BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rama: Hapi i parė, komision hetimor parlamentar

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30072009

    Buzqeshje Rama: Hapi i parė, komision hetimor parlamentar

    Mesazh nga Albatros

    Njė ditė pas Asamblesė Kombėtare, Kryetari i PS-sė, Edi Rama, ka sqaruar vendimet e marra nė kėtė asamble dhe agjendėn qė opozita do tė ndjekė nė tė ardhmen


    TIRANĖ - Njė ditė pas mbledhjes sė Asamblesė Kombėtare, kryetari i PS-sė, Edi Rama, deklaroi se selia rozė ka pėrgatitur njė raport tė hollėsishėm pėr zgjedhjet, qė do t'u vihet nė dispozicion tė gjithė partnerėve ndėrkombėtarė.


    Duke iu referuar vendimit tė Asamblesė Kombėtare, lideri i opozitės theksoi edhe njėherė se zgjedhjet e 28 qershorit, janė njė mundėsi e humbur nė raport me pritshmėrinė dhe me objektivin, qė duhet tė pėrmbushnin jo pėr partitė politike, apo pėr tė pėrcaktuar kush do tė fitonte dhe kush do tė humbiste, por pėr Shqipėrinė dhe imazhin e saj.


    "Dhe pėr kėtė ka vetėm njė pėrgjegjės, Sali Berisha dhe qeveria e tij, qė deformuan qėllimshėm procesin zgjedhor, nga ku doli njė rezultat i deformuar. Prandaj, ky rezultat ėshtė i papranueshėm pėr PS-nė, si njė shprehje e deformuar e vullnetit tė zgjedhėsve, nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral, para, gjatė dhe pas 28 qershorit",- tha ai.


    Rama saktėsoi se qysh prej mbledhjes sė Asamblesė Kombėtare, PS-ja ėshtė distancuar hapur nga ēdo rrugė dhe pėrpjekje pėr t'i imponuar PS-sė, opozitės dhe opinionit nė tėrėsi, tė miratimit pa kushte tė njė rezultati zgjedhor, qė nuk e shpreh vullnetin e lirė tė popullit shqiptar.


    "Ne do tė bėjmė ēmos pėr tė bėrė deri nė fund transparencėn e plotė tė procesit zgjedhor me tė gjitha instrumentet ligjore dhe kushtetuese, duke qenė tė predispozuar tė pėrdorim ēdo mjet demokratik pėr kėtė qėllim.


    Kutitė e mbyllura pėrfundimisht nga pikėpamja e pėrmbajtjes sė tyre nė raport me rezultatin juridik, ne nuk i konsiderojmė tė mbyllura pėrfundimisht nė raport me domosdoshmėrinė pėr tė bėrė njė transparencė, qė i vlen procesit politik nė Shqipėri dhe qė ėshtė njė detyrim karshi popullit shqiptar",- tha ai. Mė pas, Rama iu pėrgjigj edhe pyetjeve tė gazetarėve.


    Z. Rama, pse gjatė mbledhjes sė fundit tė Asamblesė Kombėtare nuk u lejuan kamerat dhe media qė ta ndiqnin nga afėr atė se ēfarė ndodhte aty?


    Mbledhjet e Asamblesė Kombėtare bėhen me statut tė mbyllura dhe ato hapen pėr median vetėm me vullnetin e Asamblesė Kombėtare. Dje nuk ishte as rasti dhe as vullneti pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.


    Sa mund tė ndikojė nė qėndrimin e grupit parlamentar socialist fakti se kėrkesa e rreth 35 anėtarėve tė asamblesė, shumica anėtarė tė kryesisė dhe deputetė, nuk u mor parasysh?


    Unė mendoj qė Grupi Parlamentar i PS-sė, do tė jetė solid, i konsoliduar, i harmonizuar dhe i koordinuar nė funksion tė njė vendimmarrjeje, qė do tė jetė fryt i sintezės i tė gjitha mendimeve dhe diskutimeve tė brendshme, tė secilit nė lirinė dhe nė tė drejtėn e tij pėr t'u shprehur, gjė qė asnjėherė nuk ka munguar dhe nuk do tė mungojė nė PS.


    Nė politikėn shqiptare ka pasur edhe precedentė tė tjerė tė mėparshėm ku janė kėrkuar komisione hetimore, por qė nė fund nuk kanė arritur asgjė. Pse mendoni se ky komision hetimor qė do tė kėrkoni ju pėr zgjedhjet, do tė funksionojė?


