BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Buka dhe vlerat e saj ushqyese!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Buka dhe vlerat e saj ushqyese!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/10/2012, 15:31

     Buka dhe vlerat e saj ushqyese! Images

    Njeriu ka filluar tė kultivoj drithėrat mė heret se 12000 vite mė parė. Gjurmimet arkeologjike tregojnė se nė Europ fillimet e kultivimit tė drithėrave datojnė rreth 6000 vite mė parė. Ndėrsa buka mė e lashtė e gatuar e zbuluar daton me mė tepėr se 5000 vite. Prodhimi artizanal i bukės te egjiptasit e vjetėr bėhej qė para 4800 vitesh. Qė nė mesjetė prodhoheshin tre lloje buke: buka fare e bardhė pėr shtresen e njerėzve tė pasur, buka gjysėm e bardhė pėr shtresen mesatare dhe ajo e zeza pėr shtresėn e varfėr. (1).

    Sipas tė dhėnave arkeologjike(2) kuptohet se edhe tek shqiptarėt drithėrat(gruri thekra, misri) janė kultivuar dhe konsumuar nė forma tė ndyshme sikur: buka, apo prodhime me miell pra pite tė ndryshme qė nga kohėrat e lashta. Gruri pėrdorej, pėrdoret edhe sot nė disa vise tona, ashtu natyral, i pa bluar, por i ziher dhe pėr ti dhėnė shije ėmbėlsohet me sheqer.

    Deri nė vitet e gjashtedhjeta tė shekullit tė kauar drithėrat edhe pse kultivoheshin nė vend nuk pėrmbushnin as nevojat vitale tė popullsisė. Ndėr lėndėt ushqimore mė tė konsumuara tė popullsisė ishin buka dhe prodhimet nga drithėrat, kryesisht thekra. Mė vonė drithėrat, sidomos gruri, filluan tė importoheshin nga jasht vendi.

    Pjesa mė e madhe e prodhimeve ushqimore industriale dhe e bukės vije nga bluaraja e kėtyre llojeve tė drithėrave : grurit, thekrės, elbit, misrit, etj.

    Klasifikimi i miellit

    Pėrmbajtja e hirit nė miell, pra e sasisė sė substancave minerale qė gjinden nė shtresėn e jashtme tė kokrrės sė grurit, pėrcakton tipin e miellit qė gjejmė nė treg. Shėmbull Tipi i miellit 500 pėrmbanė pėrafėrsisht 0.50% tė substancave minerale. Pra gruri gjatė bluarjes ndahet nė dy pjesė: – nė miell tė bardhė qė pėrmban pothuajse vetėm hidrate tė karbonit- amidon; – dhe nė njė pjesė tjetėr qė ėshtė hiri, membrana e jashtme e kokrrės sė grurit e bluar qė pėrmbanė shumė lloje mineralesh e vitaminash tė mrekullueshme si dhe fije ushqyese qė janė lloj hidratesh tė karbonit komplekse qė me vėshtirėsi treten nga organizmi i njeriut por qė roli i tyre ėshtė tė ndihmojnė aparatin e tretjes.

    Nė tregun kosovarė gjejmė jo mė shumė se dy apo tre tipesh milelli. Tip 400, Tip 500 dhe eventualisht po insistuam gjejmė edhe Tip 800. Po pyete pėr atė 1200 apo tjetėr, njerėzit tė shikojnė me habi duke tė thėnė se nuk egziston. Ndėrsa mielli i thekrės pėrmban sasi mė tė mėdha tė mineraleve vitaminave dhe fijeve ushqyese. Sa mė i madh tė jetė numri i tipit tė miellit aq mė i pasur ėshtė ai mielli me minerale dhe substanca tė tjera ushqyese. Kjo reflektohet edhe nė ngjyrėn e bukės. Sa mė e errėt tė jetė ngjyra e saj aq mė e pasur ėshtė ajo me mikro dhe makro-substanca ushqyese. Pra buka fare e bardhė nuk ka vlera tė mėdha ushqyese. Nė kosovė gjejmė bukė tė bardhė gjysėm tė bardh dhe nė dyqane tė rralla gjejmė edhe bukė thekre qė pėr nga ngjyra ėshtė mė e errėt nga tė gjitha llojet e tjera tė bukes.

