BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cana lider edhe nė Sunderland

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30072009

    Buzqeshje Cana lider edhe nė Sunderland

    Mesazh nga Albatros

    Pasi i ka dhėnė lamtumirėn Marseilles, Lorik Cana e ka filluar aventurėn e re me Sunderlandin. Ai ėshtė prezantuar tė enjten zyrtarisht te klubi anglez. Mesfushori kosovar pretendon tė jetė lider edhe te Sunderland. 26 vjeēari Premierligėn e vlerėson mė tė mirėn nė botė, ndėrsa premton se do ta japė 300 pėrqindėshin pėr ekipin e tij tė ri.

    Nga Express mė 30.07.2009 nė ora 18:05
    "…Dėshiroj ta jap 300 pėrqindėshin, tė jem i fortė dhe tė jem lider. Tė jem lider ėshtė gjė natyrale. Mendoj se loja ime ėshtė tipike britanike…"
    Sunderland e ka prezantuar tė enjten transferin mė tė ri, Lorik Cana.

    Futbollisti shqiptar kishte zhvilluar seancėn e fundit stėrvitore me Olympique Marseille tė hėnėn, para se t’i bashkohej ekipit tė ri.

    Ndėrsa tė enjten paradite reprezentuesi i Shqipėrisė e pati prezantimin zyrtar me Sunderlandin, pėr tė cilin klub nėnshkroi kontratė katėrvjeēare.

    Ai e pati edhe stėrvitjen e parė me klubin e ri.

    Cana theksoi se ndihet i eksituar me eksperiencėn e re, ku premton se do tė japė gjithēka nga vetja.

    “Ndihem mirė. Ishte stėrvitja e parė e imja, klub i ri, aventurė e re pėr mua”, tha Cana pėr televizionin e klubit SAFC TV.

    “Jam mjaft i eksituar qė i bashkohem Premierligės, pėrshtypjet e mia janė tė mira. Kontakti im i parė me menaxherin dhe me asistentin e tij, sot do t’i takoj tė gjithė futbollistėt”, shtoi ai.

    Cana dėshiron tė bėhet lider i Sunderlandit kėtė sezon. Ai e pėrshkruan veten lider natyral dhe dėshiron ta arrijė kulmin nė Angli.

    “Dėshiroj ta jap 300 pėrqindėshin, tė jem i fortė dhe tė jem lider. Tė jem lider ėshtė gjė natyrale. Mendoj se loja ime ėshtė tipike britanike”, vazhdoi ai.

    Me Sunderlandin ai synon tė arrijė rezultate tė mira. Cana dėshiron ta shfaqė eksperiencėn e tij te klubi anglez.

    “Unė po pres tė luaj pėr Sunderlandin dhe tė arrij rezultate tė mira. Kam luajtur nė dy prej klubeve mė tė mėdha nė Francė dhe nė Ligėn e Kampionėve. Tani jam kėtu pėr tė pasur njė eksperiencė tė mirė personale me Sunderlandin dhe ta ndihmoj kėtė klub”, u shpreh kosovari i cili e konfirmoi se ėshtė i pasionuar pas futbollit anglez.

    “Pėr mua, Premierliga ėshtė mė e mira nė botė, tė gjithė nė botė e pėrcjellin atė. Kjo ėshtė arsyeja se pse erdha kėtu. Sunderland ėshtė njė vend fantastik pėr tė luajtur, me fansa tė jashtėzakonshėm. Unė jam fitues. E posedoj eksperiencėn pėr tė luajtur nė njė ligė tė fortė si kjo dhe po mundohem ta bėj kėtė me Sunderlandin”, pėrfundoi Lorik Cana.

    Pėr t’i siguruar shėrbimet e futbollistit shqiptar, skuadra e maceve tė zeza i ka paguar Marseilles 6 milionė euro.

    Marseille nė zemėr

    Para se t’i bashkohet ekipit tė ri, Cana e ka dhėnė njė intervistėn lamtumirėse pėr televizionin e klubit tė Marseilles, pėr tė cilin thotė se do t’i mbetet gjithmonė nė zemėr.

    “Ėshtė moment special i jetės sime. Rrugėt tona janė ndarė, por askush nuk mund ta dijė tė ardhmen...”, ka thėnė Cana i cili iu bashkua Marseilles nė gusht tė vitit 2005 nga Paris Saint Germain.

    “Kalova kėtu katėr vjet tė mrekullueshme, tė paharrueshme. Unė do tė vij kėtu shpesh dhe do ta pėrcjell Marseillen”, shtoi Cana.

    Edhe pse nuk arriti ta fitonte asnjė titull kampioni me Marseillen, Cana ėshtė krenar me atė qė arriti gjatė kėtyre viteve me klubin nga Velodrome.

    “Gjatė viteve tė fundit ne kontribuuam qė ta ngremė lart Marseillen. Pėr fat tė keq nuk dolėm ta fitonim titullin sezonin e fundit.. Por, ne shkuam larg, shkuam nė Evropė”, vazhdoi ai.

    Pa dyshim, deri tash, vitet mė tė mira tė Lorikut ishin te Marseille. Edhe ai e di kėtė.

    “Gjėrat qė i pėrjetova kėtu do tė jetė vėshtirė t’i pėrjetoj diku tjetėr. Do tė jem gjithmonė i lidhur me kėtė vend, OM do tė jetė klubi im i pėrhershėm. Tash unė do tė shkoj nė njė ligė tjetėr, do ta provoj njė sfidė tjetėr. Kjo ishte zgjedhja mė e mirė pėr mua”, pėrfundoi Cana i cili gjatė qėndrimit nė Marseille u shndėrrua nė idhull tė tifozėve tė klubit marsejez.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 18:12