BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Zbuloni cilėt janė miqtė e vėrtetė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Zbuloni cilėt janė miqtė e vėrtetė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/3/2014, 19:47

     Zbuloni cilėt janė miqtė e vėrtetė! Best-friends-bestfriends-bff-hands-isidora-leyton

    Miqėsia krahasohet me verėn, sa mė e vjetėr tė jetė, aq mė e mirė bėhet. Ka disa lloje miqsh qė ia vlen t’i mbash afėr nė ēdo ēast tė jetės.

    1. Miqtė qė pėrpiqen

    Pavarėsisht jetės sė ngarkuar qė ēdo njeri ka sot, qė nga kujdesi pėr familjen deri te puna dhe karriera, miqtė qė pėrpiqen, nuk harrojnė kurrė tė dėrgojnė pėrshėndetje tė herėpashershme. Mjafton edhe njė pėrshėndetje e thjeshtė qė garanton ekzistencėn e atij njeriu nė krahun tuaj. Kėto janė shenja tė njė miku tė mirė i cili e ka miqėsinė pjesė tė rėndėsishme tė jetės dhe nuk i harron tė tjerėt sapo kthen krahėt. Miqtė qė falin, janė gjithashtu njerėzit e duhur pėr t’u pasur pranė. Kjo nuk ka tė bėjė me dobėsinė e karakterit tė tyre, por me dėshirėn dhe sakrificėn pėr tė mbajtur gjallė njė miqėsi tė vlefshme. Askush nuk ėshtė perfekt dhe njė mik i ngushtė e kupton kėtė gjė.

    2. Miqtė qė janė tė lumtur pėr tė mirat qė keni

    Ėshtė tepėr e thjeshtė tė gjesh dikė qė tė ngushėllon kur je i trishtuar, por shumė e vėshtirė tė kesh njė mik tė mirė nė ēaste tė lumtura. Pėr shkak tė xhelozisė shumė miq zhduken kur dikush arrin suksesin, famėn apo njė karrierė tė mirė. Duket e ēuditshme, por mė tepėr miq humbim nė ēaste tė lumtura tė jetės sonė, sesa nė momente tė zakonshme. Miqtė qė janė tė lumtur pėr tė mirat qė keni arritur, tregojnė se ju duan pėrzemėrsisht dhe se njė nga qėllimet e tyre ėshtė pikėrisht lumturia juaj. Nėse keni gjetur njė person qė ju ka mbėshtetur nė ēaste tė gėzuara dhe nė ato tė trishtimit, atėherė keni gjetur njė mik tė vėrtetė.

    3. Miqtė qė janė tė gatshėm pėr gjithēka

    Kufijtė nė miqėsi, nuk janė ato qė e mbajnė gjallė marrėdhėnien e dy njerėzve qė mendohet se duhet tė jenė tepėr tė hapur me njėri-tjetrin. Nėse kėrkoni tė bėni njė ēmenduri, por asnjė nga miqtė tuaj nuk i pėrgjigjet kėsaj kėrkese, nė fakt, nuk keni ndonjė mik tė vėrtetė rrotull jush. Ēmenduria nuk ėshtė matėsi i miqėsisė, kjo ėshtė e sigurt, por ajo ēka fshihet pas pranimit tė njė ēmendurie, ėshtė shumė domethėnėse pėr miqėsinė. Kėshtu, nėse dikush pranon tė bėjė diēka jo domosdoshmėrish tė rrezikshme me ju, kjo nėnkupton qė keni mbėshtetjen e atij personi nė ēdo rrethanė, pikėrisht ky fakt e bėn atė mikun tuaj. Gjėrat e jashtėzakonshme nuk ndodhin me njerėz tė zakonshėm, e njėjta gjė vlen edhe pėr miqtė. Gjeni miq tė jashtėzakonshėm, do tė jetoni jashtėzakonisht pėrtej kufijve.

