Kantautori Pirro Ēako zbulon formulėn e Festivalit tė Kėngės nė RTSH. Pas Anjushka- s'do tė tėrhiqem pėr albumin e ri:
Keni pohuar si drejtor artistik i Festivalit tė 47-tė tė Kėngės nė RTSH, se ky edicion do tė jetė ndryshe. Cila ėshtė formula e re?
Njė komision prej nėntė vetash bėri njė pėrzgjedhje shumė tė mirė tė kėngėve. Formula e re bėri qė tė kualifikoheshin vetėm 20 krijime, nga 32 kėngė qė kualifikoheshin mė parė.
Nuk janė pak kėngė duke pasur parasysh se ka kaq shumė kėngėtarė dhe ky ėshtė njė festival i pėrmasave tė mėdha?
Festivali ka njė pigment. Mendoj qė do ishte e dhimbshme qė kėta kėngėtarė tė pėrgatitur pėr festivalin, tė skualifikohen nė natėn finale. Konkurrentėt e skualifikuar nuk e panė veten e tyre nė skenė dhe tė veshur, dhe normalisht e kishin mė tė lehtė pėr tė provuar humbjen. Pastaj dihet qė njė kėngė kushton.
Cilėt dominojnė, kompozitorėt e rinj apo ata tė vjetėr dhe si do tė organizohet konkurrimi?
Janė pėrzgjedhur kėngė tė kompozitorėve tė rinj dhe tė vjetėr. Pėr herė tė parė 20 kėngėt do tė kėndohen nė tri net dhe natėn e dytė konkurrentėt do dalin nė duet me kėngėtarė tė tjerė tė rinj, ose tė karrierės. Dihet qė pėrgjegjėsia ėshtė e dyfishtė, pasi duhet tė nxirrni njė fitues pėr Eurovizion.
Cila mund tė ishte njė kėngė e pėrshtatshme pėr Festivalin Evropian?
Pėr mendimin tim, duhet tė jetė kėnga shqiptare bashkėkohore, pop rock apo baladė. Nganjėherė kemi kėrkuar tė shkojmė me shumė zhurmė, por kemi pasur sukses me tė thjeshtėn. Mund tė them se ka njė problem nė kėtė pėrzgjedhje, pasi nuk pėrputhet ēfarė kėrkohet kėtu me atė qė kėrkohet nė Festivalin Europian.
Shumė mendojnė se festivali nuk e ka mė sharmin e dikurshėm, ju ēmund tė thoni?
Mendoj qė nuk ėshtė e vėrtetė. Formula e sivjetshme do ti japė rezultatet e para. Nė kėtė festival do tė kėnaqen tė gjithė, nostalgjikėt dhe tė rinjtė. Festivali pati zbehje, sepse u zbeh dhe e kaluara jonė. Tashmė muzika ka evoluar, tingulli i kėngėtarit ėshtė tėrėsisht i trafikuar. Por ka vlerė pa diskutim, pasi ėshtė njė festival ku kėndohet live dhe vazhdon rrugėn e tij, sepse ka bėrė histori. Ka lanēuar emra dhe ka mbajtur gjallė mijėra njerėz nė vite.
Edicionin e kaluar ishit nė pozicionin e prezantuesit, si do ta kujtonit atė eksperiencė?
Nuk do kisha dėshirė ta provoja sėrish, pasi kam shumė emocione dhe si pasojė humbas zhdėrvjelltėsinė, gjė qė tė penalizon shumė nė njė prezantim. Se pėrballoj dot daljen nė skenė ēdo 4-5 minuta, pasi sėshtė nė tipin tim.
Dukeni nė formė tė mirė fizike. Kujdeseni pėr tu dukur i ri?
Kujdesem pėr dietėn, lookun tim, por skam kohė tė fle gjumė, pasi jam shumė i ngarkuar.
E mesa duket puna tė mban nė formė. E keni marrė me shumė intensitet punėn pėr krijimin e kėngėve tė reja. Pse?
Po, e vėrtetė qė kisha vite pa punuar kaq shumė. Jam duke krijuar pėr kėngėtarėt e tjerė dhe e quaj kontribut, qė muzika ime tu pėlqejė atyre dhe ata tė mė kėrkojnė tu bėj njė kėngė.
Pas festivalit tė dhjetorit, me ēfarė keni nė plan tė merreni?
Pas festivalit do tėrhiqem pėr tė shkruar njė album tė ri, pjesė e tė cilės do tė jenė dhe kėngėt Diferenca je ti, dueti me Elsa Lilėn, dhe Anjushka, me tė cilėn konkurrova nė Kėnga Magjike.