BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Histori dashurie...!!

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Histori dashurie...!!

    Mesazh nga Vizitor 26/12/2009, 16:10

    Nese e doni dike po ende nuk i keni treguar ateher lexojeni nje pjes te jetes se nje vajaze dhe ne fund do ta kuptoni

    I gjithė rrėfimi fillon nė kohėn kur unė i kisha 16 vjet.Pėrderisa luaja para shtėpisė, e takova njė djalė. Ai ishte njė lloj djaloshi qė tė ngacmonte dhe tė bėnte tė vrapoje pas tij pėr ta goditur. Pas takimit tonė tė pare, ne vazhduam tė takoheshim nė takimet tona duke lozur me njėri tjetrin. Shpesh unė i tregoja shumė fshehtėsi tė zemrės sime atij. Ai me njė qetėsi hyjnore, me shikonte dhe vetėm dėgjonte se ēka i flas. Nė tė gjeta njeriun tė cilit mund t'i rrėfehesha dhe tė cilit mund t'i tregoja gjithēka. Nė shkollė, unė dhe ai kishim shoqėri tė ndarė, por kur ktheheshim nė shtėpi, bisedonim mbi atė se ēka kishte ndodhur gjatė ditės nė shkollė. Njė ditė unė i tregova se njė djalė qė unė e pėlqeja, mė lėndoi dhe ma theu zemrėn. Ai vetėm mė trimėronte dhe mė tha se ēdo gjė do tė bėhet mire. Mė thoshte fjalė qė ngjallnin shpresė dhe guxim, mė ndihmoi tė kaloj nėpėr atė tmerr. Isha e lumtur qė kisha njė mik tė tillė tė vėrtetė. Dikur kuptova se nė tė vėrtetė kishte diē mė tepėr mes nesh. Unė e pėlqeja atė. Atė mbrėmje mendova pėr kėtė ndjenjė, dhe konstatova se ishte nė pyetje vetėm miqėsia e tij ajo qė mė pėlqente. Gjatė gjithė kohės nė shkollė dhe nė kolegj, ne ishim sė bashku, dhe natyrisht pėrherė mendoja pėr tė si pėr njė mik tė mire. Por dhe e dija se diku thellė nė brendi, ndihesha ndryshe. Natėn e diplomimit, edhe pse kishim data tė veēanta pėr promovim, unė doja qė tė isha me tė. Atė mbrėmje, pasi qė ēdo kush shkoi nė shtėpi, unė shkova nė shtėpinė e tij dhe desha t'i thoja se dėshiroja ta shihja. Atė natė ishte rasti shumė i madhė pėr t'i treguar se ē'ka ndieja. E tėra qė bėra ishte, qėndroja me tė, i shikonim yjet dhe flitnim se ēka do tė bėjė unė dhe ēka do tė bėnė ai mėtej. Ia shikoja sytė dhe e dėgjoja gjersa mė fliste se ēka ishte ėndėrra e tij. Si dėshironte tė martohej dhe si dėshironte tė vendosej nė jetė. Ai mė tha se si dėshironte tė bėhej i pasur dhe i suksesshėm. E tėra qė unė munda tė bėjė ishte, t'ia tregoja ėndrėn time dhe tė lėdhatohesha rreth tij. Shkova nė shtėpi e lėnduar, ngase nuk munda t'i tregoj se si ndihesha. Desha t'i them se e doja, por isha shumė e friksuar dhe e tmerruar nga ai mendim. I lashė ndjenjat le tė rrjedhin dhe i thashė vetes: "Njė ditė do t'i tregoj se si ndihem". Gjat gjithė kohės sė studimeve dėshiroja t'i tregoja, por gjithnjė
    dikush ishte me tė. Pas diplomimit ai u punėsua nė New York. Isha e lumtur pėr tė por dhe e pikėlluar qė shkoi larg meje. Isha e pikėlluar edhe pėr atė se nuk i tregova si ndihem. Por s'mundesha tash t'i tregoja kur ai bėhej gati pėr njė punė me perspektiv. E mbajta veten dhe e shikoja derisa hipte nė aeroplan. Pėrderisa e pėrqafova, qava me lotė ngase e dija se kjo do tė jetė ndoshta hera e fundit qė e shoh. Nė shtėpi qava tėrė natėn. Ndjehesha e thyer qė nuk ia tregova se ēka kisha brenda nė zemėr. Nė ndėrkohė u punėsova si sekretareshė dhe punoja si analiste e kompjuterėve. Isha e kėnaqur me atė qė kisha arritur. Njė ditė e morra njė letėr nga postjeri. Ishte ftesė pėr martesė. Ai martohej dhe mė ftonte nė dasėm. Isha e lumtur dhe e pikėlluar nė tė njėjtėn kohė. Tash e dija se kurrė mė nuk do tė jem me tė, dhe se gjithnjė do tė jemi vetėm miq. Muajin tjetėr shkova nė dasmėn e tij. Ishte dasėm madhėshtore. E takova nusen dhe poashtu bisedova edhe me tė. Por ja qė u dashurova edhe njėherė nė tė! Mundohesha tė bėhesha e lumtur, tentoja tė argėtohesha, por mė vrante diēka pėrbrenda kur shikoja se si ai ishte aq i lumtur, e unė vetėm shtiresha se jam e lumtur ndėrsa pėrbrenda binte shi i lotėve. U largova nga New Yorku dhe ky veprim qė bėra ishte i drejtė. Nuk doja t'ia prishja lumturinė. Para se tė hipja nė aeroplan, ai erdhi pėr t'u