    Sė pari, komisioni hetimor parlamentar pėr transparencėn e 28 qershorit apo pėr tė zbardhur atė qė ne e quajmė vendosmėrisht krimi elektoral i 28 qershorit, ėshtė njė nga instrumentet dhe ne do ta vėmė atė menjėherė nė lėvizje, duke bėrė gjithė pėrpjekjen tonė qė t'i shkojmė deri nė fund procesit tė hetimit parlamentar. Por nuk ėshtė i vetmi instrument.


    Sa shanse ka qė tė provokohen zgjedhje tė parakohshme, kur ju nuk keni numrat?


    Lidhur me vlerėn numerike tė rezultatit, nga pikėpamja juridike nuk mund tė diskutohet, por nga pikėpamja politike ėshtė tėrėsisht e kontestueshme dhe pėr kėtė arsye, ne do ta kontestojmė nė vijimėsi legjitimitetin e kėsaj qeverie, do ta kontestojmė nė vijimėsi sovranitetin e kėtij Parlamenti tė ri dhe ne besojmė qė ky produkt i kalbur i njė procesi tė kalbur, jo vetėm meriton tė kontestohet, por janė tė gjitha arsyet pėr tė besuar pikėrisht se qėndrimi ynė nuk pėrfaqėson njė qėndrim, qė vjen si rezultat i njė taktike politike, por njė qėndrim qė vjen si rezultat i njė tė vėrtete, qė shqiptarėt e dinė mirė, veēanėrisht ata qė janė trysnuar apo grabitur.


    Pra, pikėrisht pėr kėtė arsye, ky qėndrim jo vetėm ka forcėn e nevojshme pėr ta vendosur Parlamentin dhe qeverinė nė atė pozicion qė meritojnė, por ėshtė njė bazė shumė e fortė pėr tė synuar zgjedhjet e parakohshme, pavarėsisht afatit tė tyre dhe jo si qėllim nė vetvete pėr tė ndryshuar ngjyrėn e pushtetit, por si njė domosdoshmėri pėr t'i dhėnė sovranitet tė pakontestueshėm Parlamentit, legjitimitet tė pakontestueshėm politikisht qeverisė dhe mundėsi vendit pėr tė bėrė reforma, tė cilat me kėtė Parlament e me kėtė qeveri janė praktikisht tė pamundura.


    Ne do tė shkojmė menjėherė, apo do tė kthehemi menjėherė te shqiptarėt e shqiptaret nė tė gjithė territorin dhe do tė ndėrtojmė njė proces komunikimi intensiv, qė do tė pėrkthehet edhe nė shfaqje demokratike tė protestės pėr njė rezultat tė papranueshėm.


    Shqiptarėt nuk mund tė pranojnė kokulur njė Parlament dhe njė qeveri qė nuk ka lindur nga shprehja e lirė dhe numėrimi i ndershėm i vullnetit tė tyre pėrmes votės. Sigurisht qė kjo ėshtė njė rrugė, tė cilėn do ta pėrshkojmė me durim, por me njė vendosmėri tė palėkundur.


    Z. Rama, ju flisni sot nė emėr tė PS-sė, se ajo do tė bėjė gjithė kėto veprime nė tė ardhmen, ndėrkohė qė data 29 gusht, megjithėse ėshtė ende njė muaj, larg mund tė sjellė dhe ndryshim nė lidershipin e saj, i cili nuk mund tė ketė kėto objektiva...


    Unė sot po komentoj qėndrimin zyrtar tė PS-sė, i cili nuk lidhet me aspektin tjetėr, qė do tė zgjidhė Kongresi i Jashtėzakonshėm, qė ėshtė lidershipi i PS-sė. Por lidhet me atė qė PS-ja do tė bėjė, pavarėsisht nga rezultati i Kongresit tė Jashtėzakonshėm pėr lidershipin e PS-sė.


    Unė jam nė legjitimitet tė plotė pėr tė thėnė ne, sepse ky ėshtė njė qėndrim dhe njė vendim solemn i njė institucioni tė Partisė Socialiste, qė ka tė gjitha atributet pėr tė vendosur njė qėndrim politik dhe pėr t'ia kaluar kėtė qėndrim politik pėr njė ratifikim pėrfundimtar


    Kongresit tė Jashtėzakonshėm tė Partisė Socialiste, ku sigurisht do tė diskutohet edhe pjesa e dytė e rendit tė djeshėm tė ditės tė Asamblesė Kombėtare, qė ka tė bėjė me zbatimin e statusit tė Partisė Socialiste, gjė qė shqetėsoi dhe krijoi shumė diskutime, tė cilat pa asnjė dyshim kanė legjitimitetin e tyre, pėr sa u pėrket komenteve dhe analizave.


