BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rasmusen, shefi i ri i NATO-s. Mesazh nga Presidenti Topi

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    01082009

    Buzqeshje Rasmusen, shefi i ri i NATO-s. Mesazh nga Presidenti Topi

    Mesazh nga Albatros

    Ish-kryeministri danez, Anders Fog Rasmusen mori sot postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s nga Jap de Hop Shefer, i cili largohet nga ky funksion pas pėrfundimit tė mandatit 5-vjeēa. Sekretari i sapoemėruar do tė pėrballet me shumė ēėshtje tė hapura si drejtimi qė po merr Aleanca dhe roli i saj.

    Njė nga detyrat e tij tė para do tė jetė misioni i NATO-s nė Afagnistan, i cili deri tani nuk ka dhėnė rezultate tė kėnaqshme. Mes ēėshtjeve tė hapura do tė jenė edhe marrėdhėniet me Rusinė nė kuadėr tė Kėshillit Rusi - NATO.

    Ndėr prioritet e Rasmusenit renditen marrėdhėniet me Moskėn, pas ftohjes qė vijoi pėr shkak tė luftės sė vitit tė kaluar nė Osetinė e Jugut. Rasmusen, si shef i ri i Aleancės ushtarake, do tė udhėheqė procesin e uljes sė numrit tė ushtarėve tė NATO-s nė Kosovė, ndėrsa njė nga ēėshtjet me tė cilat do tė merret do tė jetė edhe angazhimi i vendeve tė Ballkanit Perėndimor pėr tu bėrė anėtare tė Aleancės.

    Sfidė pėr shefin e ri tė NATO-s do tė jetė edhe zgjerimi i Aleancės me ish-republikat sovjetike Ukrainėn dhe Gjeorgjinė.


    Urimi i Presidentit te Shqiperise, Bamir Topi

    Presidenti i Republikės, Bamir Topi i drejtoi sot njė mesazh urimi Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut, Anders Fog Rasmusen, me rastin e marrjes sė detyrės sė re. Nė mesazh Kreu i shtetit pasi i shpreh urimet pėr suksese nė kėtė mision angazhues e domethėnės, e siguron z. Rasmusen se Shqipėria si anėtarja mė e re e Aleancės do tė kontribuojė nė mbrojtjen e vlerave tė lirisė dhe paqes nė botė.

    "Populli shqiptar dhe Shqipėria, anėtarja mė e re e kėsaj Aleance, janė tė vendosur tė kontribuojnė maksimalisht pėr arritjen e vlerave dhe objektivave tė pėrbashkėta nė mbrojtje tė lirisė, paqes dhe stabilitetit afatgjatė, rajonal e global, dhe tė pėrgjegjshėm pėr tė qenė aleatė tė denjė dhe miq tė sigurt tė tė gjitha vendeve anėtare tė NATO-s", thuhet nė mesazhin zyrtar tė Presidentit Topi.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 12/5/2024, 20:55