BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mungesa e njė fėmije, shkak i vrasjes sė dyfishtė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14102009

    Buzqeshje Mungesa e njė fėmije, shkak i vrasjes sė dyfishtė

    Mesazh nga LePuRuShJa

    BULQIZĖ/ Burime nga policia shprehen se dyshojnė se martesa e gjatė pa njė fėmijė ka qenė shkak konflikti mes ēiftit


    BULQIZĖ - Njė konflikt mes ēiftit pėr mospasjen e fėmijėve besohet tė ketė qenė edhe shkaku i vrasjes sė dyfishtė, tė ndodhur mėngjesin e sė dielės nė njė banesė nė lagjen "Minatori" tė Bulqizės, ku janė gjendur tė vrarė nė banesė Bledian Bilali, 25 vjeē dhe gruaja e tij 19-vjeēare Arjeta Bilali.


    Sipas dėshmisė sė dhėnė nga dėshmitari okular, i afėrm i Bledianit, bashkėshortja ka qėlluar me pistoletė burrin e saj me dy plumba nė kokė dhe mė pas veten me tė njėjtėn armė duke e vėnė grykėn e pistoletės nė gojė. Njė gjė e tillė ėshtė verifikuar edhe nga ekspertiza.


    Nė tė thuhet se mbetjet e lėndės plasėse pas qitjes kanė qenė afėr trupit tė viktimės, Arjetės, duke dhėnė njė pėrkufizim tė pakundėrshtueshėm shkencėrisht se vrasja ėshtė kryer pikėrisht nga ajo, si dhe mė pas vetėvrasja.


    Bledian Bilali ishte martuar me Arjetėn prej disa vitesh dhe nuk kishin fėmijė. Ata kanė jetuar pėr disa kohė nė Shkodėr nė banesė me qira, pastaj 25-vjeēari kishte ardhur tė punonte nė njė firmė ndėrtimi nė zonėn e Bulqizės, ndėrsa sė fundi merrej me grumbullim dhe shitje kromi.


    Gjatė kohės sė martesės ata nuk kanė pasur fėmijė, fakt qė po e bėn policinė tė gėrmojė rreth ndonjė shkaku tė mundshėm zėnke tė fortė nė mes ēiftit, pikėrisht lidhur me kėtė mungesė nė familjen e tyre.


    Gjithashtu, burime nga blutė bėjnė tė ditur se ka tė dhėna se njė gjysmė ore para aktit tė vrasjes dhe vetėvrasjes, Arjeta ka folur pėr disa minuta me njė njeri shumė tė afėrt tė saj nė telefon, person i cili nuk identifikohet nga blutė. Besohet se pas mėsimit tė bisedės sė kryer, do tė sqarohen edhe shkaqet qė e ēuan 19-vjeēaren nė kryerjen e njė krimi tė dyfishtė.


    Rrėfimi i disa fqinjėve tė pallatit ku banonte ēifti Bilali, se ata shkonin shumė mirė me njėri-tjetrin, ka ngritur edhe dyshimet tek hetuesit se mos njė gjė e tillė ishte vetėm sipėrfaqėsore dhe se nė tė vėrtetė mes tyre kishte njė tjetėr gjendje, tejet acaruese. Por sėrish hetimet ngecin nė bisedėn e kryer nga Arjeta me tė afėrmin e saj vetėm gjysmė ore para krimit.


    Dėshmitari i marrė nė pyetje ėshtė lėnė i lirė, ndėrsa mėsohet se ai ka qenė disa ditė nė Bulqizė dhe ka fjetur natėn e krimit tek banesa e ēiftit Bilali, dhe ku, sipas tij, ka dėgjuar dhe krismat duke parė dhe skenėn e vetėvrasjes sė gruas, pasi kishte qėlluar mbi burrin e saj.


    Por nuk dihet nėse ai ka sqaruar disa rrethana qė kanė ēuar tek kjo ngjarje tronditėse. Bledian Bilali, me origjinė nga Tėrnova e Dibrės, prej 8 muajsh banonte dhe jetonte nė Buqizė dhe merrej dhe me kromin, si sipėrmarrės grumbullimi kromi nė mėnyrė private.