    pėrshėndetur, dhe mė tha se ishte shumė i lumtur qė mė kishte takuar. U ktheva nė shtėpi dhe pėrpiqesha tė harroj gjithēka. Jeta duhej vazhduar. Vitet kalonin dhe ne i shkruanin njėri tjetrit, kohė pas kohe. Mė shkruante se si i mungonin ēastet kur bisedonim sė bashku... Pėr njė kohė u ndėrprenė letrat e
    tija. Nuk mė shkruante mė. Nuk pėrgjigjej. Brengosesha se pse nuk mė shkruan tash e njė kohė. Unė i shkrova gjashtė letra. Dhe pasi qė gjithēka filloi tė mė duket e pashpresė dhe pikėlluese nė jetėn time, e morra njė porosi qė thoshte. "Mė tako nė vendin tone ku mė parė bisedonim sė bashku". Shkova dhe atė e pash atje. Isha e lumtur qė e takoj, por ai ishte me zemėr tė thyer dhe i pikėlluar pėrbrenda. Mė pas mė tregoi pėr shkurorėzimin dhe arsyen pse nuk mė kishte shkruar pėr njė kohė. Filloi tė qante aq sa nuk mund tė qante mė. Mė nė fund u kthyem nė shtėpi dhe biseduam dhe qeshėm duke i pėrkujtuar kohėrat e vjetra. Dhe nė gjithė kėtė bisedė, nuk munda ti them se ēka ndjeja pėr tė. Ditėt e ardhme, ai argėtohej dhe e harroi shkurorėzimin e tij. Sėrish u dashurova nė tė. Dhe erdhi koha qė ai tė kthehej. E urreja kohėn kur ai largohej. Shkova ta takoj dhe qaja. Por ai mė premtoi se do t'mė takoj sa here qė tė ketė pushim. Kėshtu gjithnjė argėtoheshim kur takoheshim gjat pushimeve. Por njė ditė qė e prisja nuk u lajmėrua ashtu si mė premtoi. Mendova se ndoshta ėshtė i zėnė. Ditėt u shndruan nė muaj dhe thjesht harrova nė kėtė qė duhej tė takoheshim. Dhe njė ditė cingėroi telefoni. Ishte njė avokat nga New Yorku. Avokati mė thas e ai kishte vdekur nė njė aksident trafiku drejt aeroportit, dhe se kishte kaluar njė kohė gjersa gjithēka u vendos nė vendin e vet. Mbeta e shokuar. M'u thye zemra! Tash e dija se pse ai nuk erdhi atė ditė. Qava gjithė natėn. E pyesja veten. "Pse kjo i ndodhi njė djali siē ishte ai?" I mblodha gjėrat dhe shkova nė New York pėr tė qenė e pranishme kur lexohet dėshira e tij. Natyrisht, gjėrat e tij iu dhanė familjes, ish gruas sė tij. Mė nė fund sėrish e takova nusėn e tij. Ajo mė sqaronte se pa marr parasysh ēka kishte tentuar t'i bėjė pėr t'ia plotėsuar dėshirėn, ai gjithnjė kishte qenė i palumtur. Vazhdimisht kishte provuar ajo, por asgjė nuk e kishte bėrė tė lumtur atė. Dhe dėshira e tij u lexua, dhe e vetmja qė ma dhanė mua ishte ditari i tij. Nuk dija se ēka tė mendoja. Qava. Pse ma dhanė mua? Ishte ditari i jetės sė tij. Dhe u ktheva mbrapa nė Kaliforni. Fillova ta lexoj ditarin. Ditari fillonte nė ditėn kur ne u takuam sė pari. Lexova derisa fillova tė qaja me tė madhe. Ditari mė thoshte se ai ishte dashuruar nė mua atė ditė kur mua mė ishte thyer zemra nga tjetri. Por qė ai ishte tejet i frikėsuar pėr tė mė treguar se ēka ndjente. Pėr kėtė ai ishte aq i qetė dhe dėshironte vetėm tė mė dėgjonte. Ditari mė tregoi sė nė sa mėnyra ai kishte patur dėshirė tė mė tregoj pėr dashurinė e tij, por ishte frikuar tė thoshte ēkadoqoftė lidhur me atė ndjenjė. Ditari mė tregonte se sa i lumtur ishte ai ditėn e martesės kur mė kishte pare pranė duke luajtur nė dasmėn e tij. Ai kishte imagjinuar dasmėn tone! Nė ditar shkruante arsyet pse ishte gjithnjė i palumtur derisa nuk gjeti zgjidhje tjetėr pos tė ndahej nga gruaja. Ditari mė tregoi se pjesa mė e mire e jetės sė tij ishte gjersa i lexonte letrat e mia nga disa here. Mė nė fund, ditari pėrfundon kur ai kishte shkruar. "Sot do t'i them se e dua". Ishte dita kur ishte nisur tė mė takoj dhe vdiq nė aksident. Dita kur duhej qė unė mė nė fund tė kuptoj se ēka kishte nė zemrėn e tij.

