BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Ora e lindjes e pėrcakton karakterin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ora e lindjes e pėrcakton karakterin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/9/2009, 17:13

    Data e lindjes nuk ėshtė njė kornizė e mjaftueshme pėr ta pėrcaktuar karakterin e dikujt. Saktėsia e analizės sė karakterit nė masė tė madhe varet nga ora e lindjes.

    :sunny: Nėse jeni tė lindur... :sunny:

    Nga ora 0 deri nė orėn 01
    Kėta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqėruar me qėndrueshmėrinė (Saturni). Rrethina i konsideron kokėfortė, aspak diplomatikė dhe sė tepėrmi krenarė. Nė rrethana tė favorshme, ky konstelacion mund tė sjellė arritje tė pabesueshme krijuese.

    Nga ora 01 deri nė orėn 02
    Fuqia, autoriteti dhe statusi pėr ju pėrfaqėsojnė gjithēka. Pėr shkak tė kėsaj mė sė shpeshti vuajnė mė tė afėrmit tuaj. Jeni tė suksesshėm nė jetė falė faktit se dini ta drejtoni energjinė e madhe tė cilėn e dispononi. Pėr ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirėnjohės ndihmės sė gjithanshme tė personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).

    Nga ora 02 deri nė orėn 03
    Me kėnaqėsi, nė tė njėjtėn kohė, u pėrkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamikė dhe tė aftė qė tė ngazėlleheni (Marsi), por nė tė njėjtėn kohė shumė shpejt e humbni interesimin pėr punėt qė i keni filluar. Nganjėherė jeni pėrjashtues dhe jotolerantė, ndaj pak mė shumė durim nuk do t’ju bėnte keq.

    Nga ora 03 deri nė orėn 04
    Jeni subtilė dhe tė ndjeshėm, ndaj lehtė prekeni. Janė kėto shenja tė qarta tė pėrkushtimit dhe tė dashamirėsisė (Venera). Pėr ju janė njėsoj tė rėndėsishme edhe familja edhe shtėpia (gaforrja). E adhuroni sigurinė financiare. Mund tė thuhet se me i pėrdorni paratė mjeshtėrisht.

    Nga ora 04 deri nė orėn 05
    Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjė janė tė pėrqendruara drejt njė caku konkret. Janė pėrplot me pėrqendrim dhe vullnet tė fuqishėm. Pėr kėtė nė secilėn punė ju bėheni autoritet (Luani). Mirėpo, megjithatė, ju jeni njė luan sallonesh. Mirėpo, kur u kushtoni mė shumė vėmendje marrėdhėnieve shoqėrore pėrfundoni nė depresion.

    Nga ora 05 deri nė orėn 06
    Mė sė miri ndiheni kur keni rastin qė nga kaosi ekzistues tė krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjėresha), me ē’rast e keni tė vėshtirė qė ta dalloni tė rėndėsishmen nga e parėndėsishmja. Gjithnjė rrezikoni qė t’i harxhoni paratė nė gjėra tė cilat pėr ju fare nuk janė tė rėndėsishme. Nė punė jeni tė pėrkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni nė mėnyrė tė pėrkryer.

    Nga ora 06 deri nė orėn 07
    Jeni sharmant dhe visheni mirė (peshorja). Banesa juaj ėshtė e rregulluar me shije dhe gjithashtu pėrbėn njė vend ku shpesh tubohen miqtė tuaj. Jeni shumė dashamirės me ēdokėnd. Rreziku mė i madh qėndron nė faktin se siguria juaj emocionale (Hėna) varet nga tė tjerėt dhe jo nga ju.

    Nga ora 07 deri nė orėn 08
    Gjėrat i emėrtoni ashtu sikundėr janė dhe nė kėtė pikėpamje nuk keni qime nė gjuhė. Ju e thoni (Merkuri) atė qė e mendoni (akrepi). Mirėpo, ju dini edhe tė heshtni si i pagojė. Pėr suksesin tuaj nė punė duhet t’i jeni mirėnjohės gatishmėrisė suaj qė gjithēka t’ia nėnshtroni njė qėllimi dhe imagjinatės sė bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.