    Por, ėshtė pėr tė ardhur keq, qė ndėrkohė, i tėrė diskutimi u fokusua nė kėtė aspekt, qė ka tė bėjė me njė vendimmarrje tė Partisė Socialiste dhe nuk u fokusua nė njė aspekt tjetėr. Zgjedhjet e 28 qershorit nuk janė zgjedhjet qė meritojnė shqiptaret dhe shqiptarėt.


    Zgjedhjet e 28 qershorit u manipuluan dhe rezultati i tyre u deformua pėrmes njė korrupsioni elektoral para, gjatė dhe pas fushatės dhe ndėrkohė qė shfaqja mė e shėmtuar nė historinė e zgjedhjeve, qysh pas vitit 1996, e njė KQZ tė kthyer nė njė instrument ilegal pėrmes vendimmarrjesh ilegale nė kundėrshtim me ligjin, zhvillohej, pakkush ngrinte zėrin dhe fliste pėr kėtė. Kjo pėr mua ėshtė shprehje e njė situate alarmante pėr demokracinė nė Shqipėri, e njė gjendjeje, trysnie edhe pėr mediat nė Shqipėrinė.


    Ju flisni pėr mbrojtjen e kėtyre hapėsirave tė lirisė nė krye tė PS-sė, ndėrkohė qė nuk dimė se ē'do ndodhė mė tej me pozicionin tuaj. Nė kėtė kuptim, mund tė na thoni cili do jetė pozicioni juaj nė kėtė parti?


    Sė pari, kėto hapėsira unė i kam mbrojtur qysh nė vitin 1990 minimalisht dhe do vazhdoj t'i mbroj pavarėsisht pozicionit tim dhe, sė dyti, besoj se nuk do ma merrni pėr keq nė rast se ju them se, ēdo punė nė radhėn e vet.

    Do rikandidoni?


    Pyetja juaj e merr pėrgjigjen e duhur nė ditėn dhe nė kohėn e duhur, qė ėshtė dita e Kongresit tė Jashtėzakonshėm.


    Ēfarė do tė ndodhė me strukturat e tjera tė partisė, si sekretariati, kryesia etj., pra, a duhet tė riformatohen ato?


    Kjo ėshtė edhe mė tutje nė radhėn e gjėrave. Sot unė dua tė bėj tė qartė qėndrimin e PS-sė ndaj zgjedhjeve dhe dua tė komunikoj me ju dhe pėrmes jush me tė gjitha ata qė janė shumė tė interesuar, kėtu flas pėr opinionin publik, nuk flas pėr Sali Berishėn qė ka edhe ai interesin e vet ta dijė, por pėr arsye tė tjera, se cili do tė jetė profili i opozitės me hapjen e sezonit tė ri politik dhe pse opozita do tė ketė kėtė profil.


    Nėse rizgjidheni kryetar, a do tė kėmbėngulni tek politika pėrtej tė majtės dhe tė djathtės?


    Pėrgjigjja ėshtė po ajo, radha e punės. Do tė kemi kohė tė flasim pėr tė gjitha kėto, po bindja ime ėshtė se shqiptarėt nuk e kanė kundėrvotuar projektin tonė politik, por projekti ynė politik nuk ka arritur tė marrė miratimin e shqiptarėve pėr t'u kthyer nė njė alternativė qeverisėse, sepse rezultati i zgjedhjeve nuk ėshtė shprehje e vullnetit tė lirė tė popullit shqiptar dhe produkt i njė numėrimi tė ndershėm tė votave tė shqiptarėve.


    Pra, s'kemi pasur zgjedhje tė lira dhe tė ndershme qė tė na garantonin njė rezultat qė tė shprehte vullnetin e popullit shqiptar dhe pėr kėtė arsye, unė nuk kam asnjė arsye qė tė pranoj se projekti politik nuk ka marrė votėbesimin e shqiptarėve.


    Cili ėshtė qėndrimi juaj ndaj grupit kundėrshtues si Malaj?


    Nė mėnyrėn mė absolute unė i shikoj tė gjitha pėrpjekjet, e tė gjithė miqve, bashkėpunėtorėve dhe kolegėve pėr tė hapur njė debat lidhur me njė qėndrim - qė ėshtė shumė i rėndėsishėm - politik tė PS-sė, nė raport me njė proces, mė i rėndėsishmi pėr njė forcė politike, qė ėshtė procesi zgjedhor, si shprehje tė atij diversiteti dhe tė asaj natyre qė ka familja jonė politike, qė padrejtėsisht ėshtė parė dhe ėshtė komentuar herė pas here si njė familje ku kjo gjė mungon. Kemi bėrė njė debat tė gjatė dhe shumė tė vlefshėm dhe kemi arritur rezultatin e duhur.


