BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Presidenti Topi priti Ministrin Rijad Al-Maliki

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    26022010

    Buzqeshje Presidenti Topi priti Ministrin Rijad Al-Maliki

    Mesazh nga Albatros

    Presidenti i Republikės,Bamir Topi priti sot Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Autoritetit Kombėtar Palestinez, Rijad Al-Maliki dhe delegacionin qė e shoqėronte nė kuadėr tė vizitės sė tij zyrtare nė vendin tonė.Pasi i uroi mirėseardhjen nė vendin tonė, Kryetari i Shtetit vuri nė dukje nivelin pozitiv tė marrėdhėnieve tė vendit tonė me Autoritetin Kombėtar tė Palestinės, si dhe tė bashkėpunimit nė kuadėr tė organizatave ndėrkombėtare. Presidenti Topi shprehu dhe njė herė mbėshtetjen parimisht tė shtetit shqiptar tė ēdo pėrpjekje tė zgjidhjes paqėsore, tė qėndrueshme dhe afatgjatė tė konfliktit izraelito-palestinez dhe situatės nė Lindjen e Mesme nėpėrmjet bisedimeve dhe negociatave. Ndėrkohė, nė kėtė drejtim, Presidenti Topi vuri nė dukje se qėndrimi ynė ėshtė nė njė linjė me atė tė Bashkimit Evropian dhe i bazuar nė disa parime kryesore si dialogu politik, mbėshtetje ndaj forcave tė moderuara dhe asistencė ndėrkombėtare pėr lehtėsimin e negociatave midis Izraelit dhe Palestinės.Nė vijim, Presidenti Topi vuri nė dukje se kjo vizitė dėshmon edhe njėherė pėr nivelin shumė tė mirė tė dialogut politik dhe marrėdhėnieve dypalėshe tė pėrforcuara sot edhe nga nėnshkrimi i Marrėveshjes mes dy Ministrave respektivė tė Jashtėm, qė duhet tė reflektohen edhe nė zgjerimin e marrėdhėnieve ekonomike si shkėmbimet tregtare, kulturore, turistike, etj.Nga ana e tij, Ministri i Jashtėm i Autoritetit Kombėtar Palestinez, Rijad Al-Maliki shprehu kėnaqėsinė dhe nderimin pėr kėtė takim me Presidentin e Republikės duke i pėrcjellė pėrshėndetjet mė tė mira tė Presidentit palestinez Mahmud Abaz sė bashku me ftesėn pėr ta vizituar nė njė kohė sa mė tė pėrshtatshme. Ministri i Jashtėm palestinez, Al-Maliki pasi vlerėsoi marrėdhėniet mes dy vendeve tona nė tė gjitha nivelet duke shpresuar nė rritjen e bashkėpunimit nė fushėn e ekonomisė dhe turizmit, bėri njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė situatės nė Lindjen e Mesme, tė ecurisė sė negociatave izraelito-palestineze dhe pėrpjekjeve diplomatike ndėrkombėtare pėr tė gjetur njė zgjidhje sa mė tė shpejtė e afatgjatė, u shpreh se suksesi do tė arrihet vetėm nėpėrmjet vazhdimit tė bisedimeve dhe negocimit.Nė takim ishin tė pranishėm edhe Ambasadori i Jashtėzakonshėm e Fuqiplotė i Autoritetit Kombėtar Palestinez nė Tiranė, Dr. Mohamad Tarshahani si dhe Zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Shqipėrisė, Selim Belortaja.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 14:25