    Nėse e doni dike, mos pritni tė nesėrmen t'ia tregoni dashurinė
    tuaj. Ndoshta dita e nesėrme kurrė mė nuk do tė vjen.. Andaj thuajani tani.
    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje Re: Histori dashurie...!!

    Mesazh nga enigma 28/12/2009, 00:52


    Histori dashurie...!! Broken_heartDjali:
    Zemer, duhet te bisedojme.

    Vajza: Agon, cka deshiron te
    thuash.

    Djali: Ka ndodhur dicka...

    Vajza: Cka? Cka nuk eshte ne
    rregull? A eshte dicka e keqe?

    Djali: Nuk dua te te lendoj
    zemer.

    Vajza: *Mendon* o Zot, shpresoj te mos me ler...une dua aq
    shume.

    Djali: Zemer, a je aty?

    Vajza: Po, jame ketu. Cka eshte aq
    me rendesi?

    Djali: Nuk jam i sigurt se a duhet ta them...

    Vajza:
    Ti vec me ia fillove, pra te lutem me trego...

    Djali: Une po
    largohem...

    Vajza: Zemer per cfar je duke folur? Une nuk dua qe ti te me
    lesh, une te dua.

    Djali: Jo ashtu, une jam duke u shperngulur diku
    larg.

    Vajza: Nuk mund ta besoj kete.
    BABAI (Ngre telefonin tjeter i
    nderpren & bertet i mllefosur FIONA! Cfar te kam then per bisedat me
    djem?!!!... Largohu nga telefoni i mallkuar!! Dhe leshon ndgjusen)

    Djali:
    Wow, babai yt tigellon shum i mllefosur

    Vajza: Ti e din se si behet ai
    por une nuk dua qe ti te shkosh.

    Djali:A do te ikje me mua.

    Vajza:
    Zemer, ti e din qe do ta beja, une do te beja cdo gje per ty, por nuk
    mundem...Ti nuk e din se cka do te ndodhte po te ikja. Babai im do te me
    vriste.

    Djali: *I pikelluar* Ne rregull eshte...Une te kuptoj...ma merr
    mendja...

    Vajza: *Duke menduar* Nuk mund ta besoj se cka po
    ndodh.