    Ai ka pasur raporte bashkėpunimi dhe me njė person tjetėr, qė dispononte sipėrmarrje private tek kromi dhe qė tashmė gjendet nė paraburgim i akuzuar pėr "plagosje me dashje". Ndėrkohė, trupi i dy viktimave ėshtė marrė nga njerėz tė afėrm tė tyre nga Shkodra, duke mos preferuar tė flasin asgjė pėr mediat.


    Tė dyja viktimat u varrosėn nė vendlindje, ndėrsa gjithė qyteti i Bulqizės ka mbetur i shokuar pas kėsaj vrasjeje tė dyfishtė.

    -----------------------------------------------

    Familja e 25-vjeēarit nuk ka pranuar qė nusja e tyre tė dalė nga shtėpia e tė shoqit


    Shkodėr, Blediani dhe Arjeta varrosen tė ndarė


    SHKODĖR - Dy viktimat e sė dielės nė Bulqizė janė pėrcjellė tė banesėn e fundit tė ndara nga njėra - tjetra. Bledian Gėzim Bilali, 25 vjeē, dhe Arjeta Bashkim Domni (Bilali) 19 vjeē, janė gjetur tė vrarė nė banesėn e tyre nė lagjen "Minatori" tė qytetit tė Bulqizės, ku dhe jetonin e punonin prej disa muajsh.


    Trupat e tyre janė tėrhequr nga familjarėt pėrkatės dhe ceremonitė mortore janė zhvilluar tė ndara nga njėra - tjetra dhe nė orare tė ndryshme.


    Mėsohet se ka qenė familja e 25-vjeēarit Bilali ajo qė nuk ka pranuar qė nusja e tyre tė dalė e vdekur nga shtėpia e tė shoqit, nisur dhe nga dėshmia e dhėnė prej njė tė afėrmi tė tyre se ka qenė Arjeta ajo qė ka vrarė tė shoqin dhe pastaj veten.


    Bledian Bilali ėshtė pėrcjellė nė orėn 16:00 tė sė hėnės pėr nė banesėn e fundit, ndėrsa Arjeta Domni (Bilali) nė 16:30, nga shtėpia e prindėrve tė saj.


    Tė njohur tė ēiftit shprehen se janė tronditur nga ajo qė ka ndodhur, pasi dy tė rinjtė kanė shkuar mirė me njėri-tjetrin dhe nuk kanė pasur konflikte mes tyre.


    Ndonėse refuzojnė tė shprehen duke thėnė se ngjarja ėshtė e rėndė dhe komentet janė tė tepėrta, tė afėrmit e vajzės shprehin dyshimet e tyre pėr versionin e dhėnė, sipas tė cilit Arjeta ka qėlluar bashkėshortin dhe mė pas veten.


    Sipas tyre, duhet qė shteti tė hetojė thellė dhe tė zbardhė plotėsisht ngjarjen duke mos lėnė asnjė hije dyshimi mbi njė version qė mund tė sjellė pasoja. "Janė dėgjuar versione tė ndryshme dhe ajo qė ka rėndėsi tani ėshtė qė tė dalė e vėrteta, pasi nuk bėhet fjalė vetėm pėr dy njerėz qė kanė vdekur.


    Nuk ėshtė kaq e thjeshtė, sepse pėrveē jetėve tė humbura tė dy tė rinjve qė kishin vendosur tė lidhnin bashkė jetėn, dalin dhe probleme tė tjera.


    Ndaj duhet ditur se si dhe pse ndodhi, pasi gjithēka e ka njė shkak. Ėshtė ndryshe tė thuash se i ka vrarė njė person dhe ndryshe se gruaja vrau burrin e pastaj veten.


    Nė rastin e dytė situata ėshtė mė e rėndė dhe ja, ata pėrcillen tė ndarė nė varreza, nga shtėpi tė ndryshme, pa folur pėr pasojat qė mund tė vijnė", shprehet njė prej personave pjesėmarrės nė ceremoninė mortore tė Arjeta Domnit. Frikė ėshtė se nė kėtė rast mund tė hapet edhe njė konflikt gjakmarrjeje mes dy familjeve. /Burimi Shekulli/
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:21