BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Basha: Mesazhi i BE, inkurajues

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    29072009

    Buzqeshje Basha: Mesazhi i BE, inkurajues

    Mesazh nga Albatros

    Ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, vlerėson si inkurajues deklaratėn e ministrave tė BE-sė nė Bruksel, tė cilėt theksuan se do tė shprehen pėr aplikimin e Shqipėrisė pasi tė mbyllet procesi zgjedhor. Cili ishte reagimi juaj pas mesazhit tė dhėnė nga ministrat e Jashtėm tė BE-sė nė Bruksel?
    Duhet kuptuar si njė mesazh shumė inkurajues pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt. Mendoj se deklarata e Bashkimit Evropian qartėsisht rikonfirmon mbėshtetjen qė Bashkimi Evropian i jep axhendės sė zgjerimit nė Ballkanin Perėndimor dhe merr shkas pikėrisht nė kėtė deklaratė nga aplikimi i Shqipėrisė i paraqitur nė 28 prill, nga kryeministri Berisha presidencės sė radhės dhe i cili pritet tė trajtohet sipas kėsaj deklarate pas pėrfundimit tė procedurave zgjedhore.
    Kur ėshtė fjala pėr procedurat zgjedhore, zoti Basha, njoftimet nga Brukseli lėnė tė kuptohet se nė qendėr tė vėmendjes sė takimeve dhe bisedimeve qė keni pasur ju atje ka qenė pikėrisht edhe zvarritja e shpalljes sė rezultateve pėrfundimtare tė zgjedhjeve.
    Nuk do tė thosha se ka njė kapėrcim sa i pėrket kohės qė ka marrė procesi, sepse kjo kohė ėshtė parashikuar me ligj. Unė mendoj se qartėsisht procesi vlerėsohet nga tė gjithė partnerėt tanė evropianė. Ėshtė njė proces, i cili tashmė ėshtė i pėrfunduar, por teknikisht KQZ-sė, Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve do t’i duhet tė presė edhe pėr kėto pesė ditė tė kėsaj jave, nė mėnyrė qė tė ezaurojė afatin pesėditor ligjor qė i jep Kodi ēdo force politike apo ēdo subjekti politik pėr tė ankimuar ndarjen e mandateve dhe merr formėn e prerė nė datėn 1 gusht. Pra, jo mė shumė se afėr njė muaj pas ditės sė zgjedhjeve ne kemi pėrfunduar ēdo procedurė teknike, ēdo kontestim. Pra, mendoj se krahasuar edhe me zgjedhjet e tjera nė Shqipėri, por krahasuar edhe me zgjedhje tė standardeve euroatlantike, kjo ėshtė njė kohė jashtėzakonisht e arsyeshme pėr tė pėrfunduar njė proces zgjedhor, duke pėrfshirė kėtu edhe periudhėn e kontestimeve dhe konfirmimeve.
    Kur ėshtė fjala pėr kontestimet, ēfarė mund tė thoni pėr kontestimet qė vijnė nga blloku i majtė, saktėsisht sot pasdite do tė dihet edhe qėndrimi i Partisė Socialiste dhe aleatėve tė saj lidhur me njohjen apo, nuk pėrjashtohet mundėsia, edhe mosnjohjen e kėtyre rezultateve?
    Mendoj se duhet tė sqarojmė qartėsisht dy anė tė kėtij diskutimi. E para ka tė bėjė me anėn ligjore, dhe kėtu qartėsisht nuk ka vend pėr hamendėsime, pasi KQZ-ja me votė unanime 7 me 0 ka miratuar tė gjitha mandatet pėrkatėse pėr ēdo qark tė Shqipėrisė, ēka do tė thotė se KQZ-ja, si njė organ i zgjedhur me votė unanime tė Partisė Demokratike dhe tė Partisė Socialiste nė parlamentin shqiptar, duke zbatuar Kodin, po kėshtu tė miratuar nė mėnyrė unanime nga deputetėt e Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike nė Kuvendin shqiptar, i ka dhėnė pėrgjigjen pėrfundimtare kėsaj pyetjeje. Personalisht mendoj se nuk duhet qė Partia Socialiste apo lidershipi i saj tė vendosė interesat e ngushta tė njė personi, njė grupi apo tė njė klani mbi ato kombėtare, duke hedhur nė tregun e retorikės politike fjalė tė tilla tė rėnda dhe pa vend nė vitin 2009 pėr njė vend anėtar tė NATO-s, siē ėshtė bojkoti politik, por natyrisht kjo ėshtė nė dorė tė Partisė Socialiste, e cila pa dyshim do tė mbajė edhe barrėn e plotė tė pėrgjegjėsisė pėr ēdo vendim qė merr.
    Keni pasur bisedime qoftė edhe telefonike me zyrtarė tė lartė tė Bashkimit Evropian, pėrfshirė edhe ministrin e Jashtėm tė Suedisė, Bildt, qė ėshtė kryesues i radhės i BE-sė, lidhur me ēėshtjen e regjimit tė vizave. Nuk ju vjen keq qė vetėm Shqipėria dhe Bosnja u veēuan nga heqja e vizave pėr momentin?
    Nė raport, me njė nga kriteret kryesore teknike, pasaportat biometrike, momenti i fundit i verifikimit nga Komisioni Evropian dhe nga Bashkimi Evropian nė tėrėsi ishte maji i kėtij viti. Shqipėria sapo kishte nisur procesin e prodhimit tė pasaportave biometrike. Opinionit publik i kujtohet qartė se pasaporta e parė ėshtė lėshuar nė prani tė zėvendėskomisionerit Jacques Barrot, i cili ndodhej pėr njė vizitė zyrtare nė Tiranė. Por nė kėtė kontekst unė dua tė pėrsėris, sė pari, angazhimin e shprehur qartė nga qeveria shqiptare, nga kryeministri Berisha, pėr tė ecur pėrpara nė procesin e pasaportave biometrike, proces i cili sot po ecėn me njė ritėm shumėfish mė tė lartė se sa ai i pritshėm apo i deklaruar pėrpara zyrtarėve tė Komisionit Evropian, para tė cilėve kemi deklaruar se nga fundi i vitit do tė kemi 100 mijė qytetarė tė pajisur me pasaportat biometrike, dhe me ritmet e sotme jam i sigurt se ky ritėm do tė dy, tre apo katėrfishohet. Dhe sė dyti, ashtu siē e ka bėrė tė qartė edhe Brukseli zyrtar, verifikimi i kėtij procesi, i cili ndodh nė periudhėn tetor, nėntor, qartėsisht do tė hapė dyert edhe pėr Shqipėrinė, edhe pėr shqiptarėt. Njė gjė do tė jetė e sigurt, qė angazhimi i kryeministrit Berisha, i qeverisė sė tij, qė brenda vitit tė parė tė mandatit tė dytė shqiptarėt tė lėvizin pa viza nė hapėsirėn Shengen, ėshtė plotėsisht i realizueshėm dhe ne po punojmė qė kėtė premtim jo vetėm ta realizojmė nė kohėn e duhur, por edhe ta afrojmė sa mė shumė, pėr tė cilėn po ashtu mbetem optimist.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 9/5/2024, 23:29