BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur miqėsia shndėrrohet nė dashuri

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Kur miqėsia shndėrrohet nė dashuri

    Mesazh nga Princesha... 2/4/2014, 00:10

    Kur miqėsia shndėrrohet nė dashuri Kur-miq-euml-sia-shnd-euml-rrohet-n-euml-dashuri_hd
    Rishqyrtoni ndjenjat tuaja. A jeni vėrtet tė sigurt qė jeni dashuruar nė tė dhe a dėshironi diē mė tepėr se miqėsia?

    Nuk janė tė rralla situatat nė jetė tė dashurohemi nė mikun mė tė mirė. Tashmė jeni tė afėrt, njiheni mirė, respektoni njėri-tjetrin...
    Megjithatė, lidhjet e tilla jo rrallė nuk kanė sukses, mirėpo pasojat e lidhjeve tė pasuksesshme me mikun mė tė mirė mund tė bėhen vėrtet tė dhembshme. Ja se si duhet vepruar nė mėnyrė qė lidhja me mikun mė tė mirė tė funksionojė.

    Pėrse ndodh
    Miqėsia midis burrit dhe gruas ėshtė shpesh njė rrėshqitje e butė drejt njė marrėdhėnieje tjetėr. Kjo ndodh sepse keni mundėsi qė tė kaloni mė shumė kohė me njė person tjetėr pa u kufizuar, pa pasur frikė se mund tė ndodhė ndonjė gjė e pakėndshme, tė bindur se miqėsia ka kode tė ndryshme nga dashuria dhe ndodh qė tė mos biesh nė grackėn e kėsaj tė fundit. Por me sa duket gabohemi! Liria u jep mundėsinė personaliteteve dhe karaktereve tė zbulohen gradualisht, pa qenė e nevojshme tė kalohet nėpėrmes etapave standarde, secila me hapa tė pėrcaktuar dhe tė detyruar.

    Si tė silleni
    Tani qė i keni qartėsuar ndjenjat tuaja, prisni njė moment para se tė rrėfeheni. Pėrpiquni tė kuptoni nėse ajo qė ndieni ju kthehet, duke provuar qė tė ndėrroni pak sjelljen. Kėshtu mund tė vėreni nėse edhe tek ai ka ndonjė ndryshim. Frika mė e madhe ėshtė se mos shkatėrrohet njė marrėdhėnie e qėndrueshme, apo marrja e njė pėrgjigjeje negative. Kėshtu qė pritja ėshtė njė sugjerim i mirė pėr tė kuptuar se sa e vėrtetė dhe e qėndrueshme ėshtė kjo marrėdhėnie nė zemrėn tuaj. Gjithashtu, ky mund tė jetė njė moment vetmie reflektimi nga i cili po pėrpiqeni tė kthjelloni ndjenjat e ngatėrruara, nėse kjo e juaja ėshtė miqėsi apo diēka tjetėr. Pasi t’i keni bėrė tė gjitha kėto kontrolle emocionale duke arritur nė pėrfundimin qė, po ėshtė dashuri, nuk ju mbetet gjė tjetėr veēse t’ia thoni. Nuk ka mė kuptim tė vuani nė heshtje, mė mirė tė flisni hapur, sepse nuk i dihet mund tė merrni njė pėrgjigje pozitive.

    Nėse merrni njė jo
    Nė kėtė rast, zgjidhja mė e mirė do tė ishte largimi pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore nė mėnyrė qė tė kthjelloheni. Pavarėsisht pėrgjigjes negative tė shtireni sikur gjithēka shkon si mė parė, do tė thotė tė sforcoheni, gjė qė rrezikon tė komprometojė pėrfundimisht marrėdhėnien. Merrni tė gjithė kohėn qė ju nevojitet pėr tė vlerėsuar nėse ia vlen dhe a ėshtė e mundur qė ta varrosni ndjenjėn e dashurisė dhe tė kėnaqeni me atė tė miqėsisė. /Telegrafi/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 06:53