    Nga ora 08 deri nė orėn 09
    Loja, sporti dhe aktiviteti nė ajėr tė pastėr pėr ju janė gjėra shumė tė rėndėsishme (shigjetari). Gjithnjė pėrpiqeni qė t’i kapėrceni kufijtė, pavarėsisht nėse ėshtė fjala pėr kufijtė shoqėrorė, shpirtėrorė, apo shtetėrorė. Ju tėrheqin tė huajt. Miqėsia e re (Venera) duhet t’ju ofrojė diēka qė ende s’e keni pėrjetuar. Jeni aventurierė tė lindur.

    Nga ora 09 deri nė orėn 10
    Pėr ju nė mėnyrė tė vazhdueshme janė tė domosdoshme arsyet konkrete (bricjapi) qė tė mund tė jeni aktivė (Marsi). Falė talentit tė madh pėr organizim dhe disiplinė gjithnjė e realizoni qėllimin tė cilin ia keni vėnė vetes. Ndiheni mirė kur i ndihmoni tė tjerėt, para sė gjithash anėtarėt e familjes suaj. Veē kėsaj keni edhe vlera tė tjera.

    Nga ora 10 deri nė orėn 11
    Pėr ju tė gjithė njerėzit janė tė njėjtė. Pėr ju nuk ekzistojnė dallimet klasore, gjithkujt ia lejoni pikėpamjet personale dhe zhvillimin vetjak. Keni ndjeshmėri pėr t’u marrė me gjėra okulte, keni mirėkuptim tė plotė (Jupiteri) dhe gjithnjė jeni tė hapur pėr ide tė reja (ujori). Pasi qė aq shumė i doni njerėzit, nė rastet mė tė shpeshta jeni tė rrethuar me miq tė sinqertė.

    Nga ora 11 deri nė orėn 12
    Veēmas jeni tė suksesshėm kur bėni punė "prapa kulisave". Nė njė rast tė tillė vėrtet mund tė arrini gjėra tė mėdha. Sa herė qė ia dilni tė siguroni qetėsi tė mjaftueshme (Saturni) qė t’i mbushni bateritė (peshqit), realizoni karrierė tė shkėlqyeshme nė fushė tė artit dhe nė kėtė drejtim asgjė nuk mund t’jua zėrė rrugėn.

    Nga ora 12 deri nė orėn 13
    Ēdo pune i shkoni deri nė fund. Me kėtė rast arsyeja ju ndihmon qė tė mos harxhoni shumė kohė nė gjėra tė parėndėsishme. Siguria materiale (demi) nė kuadėr tė familjes ėshtė mė e rėndėsishmja pėr qetėsinė tuaj shpirtėrore (Hėna). Shumė rrallė keni vetiniciativė. Kontaktet i vendosni rrallė, vetėm nė rastet kur njerėzit ju drejtohen.

    Nga ora 13 deri nė orėn 14
    Mendime e tė tjerėve shpeshherė i merrni afėr zemrės. Pėr kėtė arsye nganjėherė mendoni se ēdo gjė qė ėshtė thėnė ose ėshtė bėrė ndėrlidhet vetėm me ju. Jo rrallė, pėr tė vėrtetė e merrni vetėm atė qė ju mendoni se ėshtė e vėrtetė. Ndoshta pikėrisht kjo veēori ju sjell suksese tė jashtėzakonshme nė punė.

    Nga ora 14 deri nė orėn 15
    Partnerit tuaj jetėsor i qėndroni besnik deri nė fund tė jetės (Venera). Mirėpo nė qoftė se e hetoni se nė jetėn e tij nuk zini njė vend qendror (luani), menjėherė kėrkoni partner tjetėr. Arti dhe aktrimi zėnė vend tė rėndėsishėm nė jetėn tuaj. Pėr fėmijėt je i gatshėm qė tė sakrifikosh gjithēka.

    Nga ora 15 deri nė orėn 16
    Afirmim tė plotė pėrjetoni vetėm nė atė veprimtari (Marsi) nė tė cilėn mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona tė pėrzemėrt qė shkėlqeni nga vetėkėnaqėsia. Mirėpo dini edhe tė pezmatoheni kur ju refuzojnė. Shfryjeni hidhėrimin tuaj. Nė atė mėnyrė do t’i shmangni agresivitetin, fjalėt e rėnda dhe fyerjet.

    Nga ora 16 deri nė orėn 17
    Paraja pėr ju luan rol tė rėndėsishėm. Pėr kėtė shkak mendoni (demi) se nė pjesėn e parė tė jetės duhet tė arrini diēka (Jupiteri). Nė tėrė kėtė ju bėn mirė aftėsia juaj qė tė ngriheni mbi pėrditshmėrinė dhe mashtrimet e imėta, sikundėr edhe mundėsia qė gjėrat t’i parashikoni qė mė parė.

