BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Malaj: Misioni i PS, nė Kuvend

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    29072009

    Buzqeshje Malaj: Misioni i PS, nė Kuvend

    Mesazh nga Albatros

    Deputeti Arben Malaj, njė nga pėrkrahėsit e tezės se PS-ja nuk duhet tė bojkotojė Kuvendin, tha se kjo forcė politike nuk duhet tė debatojė mė mbi rezultatin e zgjedhjeve, por tė gjejė mėnyrėn pėr tė rikthyer mbėshtetjen publike. Ai theksoi se nė Parlament Partia Socialiste do tė jetė njė opozitė e fortė dhe ky ėshtė institucioni, ku kjo forca mė e madhe e pakicės do tė realizojė misionin e saj. “PS nuk mund tė humbasė mė kohė me debate pėr rezultatin zgjedhor. Ajo duhet tė pėrgatitet me njė analizė tė gjatė me njė strategji dhe vizion tė qartė si do tė rikthejė kredibilitetin politik dhe mbėshtetjen publike nė sfidat, qė ka pėrpara dhe njėkohėsisht, si ne nė institucionet tona parlamentare do tė mund tė jemi njė opozitė e fortė dhe efikase pėr sfidat qė ka vendi. PS misionin e saj qė ka si opozitė do ta realizojė brenda institucionit tė Parlamentit”, u shpreh dje Malaj. I pyetur nėse ėshtė ndėrprerė mandati i kryetarit Edi Rama pas humbjes sė zgjedhjeve tė 28 qershorit, ish-ministri socialist vlerėsoi propozimin e kreut tė PS-sė pėr tė thirrur kongresin e jashtėzakonshėm. Sipas tij pas thirrjes sė kongresit, i cili do t’i hapė rrugė zgjedhjeve pėr kryetarin e partisė, ēdo diskutim lidhur me kėtė ēėshtje ėshtė jo pozitive. “Kryetari nė bazė tė statutit nė mėnyrė korrekte ka thirrur asamblenė, ka kėrkuar qė asambleja tė marrė vendim pėr thirrjen e kongresit tė jashtėzakonshėm me dy ēėshtje kryesore njėra analiza dhe e dyta ėshtė fillimi i procedurave nė PS pas mbetjes sė vendit vakant tė kryetarit tė partisė. Duke qenė se vetė kryetari i partisė e ka propozuar nė rendin e ditės kėtė element statusor dhe respektimin e tij besoj se ēdo diskutim individual do tė jetė njė energji e harxhuar nė mėnyrė jo pozitive”, theksoi deputeti i PS-sė. Nė fund ai bėri thirrje qė nė zgjedhjet pėr kryetarin e partisė duhet tė ketė njė garė mes kolegėsh pėr tė bashkuar mė shumė se sa pėr tė ndarė. Por nė tė njėjtėn kohė ai theksoi se nuk duhet pėrsėritur sėrish modeli i njė partie me institucione tė dobėta dhe lider tė fortė. “Duhet tė kemi njė garė, e cila nė produktin e saj pėrfundimtar do tė japė njė lider, i cili mė shumė se eksperienca e mėparshme ku PS eksperimentoi filozofinė e njė lideri tė fortė dhe institucioneve tė dobėta, t’i rikthehemi njė funksionimi modern tė PS-sė ku institucionet janė shumė tė rėndėsishme pėr tė gjeneruar optimizėm dhe pėr tė garantuar fitore. Ėshtė e rėndėsishme qė kjo garė tė fillojė qė nė fillim me elementė tė kredibilitetit personal tė ēdo konkurruesi nė kėtė garė”, u shpreh Malaj.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 17:25