    Djali: Dua te te jap dicka sonte, sepse do te nisem ne fluturimin
    1-80 ne mengjes, keshtu qe kam nevoj te te shoh tani.

    Vajza: Ok do te ik
    & te takoj ne park.

    Djali: Ok takohemi atje pas 20
    minutash.

    (Ata takohen ne parkun e afert, te dy perqafojne njeri tjetrin.
    Dhe ai i jep nje shkrim)

    Djali: Ja kjo eshte per ty. Mua me duhet te
    shkoj.

    Vajza: *Lot* (Fillon te biemurit)

    Djali: Zemer,
    mos biemurit ti e din qe un e te dua..Por une duhet te shkoj.

    Vajza: Ok
    (Fillon te ec).

    (Ata kthehen ne shtepi. Dhe Fiona fillon ta lexoj letren
    qe ai ia dha.)
    Thot...

    "Fiona,
    Ti sigurisht tanime e din se une po
    shkoj, e dia se do te ishte me mire po te shkruaja nje leter qe ta spjegon te
    verteten se sa une kujdesem per ty. E verteta eshte se une kurr nuk te kam
    dashur, une te kam urryer aq shume, ti je bushtra ime dhe kurr mos e harro kete.
    Mua kurr nuk me kan interesuar gjerat tua,kurr nuk kam dashur te bisedoj me ty
    dhe te jem me ty.Ti me te vertet nuk e ke iden se sa une te urrej.
    Tani qe po
    shkoj mendova se ti duhet ta dish se une te urrej, bushter. Ti kurr nuk ke bere
    gjen e duhur dhe nuk ke qen aty. Mendoj se kurr nuk do te urrej dikend aq sa te
    urrej ty. Dhe nuk dua te te shoh me deri ne fund te jetes, nuk do te me mungojn
    puthjet e tua,nuk dua te perqafohemi si me pare. Nuk do te me mungosh te
    premtoj. Ti kurr nuk e ke pasur dashurin time dhe mbaje ne mend kete. Bushter
    ruaje kete leter sepse mund te jete gjeja e fundit qe ke nga une. Une te urrej
    aq shume. Nuk do te lajmrohem bushter...Mirupafshim.
    Agoni

    (Fiona
    fillon te biemurit, e hudh letren ne shport & qan me ore te tera)
    ...Kalon nje
    dite, ajo eshte e pikelluar, e depresionuar dhe ndihet aq e vetmuar...Ateher
    marr nje telefonat...

    Shoqe: Si po ndihesh?

    Vajza: Nuk mund ta
    besoj se ndodhi kjo...une mendiva se ai me dashuron.

    Shoqe: Oh, reth
    asaj.Agoni me la nje porosi para disa ditesh. Ai me porositi te te them te
    shikosh ne xhepin e palltos tende ose ashtu dicak...

    Vajza:
    Umm...OK.

    (Ajo gjen nje cope leter ne xhepin e
    saj.)

    THOT:
    Zemer shpresoj ta gjesh kete para se ta lexosh letren
    time. E dija se babi yt mund ta lexoj, prandaj ndrrova disa fjale...
    Urrejtje
    = Dashuri
    Kurr = Gjithmon
    Bushter = Zemer
    Nuk do te = Do
    te
    ...shpresoj te mos e kesh marr seriozisht ate sepse une te dua me gjith
    zemren time dhe ishte shume e veshtir te te le per kete arsye deshta qe ti te
    ikesh me mua...
    Agoni

    Vajza: O Zot eshte nje leter...Agoni me
    dashuron. Duhet ta ket leshuar ne xhepin tim kur me perqafoi. Nuk mud ta besoj
    se sa e marr jam.

    Shoqe: OK por une po ik...Lajmrohu me
    vone.

    Vajza:*E lumtur* OK une do te jem ne shtepi duke pritur qe :tedua: te me lajmrohet.