    Nga ora 17 deri nė orėn 18
    Pėrderisa tė jeni i varur nga perfeksionizmi juaj, njerėzit do t’ju vlerėsojnė edhe privatisht edhe nė biznes. Jeni person shumė praktik dhe me sukses ia dilni me njerėzit qė u kundėrvihen planeve tuaja. Me kėtė rast prirja juaj pėr detajet (virgjėresha) shpesh di t’jua zėrė rrugėn drejt realizimit tė qėllimeve (Saturni).

    Nga ora 18 deri nė orėn 19
    Vetėm nė marrėdhėnie me njerėzit e tjerė (peshorja) mund t’i realizoni qėllimet tuaja jetėsore (Saturni). Nė miqėsi ju duhet shumė durim nė mėnyrė qė t’ia dilni nė krye me vetveten. Rreziku mė i madh qėndron nė faktin se partneri mund t’ju mbulojė me kėrkesa tė mėdha, tė cilat ju nė shtigje tė gjata nuk mund t’i pėrmbushni.

    Nga ora 19 deri nė orėn 20
    Prirja juaj pėr tė rrezikuar do t’ju mundėsojė ngritje tė madhe nė shoqėri. Pėr shkak tė kėrkesave seksuale (akrepi) tė theksuara (Venera), rrezikoni qė tė humbni vlera tė tjera nė njė lidhje tė qėndrueshme, sikundėr janė besnikėria, kujdesi i dyanshėm dhe interesat shpirtėrore. Nė esencė, pėr gjithēka qė bėni do tė duhej tė kishit masė.

    Nga ora 20 deri nė orėn 21
    Ekscitimi i tė riut dhe tė panjohurit (shigjetari) ju nxit pėr ndėrmarrje kulmore (Marsi). Eliksir jetėsor i keni udhėtimet e largėta nė vendet ekzotike. Besnikėria deri nė varr llogaritet ndėr karakteristikat tuaja. Falė optimizmit, pas rėnies sė madhe pėrsėri do tė qėndroni nė kėmbėt tuaja.

    Nga ora 21 deri nė orėn 22
    Nga frika se mos ju lėndojnė (peshqit), njerėz tė tjerė shpesh mendojnė se jeni i ngadalshėm dhe inert. Mirėpo, kur ju njohin, binden se rrethit i ofroni shumė ngrohtėsi dhe bashkėndjesi. Kujdes tė madh u kushtoni dėshmive tė dukshme tė dashurisė (Venera) dhe befasoheni shumė nėse gjėrat nuk janė ashtu sikurse i keni menduar.

    Nga ora 22 deri nė orėn 23
    Jeni jashtėzakonisht inteligjentė (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga tė tjerėt (Merkuri). Pėr kėtė shkak ia dilni mbanė edhe me problemet mė tė vėshtira. Gjithnjė jeni nė pėrparėsi ndaj tė tjerėve. Pėr kėtė nuk do tė duhej tė ishit arrogantė dhe tė narcisoidė. Modestia, megjithatė, ėshtė virtyt!

    Nga ora 23 deri nė orėn 24
    Me orėn tuaj sundon i ashtuquajturi diell i natės. Ai simbolizon dritėn e brendshme. Jeni tė prirė (akrepi) pėr veprimtari okulte (Dielli). Nė jetėn e pėrditshme nuk i doni kompromiset. Motoja juaj jetėsore ėshtė: "gjithēka ose asgjė", ndėrsa nė dashuri jeni tė prirė pėr posesivitet dhe xhelozi.
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Ora e lindjes e pėrcakton karakterin!

    Mesazh nga Burrelsja 13/7/2013, 13:21

    Nga ora 15 deri nė orėn 16
    Afirmim tė plotė pėrjetoni vetėm nė atė veprimtari (Marsi) nė tė cilėn mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona tė pėrzemėrt qė shkėlqeni nga vetėkėnaqėsia. Mirėpo dini edhe tė pezmatoheni kur ju refuzojnė. Shfryjeni hidhėrimin tuaj. Nė atė mėnyrė do t’i shmangni agresivitetin, fjalėt e rėnda dhe fyerjet.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 07:04