    Buka

    Buka ėshtė njė nga lėndėt ushqimore mė komplete. Ajo i sjell organizmit substancat ushqyese mė tė nevojshme dhe vitale : makro-substancat (proteinat, hidrytet tė karbonit, yndyrėrat) dhe mikro-substancat ushqyese ( mineralet, vitaminat etj).

    Buka ėshtė burim interesant i proteinave me prejardhje bimore. Pėr 100 gramė bukė ka rreth 9 gramė proteina. Pėrafėrsisht 15% tė energjisė sė pėrgjithshme ditore, qė marrim me ushqime tė ndryshme, duhet tė vij nga proteinat. Duke shoqėruar bukėn me ndonjė copė djathi, veze, mishi rrisim cilėsinė e proteinave tė domosdoshme pėr organizėm.

    Varėsisht nga lloji i miellit tė pėrdorur, nga bluarja komplete e farės apo nga rafinimi i saj, buka pėrmban mė tepėr se 55% hidrate tė karbonit qė furnizojnė muskujt, trurin dhe tėrė organizmin me energji. Njė pjesė janė tė tretshshme(pjesa mė e madhe amidon dhe ato tė thjeshtat mė pak se 5%: fruktozė, glukozė, maltozė dhe sakarozė etj) njė pjes e vogėl 3-8% jo tė tretshme por qė ndihmojnė aparatin e tretjes. Kėto tė fundit quhen fije ushqyese dhe ulin shpejtėsinė e kalimit tė glukozes nė gjak nga ushqimi i marrur – me njė fjalė rregullojnė gluceminė. Falė fijeve ushqyese ndjenja e ngopjes arrihet mė shpejt. 55-60% tė energjisė sė pėrgjithshme ditore, qė marrim me ushqime tė ndryshme, duhet tė vij nga hidratet e karbonit

    Buka pėrmbanė sasi shumė tė vogla yndyre pėr kėtė arsye edhe rekomandohet tė hahet pėr ēdo racion ditorė. Pėrmbajtja me yndyra sillet rreth 1% pėr bukėn e bardhė ndėrsa pėr atė nga mielli komplet mund tė shkoi deri nė 4%. Duke qėnė se yndyrėrat i gjemė gjithandej nė lėndėt e tjera ushqyese prandaj edhe nevoja ditore pėr to arrihet leht. Nga yndyrėrat duhet tė vij pėrafėrsisht 30% tė energjisė sė pėrgjithshme ditore, qė marrim me ushqime tė ndryshme.

    Mineralet mė tė pranishme nė bukė janė hekuri, manganezi, zinku. Mvarėsisht nga tipi i miellit tė pėrdorur pėr bukė mund tė ketė mė shumė ose mė pak fosforė, kalium, magnezium etj.

    Kokrra e grurit sintetizon dhe ruan brenda vitaminėn E dhe kompleksin me vitamina B. Vitaminat e grupit B nė interreaksin me enzime tė ndryshme marrin pjesė nė shumė reaksione qė zhvillohen nė qeliza sikur : metabolizmi i makrosubstancave ushqyese, sinteza e neurotransmetorve, prodhimin e energjisė etj. Por e keqja ėshtė se gjatė bluarjes sė grurit pėr tė bėrė bukėn e bardhė largohen njė pjes e madhe e komponentave tė kokrrės sė grurit apo tė ndonjė drithi tjetėr dhe sė bashku me to edhe sasia e madhe e kėtyre vitaminave. Nė bukėn e zezė, atė komplete, ruhen mė tepėr kėto vitamina dhe substanca tė tjera ushqyese.

    Dihet se buka pėlqehet dhe konsumohet shumė nga tė gjitha moshat dhe gjinitė nė Kosovė. Sikur tė pėrmirsohej cilsia e saj me substanca ushqyese do tė ishte njė zgjidhje ideale pėr parandalimin e shumė sėmundjeve tė zemres, tė kancereve tė ndryshme, pastaj edhe nė parandalimin e mbipeshės trupore qė ėshtė vazhdimisht nė rritje te ne.

    Ndėrkohė mbetet tė privilegjohet buka e zezė, tė hahet shpesh por me sasi tė vogla duke e kombinuar me ndonjė lėndė tjetėr ushqimore, sidomos me perime. /ikub/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 06:38