BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    MOS E POSHTĖRO VETEN!

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje MOS E POSHTĖRO VETEN!

    Mesazh nga Princesha... 23/12/2013, 00:13

    Shumė tė rinj dhe tė reja, sidomos adoleshentė, ka ēaste kur pėrjetojnė lumturi dhe gėzim tė papėrshkrueshėm. Por kėto ēaste janė shumė tė shkurta dhe pasohen nga ēaste dėshpėrimi, pezmatimi dhe stresi. Si ėshtė i mundur njė ndryshim kaq i shpejtė? Si ėshtė e mundur qė tė transformohet njeriu nga njė person i lumtur nė njė tė vuajtur brenda pak ēastesh?
    Ashtu si besimi qė fo
    rcohet dhe dobėsohet, ashtu dhe lumturia pėrjeton rritje dhe zbritje. Po cilat janė shkaqet qė na e turbullojnė lumturinė tonė? Ku e kanė burimin kėto shkaqe? A janė ato shkaqe tė jashtme, apo e kanė burimin te bota e brendshme e njeriut?
    Nėse ti ke vlerėsim tė lartė pėr veten, nuk do ta poshtėrosh dhe fyesh atė. Poshtėrimi ėshtė turbulluesi i lumturisė.
    Ėshtė nė natyrėn e njeriut qė ta shohė veten e tij dinjitoze dhe tė respektuar. Ēdo njeri pret qė tė tjerėt ta vlerėsojnė dhe ta respektojnė. Prandaj mos lejo qė ta ulėsh veten dhe ta poshtėrosh atė si nė vetmi ashtu edhe para njerėzve. Ēasti kur njeriu nuk e vlerėson veten, madje e poshtėron atė, i ngjan rėnies sė lirė sė ashensorit tė shkėputur nga litarėt mbajtės.
    Kur u krijua njeriu, u pajis me tre instinkte: Instinkti i tė ushqyerit, instinkti i riprodhimit dhe instinkti i dinjitetit. Po ēfarė do tė thotė tė kesh dinjitet?
    Tė kesh dinjitet, do tė thotė tė respektosh veten, tė kesh vlerėsim tė lartė pėr veten, tė synosh njė nivel vlerėsimi tė lartė nga familjarėt e tu, shokėt dhe njerėzit e tjerė.
    Dy instinktet e para, tė ushqyerit dhe riprodhimi, janė pėr tė siguruar vazhdueshmėrinė e jetės mbi tokė. Por instinkti i dinjitetit dhe i tė qenėt krenar, pėrse i shėrben njeriut? Pėrse njeriu qė kur lind, lind me dėshirėn pėr tė qenė i vlerėsuar? Pėrse ėshtė pajisur njeriu me kėtė instinkt qė kur Krijuesi e krijoi njeriun e parė mbi tokė dhe vazhdon me ēdo njeri cilado qoftė feja e tij, ngjyra e lėkurės, raca dhe mosha? Edhe fėmijėt e vegjėl, nėse poshtėrohen dhe u cenohet dinjiteti, fillojnė tė qajnė.
    Pėrgjigja e pyetjeve tė mėsipėrme, ėshtė: Sepse kėshtu njeriu nuk mund tė devijojė nga ligjet e Krijuesit mbi tokė. Ky instinkt, i detyron shumė njerėz tė ruhen nga veprat e ulėta si pasojė e frikės sė skandalit dhe cenimit tė dinjitetit. A e imagjinoni si mund tė ishte jeta mbi tokė nėse njerėzimi nuk do tė ishte i pajisur me kėtė instinkt? Ne sot ankohemi pėr korrupsionin, krimet dhe veprat e liga qė janė pėrhapur. Imagjinojeni se nė ēfarė nivelesh do tė ishin, nėse instinkti i dinjitetit dhe i dėshirės pėr tė qenė i vlerėsuar nuk do tė ekzistonte te njeriu! Nėse njeriu e poshtėron veten, qoftė dhe nė vetmi, ai humbet ēdo vlerėsim dhe konsideratė pėr veten. Prandaj, poshtėrimi i vetvetes, qė bėni nė vetmi apo haptazi, ndikon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė nivelin e lumturisė. Brenda ēdo njeriu ekziston njė sistem alarmi, i cili sinjalizon sa herė qė ai e cenon dinjitetin e tij me vepra tė kėqija. Sistemi i alarmit i instaluar tek njerėzit, ėshtė pikėrisht ndėrgjegja e secilit prej nesh. Nė ēastin kur cenojmė dinjitetin tonė me njė vepėr tė ligė, ky alarm aktivizohet duke e bėrė njeriun tė skuqet, tė djersijė, i thahet pėshtyma, dridhet dhe nuk e gjen dot fjalėn.

    Si e poshtėron njeriu veten?
    Tė gjitha gabimet janė ndaluar pasi cenojnė dinjitetin e njeriut, e poshtėrojnė atė. Konsumuesit e alkoolit radhiten te poshtėruesit e vetes. A i keni parė si tallen tė gjithė me ta? A i keni parė qė nuk i kontrollojnė dot nevojat e tyre fiziologjike? A i keni parė qė shndėrrohen nė qenie pa dinjitet? Nuk ka fyerje mė tė madhe pėr njeriun se tė ftohet pėr tė konsumuar gjėra qė i cenojnė dinjitetin dhe burrėrinė e tij.
    Hajduti, qė vjedh pasuritė e tė tjerėve ėshtė njeriu mė i ulėt dhe pa dinjitet, sidomos nė ēastin qė zbulohet. Kurrė mos prano ta poshtėrosh veten! Nė ēdo hap qė tė hidhni, pyeteni veten nėse e cenoni dinjitetin tuaj. Ne jemi qenie qė gabojmė, por nėse njė herė e ke poshtėruar veten me diēka, mos e pėrsėrit pėr sė dyti. Ėshtė e palogjikshme qė njė person sa herė qė del nga shtėpia, tė rrėzohet nė tė njėjtėn gropė.
    Problemi kryesor me tė cilin pėrballen sot shoqėritė tona, ėshtė se janė mėsuar me vetėposhtėrimin dhe nuk u bėn mė pėrshtypje
    Ėshtė pikėrisht ky shkaku kryesor i shumė vuajtjeve tona. Sa mė shumė qė teknologjia zhvillohet dhe pėrparon, aq mė shumė na shtohen vuajtjet dhe stresi.

    Si t’ia kthej vetes dinjitetin?
    Qė sot, shkėputu nga gjithēka qė tė ul para njerėzve, dhe para vetes tėnde.
    E dyta, pendohu sa mė parė pėr gabimet qė vepron.
    E treta, mbulojua tė metat njerėzve, qė tė t’i mbulojė Krijuesi ty.
    Nėse e ke tė vėshtirė tė shkėputesh nga ai gabim, tė paktėn ruaje veten dhe mos vepro nė publik.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 23:11