BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Aplikimi nė BE, Malaj: Qeveria e Kuvendi tė mos krijojnė vonesa

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    01082009

    Buzqeshje Aplikimi nė BE, Malaj: Qeveria e Kuvendi tė mos krijojnė vonesa

    Mesazh nga Albatros

    Deputeti i PS-sė, Arben Malaj, ka vlerėsuar dje vendimin e Austrisė pėr tė kushtėzuar pranimin e kėrkesės sė Islandės pėr nė BE, me marrjen nė shqyrtim edhe tė kėrkesės sė Shqipėrisė dhe Kroacisė. Gjatė njė deklarate pėr shtyp, anėtari i kryesisė sė PS-sė tha se “qėndrimi i qeverisė austriake pėr tė pėrdorur sistemin e vetos ndaj kėrkesės sė Islandės pėr anėtarėsim nė BE, duke e kushtėzuar me shqyrtimin e kėrkesės sė vendit tonė dhe pėrshpejtimin e hapave integruese edhe pėr Kroacinė e Maqedoninė, meriton mirėnjohje tė veēantė nga i gjithė spektri i politikės shqiptare”. Sipas tij “ky qėndrim i qeverisė sė Austrisė, mbėshtetja e vendeve tona edhe nga fqinjėt Itali dhe Greqi, sė bashku me mbėshtetjen konstante dhe tė pėrsėritur qė SHBA i japin integrimit tė Ballkanit Perėndimor, si strategjia mė e mirė pėr sfidat tona afatgjata, i ritheksuar dhe nė takimin e fundit SHBA-BE, ka krijuar momentin mė favorizues dhe mbėshtetės pėr vendin tonė dhe rajonin”. Malaj kėrkoi nga qeveria dhe Kuvendi qė tė tregojnė vullnet nė kryerjen e reformave, me qėllim qė tė mos krijohen vonesa. “Ne duhet tė tregojmė vullnet maksimal dhe pėrgjegjshmėri maksimale pėr reformat konkrete. Qeveria dhe Parlamenti duhet tė maksimizojnė efikasitetin ndaj plotėsimit tė tė gjitha kushteve teknike dhe politike qė vendi ynė tė mos krijojė vonesa. Sot mė shumė se kurrė integrimi i vendit nė BE duket njė mundėsi konkrete dhe shumė afėr pėr tė qenė njė ėndėrr e realizueshme”, u shpreh dje Malaj. Dy ditė mė parė, Ministri i Jashtėm austriak vendosi veton pėr pranimin e kėrkesės sė Islandės pėr t’u anėtarėsuar nė BE, duke kėrkuar qė paralelisht me tė tė shqyrtohet edhe kėrkesa e Shqipėrisė dhe Kroacisė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 16:08