    FIONA ndez televizionin...
    (Lajmet)
    Eshte rrezuar nje aeroplan. Me shume se 47 djem te rinje vdiqen, ende jemi ne
    kerkim te mbijetuarve...Kjo eshte nje tragjedi qe kurr nuk do te harrohet. Ky
    aeroplen ishte fluturimi 1-80...ishte duke shkuar ne drejtim te nje shkolle per
    djem.. thot gazetarja".
    (Ajo ckyc televizionin... 3 dite me vone,ajo ben
    vetvrasje, pershkak se Agoni ishte i vdekur & ajo nuk kishte arsye pse te
    jetonte...)
    ...Nje dit me vone cingrron telefoni. Nuk lajmerohet askush.Ishte
    Agoni ai u lajmerua per te len nje porosi. "Eshte Agoni, ma merr mendja se nuk
    je ne shtepi, u lajmrova te te tregoj se jam gjalle. Me iku aeroplani sepse
    duhet te takoja edhe nje her te fundit.Pra shpresoj se nuk je merakosur. Do te
    qendroj perfundimisht.
    ...Pas disa ditesh Agoni kuptoi se Fiona ishte e
    vdekur keshtu qe edhe ai beri vetevrasje!!!!!
    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje Re: Histori dashurie...!!

    Mesazh nga enigma 28/12/2009, 00:53

    Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
    dhe djali 20 vjecar dinte
    t'ja vleresonte.
    Vajza e donte aq shume sa pėr te falte gjithcka
    dhe
    djali e donte po vajzes kurre nuk ja tha.
    Po djali ne zemer mbante njė
    sekret
    qė nuk ja tha as te dashures se vet.
    Vajza ia falte gjithė
    dashurine
    por djali tek droga gjente qetesine.
    sekretin e djalit vajza
    s'e kish zbuluar
    qė djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
    Dhe ditet
    iknin,iknin njė nga njė
    dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.

    por dhe pėr djalin erdhi njė dite e mallkuar
    vajza zbuloi sekretin kur i
    pa shenjat ne duar.
    Ia mohonte djali"-asgje s'ėshtė e vertete,mos i beso
    syve,besome mua qė te dua dhe do te dua perjete"
    vajza me lot ne sy nga
    djali u largua
    ai e ndoqi nga prapa falje pėr ti kerkuar.

    "-lerme te
    qete-i tha vajza,-me mos me kerko
    lerme te qete te lutem,ne verte me do.

    -Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
    Pritme e dashurte te them vec njė
    fjale."

    vajza djalin nuk e degjonte
    me lot ne sy ajo vetėm vraponte.


    "-Kujdes-bertiti djali-kujdes,njė makine!"
    Por vjaza se degjoi,nuk e
    ndaloi shpejtesine.
    Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
    mbi vajzen shkelen
    ato dhe ajo ze me s'leshoi.
    te gjithė u mblodhen mbi vajzen e shkrete
    te
    gjithė po ulerinin pėr ate jetė,
    ate jetė qė vdiq nga e shkreta dashuri.


    'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jetė
    ta dish sa te kam
    dashur....,te kam dashur vertete.
    Duhet te mesosh problemet pa droge ti
    kalosh
    kam :lalala: te vdes,kam :lalala:
    s'di ku do te shkoj
    te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
    Vajza
    mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
    njė lot qė i pikonte ngadale,ne
    faqe iu tha.

    "-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
    -mos me er se
    pa ty s'jetoj dot.
    Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
    falme qė ste
    kam treguar,
    ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
    pse te mori
    ty ,valle mua pse s'me donte?
    Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty

    po tani ,c'jam valle?njė cope mishi me dy sy.
    Por une s'te le vetėm,do
    vdes pėr dashurine,
    se ty te dua tmerresisht,
    dhe ne boten tjeter them
    te gjej qetesine.
    Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
    kujtova se
    me droge s'do te lendoja dashurine.
    Kujtova se droga ishte gjthcka,
    por
    ishte ajo q epa dashurine mua me la.
    ti ishe e dashur,viktime e dashurise
    time,
    ti ishe e dashur ajo q eme hoqi njė dhimbje.
    por une s'te le
    vetėm,tek ty do te vij,
    te jemi te dy bashke dhe atje te gjej qetesi."


    te dy i varrosen ,i varrosen prane qė te mos ndaheshin kurre,
    e tani
    asgje me nuk i ndan.
    Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:
    "te
    vdesesh pėr dashurine ėshtė Diēka e rralle"
    -ja -thoshte dikush-ja cmund te
    bej njė njeri,
    Mund te japi dhe jeten
    Te vdesi pėr dashuri!!!
    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje Re: Histori dashurie...!!

