BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    BB: Shqipėria, lehtėsira pėr biznesin

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    10092009

    Buzqeshje BB: Shqipėria, lehtėsira pėr biznesin

    Mesazh nga Vizitor

    BB: Shqipėria, lehtėsira pėr biznesin 2lix3b9
    Banka Botėrore publikoi raportin e vjetor pėr gjendjen e biznesit nė botė. Nė tė vihet nė dukje se njė numėr rekord ekonomish nė mbarė globin reformuan rregullat e biznesit gjatė vitit fiskal 2008 - 2009, mes tyre edhe Shqipėria. Sipas Bankės Botėrore 131 vende nga 183 ose 70% e ekonomive tė pėrfshira nė raport reformuan praktikėn e bizneseve tė tyre. Ky pėrparim vjen pikėrisht nė periudhėn e njė krize ekonomike botėrore.

    Nė raportin e Bankės Botėrore “Biznesi nė 2910: Reforma nė Kohė tė vėshtira” konstaton kryerjen e 287 reformave nė periudhėn qershor 2008 – maj 2009, qė pėrbėjnė njė ngritje prej 20 pėrqindėsh krahasuar me njė vit mė parė. Nė kėtė drejtim Shqipėria miratoi njė ligj tė ri pėr falimentimin dhe agjencinė qė do ta mbikqyrė atė, ligj i cili sanksionon edhe afatet kohore pėr kompanitė qė veprojnė me humbje dhe norma kualifikimi pėr administratorėt qė do tė mbikqyrin procesin e falimentimit.

    Fillimi i bizneseve nė Shqipėri u lehtėsua, duke e bėrė regjistrimin elektronikisht, gjė qė natyrisht shtoi edhe kapacitetin e ruajtjes sė tė dhėnave. Po ashtu u ul ndjeshėm shuma e kapitalit fillestar pėr tė hapur njė biznes tė ri dhe u eliminua kėrkesa pėr ta regjistruar biznesin nė Dhomėn e Tregtisė. Gjithashtu, pėrdorimi i softuerėve pėr financat dhe instalimi i pajisjeve tė skanimit kontribuan nė pakėsimin e kohės sė kalimit tė mallrave nėpėr pikat doganore, thuhet nė raportin e Bankės Botėrore.

    Dhe me gjuhėn e shifrave, Shqipėria u ngrit nga vendi i 89-tė nė tė 82-tin pėr sa u pėrket lehtėsive pėr tė bėrė biznes. Ajo hyn nė vendin e 46 nė grupin e atyre vendeve ku hapja e njė biznesi tė ri ėshtė e lehtė. Po ashtu dhe kushtet pėr tregtinė ndėrkufitare tė Shqipėrisė, janė tė favorshme, thuhet nė raportin e Bankės Botėrore nė zėrin pėr Shqipėrinė.

    Reformatorėt nė vende tė ndryshme tė botės u pėrqendruan nė krijimin e kushteve lehtėsuese pėr tė filluar dhe operuar biznese, forcuan ligjet pėr tė drejtėn e pronės, pėrmirėsuan praktikėn e zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve komerciale dhe procedurat e falimentimit, thuhet nė raportin e Bankės Botėrore.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 10/5/2024, 17:53