    4. Miqtė qė janė optimistė

    Mund tė njihni shumė mirė tė kundėrtėn e kėtyre njerėzve. Ata ankohen gjithė kohės pėr problemet e vogla tė jetės sė tyre, por kurrė nuk bėjnė diēka pėr t’i ndryshuar apo zgjidhur. Kėta janė njerėz pesimistė qė tė pėrcjellin vetėm energji negative. Miqtė qė janė optimistė, janė gjithēka ju duhet nė jetė. Kėta njerėz dinė tė pėrballojnė problemet e tyre dhe mbi tė gjitha janė gjithnjė nė humor. Ata kanė vetėm gjėra tė bukura pėr tė biseduar dhe nuk mėrziten shpejt. Njerėzit pozitivė e bėjnė jetėn e kujtdo akoma mė tė bukur, sepse miqėsia me kėtė ka tė bėjė: tė jetosh i lumtur edhe pse e di qė njė ditė do tė vijė fundi. Nėse shoqėroheni me miq optimistė do tė jeni gjithnjė tė motivuar tė nxirrni mė tė mirėn nga vetja dhe kėshtu do tė ndiheni mė tė frymėzuar pėr tė qenė tė lumtur.

    5. Miqtė origjinalė

    Njė mik i tillė ėshtė ai qė ju sheh tė parregulluar, me shtėpinė rrėmujė dhe nė gjendjen mė tė keqe dhe pėrsėri nuk krijon asnjė mendim tė keq pėr ju. Pėrse keni nevojė pėr njė mik tė tillė nė jetėn tuaj? Sepse jo gjithnjė do tė jeni nė gjendjen mė tė mirė, por e rėndėsishme ėshtė qė tė keni dikė pranė edhe pėr raste tė tilla. Miqtė origjinalė do t’ju krijojnė besimin te miqėsia dhe te tė qenėt vetvetja. Nėse jeni tė vėrtetė dhe tė ndershėm, kjo mund t’ju ndihmojė shumė nė shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave tė vėrteta. Mbajini pranė kėta miq, sepse nė njė moment kur do tė doni tė pėrballeni me realitetin, ata do tė jenė aty pėr ju.
    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Re: Zbuloni cilėt janė miqtė e vėrtetė!

    Mesazh nga Princesha... 10/4/2014, 02:08

    Ku janė miqtė?
    Ata tė vėrtetėt, ata qė tė marrin nė telefon pėr tė treguar njė barsaletė, ata qė shqetėsohen nėse ti nuk i merr tė paktėn njė herė nė ditė, ata miq qė sapo e marrin vesh qė ti je keq, lėnė ēdo gjė dhe vijnė pėr t'u bėrė tė dobishėm me miqėsinė e vėrtetė, me dashurinė e tyre krejtėsisht pa interes.

    Ku do tė pėrfundojė kjo ndjenjė?
    Bota po shkrihet nga ngrohja globale, por zemrat tona janė shndėrruar nė male prej akulli, hapėsirat brenda nesh po mbushen me urrejtje, egoizėm, zili. Askush nuk dėshiron qė tė kujtojė se dashuria fiton mbi gjithēka, se bashkimi i shpirtrave mund tė pėrballet me ēdo stuhi, se njė buzėqeshje ka mė shumė vlerė se ēdo thesar...

    Ku do tė pėrfundojė jeta?
    Jeta jonė ėshtė kthyer nė njė listė me pyetje dhe kėshtu do tė kalojnė vite, shekuj dhe ne nuk do tė mbajmė mė mend
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Zbuloni cilėt janė miqtė e vėrtetė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/4/2014, 07:55

    Shok i vėrtetė ėshtė ai qė rri me ty kur do i pėlqente tė ishte tjetėrkund.
    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Re: Zbuloni cilėt janė miqtė e vėrtetė!

    Mesazh nga Princesha... 18/5/2014, 15:09

    «Ėshtė bukur tė njohėsh shumė njerėz, por edhe nė njė grup tė madh, ke prirjen tė kėrkosh ata pak me tė cilėt ndihesh mė rehat.
    MARINO
    MARINO
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 16/10/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 11197
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 21958
    <b>Votat</b> Votat : 92

    Buzqeshje Re: Zbuloni cilėt janė miqtė e vėrtetė!

    Mesazh nga MARINO 18/5/2014, 15:13

    miqete e vertete per mua jan ata qe gezojne besimin tim deri ne fund dhe ata qe shof e tako perdite ne realitet te tjeret jane fluska oksigjeni ne ajer q cahen me eren e pare ...

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Zbuloni cilėt janė miqtė e vėrtetė!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 27/4/2024, 17:13