    Mesazh nga enigma 28/12/2009, 00:55

    Njė Histori Dashurie Shumė e Hidhur.


    E
    di qe kur ta shikoni tere kete shkrim do pertoni ta lexoni, por eshte vertete
    nje histori shum e hidhur qe ka ndodhur midis dy te rinjve qe duheshin shume dhe
    ne fund ndahen ne nje menyre shum tragjike!!
    Kjo esht nje histori e vertet
    dhe eshte shkruar nga vet djali qe e ka perjetuar
    tragjedine.....!

    ***********
    Disa vite me pare, kur mendja printe para
    cdo gjeje, duke pare moshataret e mi qe kishin te dashura, thashe me vete: "te
    bej edhe une nje". Kisha shume simpati per shume vajza dhe kisha shume shoqeri
    me vajza, por zemra ndalonte para njeres qe me shume mundime arrita ta beja per
    vete. Isha shume i lumtur perkrah saj. Kot nuk thone: "Nis si loje dhe perfundon
    ne dashuri te vertet" keshtu ndodhi me mua. U dashurova me engjellin. E quajta
    engjell sepse per mua e tille ishte. Ditet kalonin dhe dashurija jone rritej e
    rritej. Kaluam bashke kater vjet. Gjate kesaj kohe une isha me i luimtur se
    kurre, lumturi perjetonte edhe ajo. Te afermve te mi une u pata treguar per te.
    Ajo vinte edhe te shtepia ime, por familjaret e saj nuk dinin gje. Ne kohe kur
    ishim me mire se kurre, si ne cdo histori dashurie qe pershkruhet ne filma dhe
    libra, gjerat nuk ecen ne vaj. Vellain qe kisha ne itali nuk e kisha informuar
    se me ke vajze isha dashuruar. kur ai erdhi dhe me pa me te u be si bishe. nga
    ai moment ne shtepine tone kishte sherr. sebepi i sherrit isha une sepse meresha
    me nje vajze te perdale. kjo nuk ishte aspak e vertet. pasi une ate jo qe e doja
    shume por edhe e njihja mire se cvajze ishte. vlerat e kesaj do ti tregoj ne
    fund por fjalet e vellait ne adres te saj ishin fund e krye nje trillim dhe me
    vone do ta kuptoja pse-ne. Sherret ne shtepi nuk me benin pershtypje sepse une
    ate vajze e doja shume. Vazhdova ta takoja si me pare dhe nje dite ia thashe
    arsyen e sherreve ne familje. Ajo u skuq dhe u be flak. "Ta them une arsyen te
    tua ne familje. une e dija se X eshte vellai yt por kur ai ka qene ketu permes
    nje shoqes se tij ka shprehur deshiren per te me takuar. une nuk kam pranuar".
    Kjo ishte e rende per mua. tani e kuptova reagimin e vellait. u ndodha ngushte
    por fundja ata nuk ishin takuar kurre. Dashuria jone vazhdoi. Nje dite na gjeti
    motra e saj ne nje vend ku rrinim shpesh. Ketu dashuria jone do te merte nje
    goditje te keqe. Ajo u largua bashke me motren. Ate nate ne shtepine e tyre
    kishte pasur shume sherre. ate e kishte qelluar si e ema ashtu edhe e motra e
    saj. Kaluan dy jave dhe ajo nuk po dilte nga shtepia nga shqenjat qe kishte ne
    trup. Kur e takova edhe kur e puthja i dhimte trupi, U perpoqa ta qetesoja.
    Lotet e saj lanin trupin tim. E cmund te beja me teper, isha vetem 22 vjec!
    Vendosa ti propozoja per martes. Biseduam dhe rame dakord. Skishte si te ndodhte
    ndryshe. 4 vite dashuri ishte prove e madhe per ne. Vendimin per tu martuar ua
    thashe te shtepise. U be nami "Kete nuk mund ta besh kurren e kurres" - tha
    vellai. Babai dhe nena heshten. Iu drejtova babait: "me ose pa ju ate vajze do
    ta mar". Ne familje e shtro edhe disa here kete debat, derisa nje nate ju thashe
    prinderve sekretin tim te madh: Une dhe engjelli jo vetem qe duheshim shume por,
    prisnim edhe nje femije. Babait dhe neses ia mbusha mendjen. Im ate foli me
