vera e kuqe

    Kjo pije njihet pėr aftėsitė e saj pėr tė parandaluar zhvillimin e sėmundjeve tė kancerit. Shumė specialistė tė dietave rekomandojnė marrjen e 30 gramėve verė tė kuqe pėr tė shoqėruar ushqimin e pėrditshėm. Vera e kuqe, nė veēanti Kaberneti dhe Merloti, kanė veti antimikrobike qė mbrojnė nga intoksikimet ushqimore, tė shkaktuara nga agjentė patogjenė qė ndodhen te ushqimet si te bimėt ashtu dhe te mishrat, qė shpesh janė shkaktarė tė helmimeve gjermane.

    Lėngu i qitros

    Kjo pije pėrmban shumė grupe tė vitaminės B, tė cilat janė mė se tė mira pėr flokėt dhe thonjtė, po ashtu pėrbėhet dhe nga acidi askorbik i cili lufton mikrobet. Pėr mė tepėr lėngu i qitros lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon nė elasticitetin e lėkurės.

    Lėngu i manaferrave

    Manaferrat njihen pėr aftėsinė e tyre pėr tė zmadhuar shikimin dhe pėr tė luftuar diarrenė. Kjo lloj manaferre lufton njėkohėsisht edhe diabetin, qelbėzimin e bajameve, si dhe ruan rininė e gjithė trupit.

    Lėngu i qershisė

    Ky lėng pėrmban vitaminėn A, njė vitaminė kjo shumė e nevojshme pėr dhėmbėt edhe sytė, hekurin si dhe vitaminėn C, e cila lufton infeksionet. Ky lloj lėngu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga sėmundjet e kancerit.

    Lėngu i akacies

    Ky frut pėrmban njė pigment special barishtor qė lubrifikon lėkurėn dhe parandalon plakjen. Pėrmbajtjet e tjera tė kėtij fruti janė edhe disa lloje acidesh shumė tė dobishme pėr normalizimin e sistemit nervor tė trurit.

    Boronica e kuqe

    Ky lėng ndihmon nė uljen e temperaturave tė larta trupore dhe ruan atė normale. Ky lloj lėngu gjithashtu lehtėson trupin nga toksinat. Boronica e kuqe ėshtė njė aleate e mirė pėr parandalimin e cistiteve (infeksioneve urinare) tė shpeshta dhe pėr tė pėrmirėsuar terapinė me antibiotikė nė rast se sėmundja ėshtė shfaqur. Efektet dobiprurėse i atribuohen pranisė sė proantocianidineve (PAC), njė element specifik pėr boronicėn, e cila pengon bakteret patogjene tė dėmtojnė mukozėn e rrugėve urinare, duke evituar nė kėtė mėnyrė zhvillimin e infeksionit. Cistiti ėshtė njė patologji shumė e pėrhapur dhe ėshtė mjaft e lartė frekuenca te gratė, sidomos atyre qė janė seksualisht aktive. Shkaku kryesor ėshtė njė infeksion i tipit bakterial, por ndonjėherė, megjithėse mė rrallė, mund tė shkaktohet nga trauma, alergji apo situata tė uljes sė sistemit imunitar.

    Lėngu i portokallit

    Ky lėng rrit rezistencėn e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut. Lėngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qė ndalon kalbėzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), pėrdoret me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to, nė sėmundjet e mėlēisė dhe nė ato tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut.

    Ēaji

    Lloj i tij nuk ka rėndėsi, por nė kėtė klasifikim nuk bėhet fjalė pėr ēajin e shisheve qė blihet nė markete. Ēaji i zier lufton sėmundjet e zemrės, si dhe njė sėrė infeksionesh tė ndryshme. Njė rol tė rėndėsishėm qė luajnė ēajet ėshtė dhe pėr lehtėsimin e sėmundjes sė sheqerit. Kjo sėmundje karakterizohet nga ērregullimi nė kėmbim tė karbohidrateve, si pasojė e pamjaftueshmėrisė sė prodhimit tė insulinės.

    Lėngu i mollės

    Molla ėshtė sinonim i vitalitetit dhe shėndetit. Ky lėng pėr kurim mund tė pėrdoret pėr sėmundjet e fshikėzės, sėmundjet e veshkave si dhe mėlēisė. Vitamina C dhe betakaroteni qė ky lėng pėrmban, kanė shumė ndikim pozitiv nė shėndetin tonė. /ikub/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 10:06