    Z. Rama, ata qė ju nė pėrgjigjen tuaj i konsideruat miq dhe kolegė, mbajnė njė qėndrim krejt ndryshe nga ju nė lidhje me rezultatin, duke pėrcaktuar si arsye tė tij mungesėn e njė programi, personalizimin e fushatės dhe mospėrcjellja si duhet e alternativės socialiste nė fushatė....


    Sigurisht qė ata mendojnė ndryshe, por kjo nuk do tė thotė qė nuk janė miqtė dhe kolegėt e mi, kėshtu qė edhe ju pėr kėtė arsye po pyesni, sepse ata mendojnė ndryshe. Unė mendoj ndryshe dhe asambleja vendosi.


    Duke iu referuar statutit, ashtu siē edhe thonė miqtė tuaj nė rezolutėn qė ata paraqitėn, mandati juaj si kryetar partie ėshtė ndėrprerė nė momentin e shpalljes sė rezultatit tė zgjedhjeve.


    Nė kėto kushte, nė cilėsinė e kujt, ju, z. Rama, i drejtoheni opinionit publik?


    Nė po atė cilėsi qė Kryeministri u drejtohet shqiptarėve, edhe pse teorikisht apo juridikisht mandati i tij sot ėshtė ndėrprerė, ose nė rast se nuk do tė rizgjidhej Kryeministėr do tė vazhdonte t'u drejtohej shqiptarėve, pavarėsisht se mandati i tij ėshtė ndėrprerė, sepse nuk ka vakum.


    Si kryetar nė detyrė, kujt ia keni deleguar kompetencat, pasi nė 2005-ėn, nė momentin qė Nano dha dorėheqjen, ia delegoi kompetencat Ruēit?


    Njė kryetar nė detyrė ėshtė njė kryetar qė bėn detyrėn dhe detyra qė ka kryetari nė detyrė ėshtė detyra e kryetarit.


    Rruga qė do tė ndiqet


    Ne do tė shkojmė menjėherė, apo do tė kthehemi menjėherė te shqiptarėt e shqiptaret nė tė gjithė territorin dhe do tė ndėrtojmė njė proces komunikimi intensiv, qė do tė pėrkthehet edhe nė shfaqje demokratike tė protestės pėr njė rezultat tė papranueshėm.


    Shqiptarėt nuk mund tė pranojnė kokulur njė Parlament dhe njė qeveri qė nuk ka lindur nga shprehja e lirė dhe numėrimi i ndershėm i vullnetit tė tyre pėrmes votės. Sigurisht qė kjo ėshtė njė rrugė, tė cilėn do ta pėrshkojmė me durim, por me njė vendosmėri tė palėkundur.


    Rezultati


    Lidhur me vlerėn numerike tė rezultatit, nga pikėpamja juridike nuk mund tė diskutohet, por nga pikėpamja politike ėshtė tėrėsisht e kontestueshme dhe pėr kėtė arsye, ne do ta kontestojmė nė vijimėsi legjitimitetin e kėsaj qeverie, do ta kontestojmė nė vijimėsi sovranitetin e kėtij Parlamenti tė ri dhe ne besojmė qė ky produkt i kalbur i njė procesi tė kalbur, jo vetėm meriton tė kontestohet, por janė tė gjitha arsyet pėr tė besuar se qėndrimi ynė nuk pėrfaqėson njė qėndrim qė vjen si rezultat i njė taktike politike, por njė qėndrim qė vjen si rezultat i njė tė vėrtete.


    Pėr qėndrimin e Malajt dhe Blushit

    Nė mėnyrėn mė absolute unė i shikoj tė gjitha pėrpjekjet, e tė gjithė miqve, bashkėpunėtorėve dhe kolegėve pėr tė hapur njė debat lidhur me njė qėndrim - qė ėshtė shumė i rėndėsishėm - politik tė PS-sė, nė raport me njė proces, mė i rėndėsishmi pėr njė forcė politike, qė ėshtė procesi zgjedhor, si shprehje tė atij diversiteti dhe tė asaj natyre qė ka familja jonė politike, qė padrejtėsisht ėshtė parė dhe ėshtė komentuar herė pas here si njė familje ku kjo gjė mungon. Kemi bėrė njė debat tė gjatė dhe shumė tė vlefshėm dhe kemi arritur rezultatin e duhur.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 14:55