    vellain dhe me ne fund edhe atij ju mbush mendja. Ate nate cdo gje po shkonte
    shume mire, por krejt ndryshe ishte situata ne shtepine e saj. Une arrita ta
    bindja familjen time dhe po beheshim gati qe te kerkonim doren e saj. Ne
    shtepine e saj motra kishte treguar se ajo priste nje femije dhe te gjithe si te
    cmendur kishin filluar dhunen mbi te. Ne kohen kur une fluturoja nga gezimi ajo
    ishte ne momentet e veta me te keqija. U zgjova ne mengjes dhe u beme gati une,
    babai dhe vellai per te shkuar ke shtepia e saj per ti kerkuar doren. U nisa dhe
    ne mendje me mbeten fjalet e mamit: "Bir si sot nuk te kam par me te bukur".
    Vura buzen ne gaz dhe ajo me lot ne sy shtoi: "Bir mere ate vajze qe te do
    zemra, qofsh i lumtur perjete". Me puthi ne faqe duke me dhene urimin. Nuk
    harroj syte e motrave dhe te kunatave qe shkelqenin nga gezimi. Si me i vogli qe
    isha, dasma ime do te behej shume e madhe, por ne rastin tim vlente shume ajo
    fjala e urte: "Peshku ne det dhe tigani ne zjarr". Rruges me duket se te gjithe
    me shikonin mua. Vertet jam i bukur, por jo aq sa te bie ne sy te te gjitheve.
    Kur po afroheshim ke shtepia e saj, pame se hynin e dilnin shume njerez. Njeri
    po vinte drejt nesh. E pyetem cfare kishte ndodhur dhe ai si per inatin tim tha:
    "Filanka ka vrare veten". Ne ate momend zemra ndali rrahjet, por kembet me
    ndalen te shtepia e saj. Hyra brennda si nje i droguar. Perplasa shume njerez qe
    donin te me ndalonin. Vajta te krevati ku ate e kishin veshur si nuse. O zot
    bertita me te madhe, -nuk eshte e drejte qe nje vajze kaq e re te behet nuse e
    vdekur. Me pas e qava me fjale. Shumica nisen te vajtonin me mua. Mbaj mend se i
    jam lutur zotit te me merte edhe mua bashke me engjellin . Nuk e doja me veten.
    Shume njerez u larguan bashke me mua nga mortja, e kuptuan se familja ishte
    fajtorja e vetme per vendimin qe kishte mare ajo. Nje nate me pare , kur te
    gjithe si te cmendur kishin nisur dhunen mbi te . dhe ajo e stresuar dhe e
    trembur arriti ti jepte fund jetes se saj. Une arrita ta kaloj kete dhimbje te
    madhe me ndimen e familjes qe e falenderoj shume. E di se ne kete jete nuk do te
    dua kaq shume nje njeri tjeter. Ajo ishte endrra ime. Me veprimin qe beri me dha
    te kuptoj se me donte. Une ende jetoj me peshen e fajit qe nuk munda ta ndaloj
    dhe sot do te kishim femijen tone. Per kete gje doja pyesja familjen e saj, se
    besoj se ndonjerit prej tyre do ti bjere ne dore kjo histori: Sa te pa shpirt
    paskeni qene! Ne vend te zemres paskeni patur gure! Mire neve qe na shkaterruat
    jeten, po femija cfare kishte? Dua te pyes motren dhe mamin e saj: a keni shpirt
    femre? Ti mami i saj nuk je ndjere mire kur ke pritur te behesh me femijen tend?
    Ti, motra e saj. me kete ligesi qe ke bere nuk do te behesh nene kurre. Zoti
    vonon por nuk harron. E di qe ti ke mbetur rrugeve. Per shpirtin e asaj qe desha
    dhe dua une do tju urrej gjithe jeten. Ne fakt ju meritoni tjeter gje, por une
    nuk jam vrases. Te nderuar lexues, me shprese se historia ime do te pritet e
    qete, pa lot e dhimje, ju uroj suksese ne jeten dhe fatin tim mos e paste njeri,
    sepse vuajtjet qe kam kaluar zor se perballohen nga i gjalli. Duke ju uruar edhe
    nje here fat pres pergjigje nga ju cdo mendim. me respekt toni.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Histori dashurie...!!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/4/2024, 08:28