BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kuvend, Topalli rizgjidhet kryetare: Keqardhje pėr mungesėn e opozitės

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    10092009

    Buzqeshje Kuvend, Topalli rizgjidhet kryetare: Keqardhje pėr mungesėn e opozitės

    Mesazh nga Vizitor

    Kuvend, Topalli rizgjidhet kryetare: Keqardhje pėr mungesėn e opozitės Nwnewn
    Jozefina Topalli eshte rikonfirmuar kryetare e Kuvendi te Shqiperise me shumice parlamentare. Nga 75 deputete te pranishem ne salle Topalli ka marr 74 vota pro, dhe 1 kunder duke marr serish detyren qe ka mbajtur per kater vitet e shkuara. Edhe ne kete mbledhje te deputeteve opozita nuk ka qene e pranishme. Keqardhje per opoziten qe nuk eshte ne Parlament, eshte shprehur Topalli gjate fjalimit te saj pas konfirmimit. Ajo perseriti serish se maxhoranca eshte e hapur per bashkepunim. Duke kundershtuar opoziten, Topalli tha se zgjedhjet kane qene me te mirat te realizuara ndonjehere, dhe se deputetet kane marr mandatet me vendim unanim nga te gjithe anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

    “Falenderoj Partine Demokratike qe me propozoi. Shpreh keqardhje qe opozita nuk eshte, per te nderuar voten e qytetareve socialiste, po une shpresoj shpejt per nje periudhe debatesh te vlefshme e te nje opozite racionale me synim te interesave te perbashketa te shoqerise se Shqiperise. Sot dua ti perseris qe jemi te hapur per bashkepunim, kete na e thote misioni, vendi jone, Shqiperia. Vijme nga zgjedhje me pjesemarrje, me te mirat qe jane realizuar sepse per here te pare cdo njeri nga 140 deputet ka marr mandatin me vendim unanim te anetareve te majte e te djathte te KQZ, per here te pare nuk ka hije dyshimi mbi mandatet dhe e ben Parlamentin te forte. Ky parlament do te kete nje axhende ambicioze”, deklaroi Topalli, duke renditur edhe prioritetet e kater viteve te ardhshme te Parlamentit.

    Me heret, deputetet jane betuar para drejtuesit te seances, Fatos Beja. Kreu i Komisionit te Perkohshem te mandateve Jemin Gjana prezantoi raportin e ketij komisioni, ne te cilin i dha OK deputeteve te benin betimin. Sipas ketij raporti nuk ka rezultuar asnje paligjshmeri.

    “Pas verifikimit qe u be, per listen e deputeteve te zgjedhur nuk rezultoi asnje paligjshmeri ne zgjedhje. Komisioni i Perkohshem per Verifikimin e Mandateve ne unanimitet arriti ne konluzionin se mandatet e 140 deputeteve te Shqiperise jane te vlefshme dhe deputete te bejne betimin ne seancen e ardhshme”, u shpreh Gjana, kreu i Komisionit te Perkohshem te Verifikimit te Mandateve.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 04:09