BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Kur "facebook"-u tė shkatėrron jetėn

    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje Kur "facebook"-u tė shkatėrron jetėn

    Mesazh nga enigma 1/2/2010, 14:25

    Tė tregosh gjėrat e tua personale nė rrjetet sociale, ndonjėherė mund
    tė kushtojė shumė shtrenjtė. Njė pėrmbledhje e rasteve mė tė famshme
    Njė
    foto e papėrshtatshme nė album, njė koment i pavend, njė ndodhi e
    publikuar nė momentin e gabuar dhe tė gjitha kėto pėr shkak tė pasionit
    nė "facebook", gjendemi nė telashe pa e marrė vesh fare.

    Ata
    qė kanė njė llogari nė rrjetin popullor tė miqėsisė dhe e pėrdorin ēdo
    ditė pėr tė mbajtur tė informuar miqtė, do tė bėnin mirė tė mendonin
    shumė para se tė thonė diēka: "Facebook" ėshtė njė instrument argėtues,
    por ta keqpėrdorėsh, mund tė kushtojė shtrenjtė.

    Kėtė gjė e dinė
    mirė Tareq dhe Michaele Salahi, njė ēift nga shteti i Virxhinias, tė
    cilėt u pėrfshinė nė mediat ndėrkombėtare pėr shkak se kishin shkuar nė
    darkėn e Shtetit, nė nderim tė kryeministrit Indian, Manmohan Singh, e
    mbajtur nė Shtėpinė e Bardhė.

    Ato qė i ēorrėn maskėn ēiftit
    ishin pikėrisht fotot e publikuara nga Mishel Obama nė faqen e saj tė
    "librit tė fytyrės". Nė imazhe duken ata tė dy, ndėrsa pozojnė tė
    buzėqeshur pėrkrah personaliteteve tė ndryshme qė kanė qenė tė ftuar,
    pėrfshi kėtu zėvendėspresidentin Xho Baiden.

    Nga Shtėpia e
    Bardhė, konfirmojnė se ata tė dy nuk ishin nė listėn e tė ftuarve; nga
    Shėrbimet sekrete pranohet se diēka nuk ka funksionuar nė proceduarėn e
    sigurisė; dhe nga "miqtė" e "facebook" tė ēiftit ka ardhur njė rrebesh
    i vėrtetė me fyerje, pėr mėnyrėn mė tė cilėn ata tė dy rrokėn 15 minuta
    lavdi.

    Pasi, ajo qė ėshtė e sigurt ėshtė se gjesti i tyre i ka
    treguar gjithė botės qė tė vėsh nė rrezik sigurinė nė Shtėpinė e
    Bardhė, nuk ėshtė shumė e vėshtirė. Nė fakt, presidenti Obama ka
    kėrkuar njė hetim pėr tė kuptuar se si ka mundur tė ndodhė kjo gjė.

    Rasti
    i Tareq dhe Mikaelės ėshtė vetėm rasti i fundit i famshėm i "pėrdorimit
    tė papėrshtatshėm" tė rrjetit social tė krijuar nga Zukerberg. Raste tė
    tjera mjaft tė famshme janė rasti i 16-vjeēares angleze,

    Kimberley
    Swann, e pushuar nga puna, pasi e kishte quajtur punėn e saj tė
    mėrzitshme nė njė mesazh tė publikuar nė murin e "facebook"-ut, apo si
    ai i tė resė kanadeze, Natalie Blanchard, e cila pėr shkak tė fotove
    duke buzėqeshur, tė publikuara nė faqen e "facebook" iu hoq asistenca e
    tė sėmurės, tė cilėn e merrte prej gati 2 vjetėsh, nga kompania e saj e
    sigurimeve pėr shkak tė njė depresioni tė madh. Ngeli pa punė Ashley
    Payne, mėsuese 24-vjeēare nė Atlanta, fajtore pasi ka publikuar disa
    foto, nė tė cilat ajo ėshtė duke pirė njė koktej alkoolik.

    Njė
    dozė poshtėrimi mori dhe Kevin Colvin, i punėsuar nė bankėn Anglo Irish
    Bank, i cili, pasi kishte kėrkuar njė ditė leje nga puna, me arsyen se
    kishte disa probleme familjare, publikoi fotot e festės sė
    Halloween-it, nė tė cilėn mori pjesė pikėrisht ditėn e lejes. Shefi i
    tij i pa dhe ua shpėrndau tė gjithė shefave tė tjerė.

    E
    paharrueshme gafa e gruas sė Sir John Sawers, Lady Shelley Sawers, e
    cila pikėrisht nė momentin qė burri ishte duke u emėruar shefi i
    shėrbimeve sekrete nė Britani, publikoi foton e shtėpisė sė tyre tė
    bukur dhe tė miqve tė tyre, me shumė detaje mbi zakonet e tyre, duke
    vėnė kėshtu nė rrezik sigurinė e burrit. Mė pas, pėr tė folur pėr njė
    vend fqinj, ėshtė rasti i grupit "Tė Vrasim Berluskonin", grup tė cilit
    iu desh tė pėrballej me drejtėsinė.

    Dhe pėr tė ardhur nė
    shtėpinė tonė, ėshtė rasti i profilit tė hapur pas arrestimit tė Dritan
    Dajtit, aksion nė tė cilin mbetėn tė vrarė katėr oficerė policie dhe
    kunati i vetė Dajtit. Pas ngjarjes nė rrjetin social "facebook", u hap
    njė profil me emrin e kunatit tė vrarė, Ledion Marės, nga i cili
    kėrcėnohej ēdo ditė policia. Nga ky fakt, prokuroria nisi tė hetojė.
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Kur "facebook"-u tė shkatėrron jetėn

    Mesazh nga Burrelsja 13/7/2013, 13:16

    Ato qė i ēorrėn maskėn ēiftit
    ishin pikėrisht fotot e publikuara nga Mishel Obama nė faqen e saj tė
    "librit tė fytyrės". Nė imazhe duken ata tė dy, ndėrsa pozojnė tė
    buzėqeshur pėrkrah personaliteteve tė ndryshme qė kanė qenė tė ftuar,
    pėrfshi kėtu zėvendėspresidentin Xho Baiden.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 17:39