BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njėlloj

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Meshkujt dhe femrat: Nuk flasin njėlloj

    Mesazh nga Vizitor 17/2/2010, 16:33

    Janė mė se tė ndryshėm nė natyrė, nė sjellje, por meshkujt dhe femrat duket se dhe kur flasin kanė njė mėnyrė tė ndryshme tė tė kuptuari tė fjalėve. Ēfarė kupton ajo me makine dhe ēfarė kuptimi i jep ai fjalės ēarje? Edhe termi shoping, shpesh ndryshon kuptim nė varėsi tė sekseve... Kėshtu shpesh e njėjta fjalė mund tė marrė kuptime tė ndryshme, ndonjėherė dhe tė kundėrta, kur flitet nė njė bisedė mes njė mashkulli dhe njė femre. Ja disa shembuj si i kuptojnė gjėrat:

    MAKINĖ
    Ajo: Mjet transporti, nė origjinė e konceptuar pėr tė udhėtuar nė rrugė tė braktisura; sot ėshtė e pamundur tė arrish nė orar nė njė vend dhe akoma mė e pamundur tė gjesh njė vend parkimi aty ku duhet, domethėnė pėrpara dyqanit tė preferuar.
    Ai: Pėr tė makina ėshtė si njė shtėpi e dytė. Nė emėr tė saj janė kėrkuar dhe krijuar borxhet e para, nė brendėsinė e saj janė konsumuar dashuritė e para. Dhe gjithmonė nga vlerat dhe fuqitė e saj, matet dhe vlera dhe fuqia e pronarit.

    GĖNJESHTRA
    Ajo: Njė pohim i cili nuk korrespondon tamam me tė vėrtetėn. Gėnjeshtrat thuhen pėr tė mirė, pėr tė evituar zėnka, pėr t'i bėrė qejfin dikujt, pėr tė bėrė mė tė lehtė njė lajm tė keq, pėr tė fshehur njė dobėsi tė vetėn dhe pėr tė mos ofenduar.
    Ai: Duke pėrjashtua raste shumė ekstreme, nuk mund tė ekzistojė njė marrėdhėnie ne ēift pa gėnjeshtra. Ata do tė sugjeronin qė kur bėhen premtimet e martesės tė thuhej: "Betohem tė them, thuajse gjithmonė tė vėrtetėn, ose thuajse tė vėrtetėn"

    NDRYSHOJ
    Ajo: Folje qė nėse del nga goja e njė burri duhet tė shkaktojė panik. Pėr dashuri, femrat mund tė ndryshojė deri nė maksimum, deri nė pikėn qė nuk njihen mė, por rrallėherė e vendosin nė dukje. Pėrkundrazi, kanė tendencėn ta mohojnė, pėr tė mos pranuar dobėsi dhe varėsi. Meshkuj nė tė kundėrt rrallė ndryshojnė, por gjithmonė thonė se kanė ndryshuar, ose mund tė ndryshojnė.
    Ai: Meshkujt nė pėrgjithėsi ndryshimi i tremb. Kur i thonė njė femre, "sa ke ndryshuar" zakonisht e kanė pėr mė keq. Ndėrkohė qė kur i thonė "nuk ke ndryshuar", thuajse gjithmonė mund tė merret si njė kompliment.

    CHAT
    Ajo: Vend takimi virtual nė internet, nė tė cilin ėndėrrohet tė takohet njė dashuri e madhe dhe gjen thuajse gjithmonė ndonjė maniak...
    Ai: Njė bashkėbisedim, qė mund tė finalizohet me njė takim erotik. Pėr kėtė punė njerėzit hynė nė chat… Por, fatkeqėsisht shpesh takohen femra qė ėndėrrojnė dashurinė e madhe.

    VONESĖ
    Ajo: Nė moshė madhore, ajo periudhė nė pritje tė ciklit menstrual, qė provokon njė gjendje ankthi. Mund tė dyshohet pėr njė shtazani tė padėshiruar, tė dėshiruar, ose ndonjė lloj shqetėsimi tjetėr.
    Ai: Njė defekt femėror. Pėr tė kuptuar origjinėn e tij, duhet tė shkosh nė kohė nė momentin e vonesės sė madhe. Aludohet nė momentin e parė, kur pėrpara altarit ose nė bashki u ligjėruar e drejta e gruas pėr t'u pritur dhe pėr t'u dėshiruar. Burri pranoi, tha "po", tashmė nuk ka pse tė qahet.

    ĒARJE
    Ajo: Njė krizė e fortė qė vjen pas njė kohe tė mbushur plot me shqetėsime, sqarime, bashkime, shpresa, ndarje, zėnka, zhgėnjime, ndėrrime mendjesh, ndjenjash faji, mėrish, faljesh dhe fajėsimesh qė mund tė zgjasė me vite.
    Ai: Termi i shkurtuar i shprehjes "Na ēave …", qė pėrdoret shpesh dhe nga femrat dhe nė formėn e saj tė plotė.

    Sjelljet e mira
    AJO: Rregullat e edukatės dhe xhentilesės. Sjelljet e mira pėrfshijnė gjithēka qė ka tė bėjė nė lidhje me marrėdhėniet me tė tjerėt, qė nga mėnyra e tė sjellit e deri tek gjeste xhentile qė e bėjnė tė lumtur njė femėr; pėrfshihen dhe detyrimet dhe gjėrat e ndaluara, pėr sa i pėrket sjelljes dhe veshjes.
    AI: Qė nga kohėt e hershme, gratė e meshkujve vulgarė thonė qė duhet tė zgjedhėsh njė mashkull qė di tė sillet mirė. Ata qė tė lirojnė vendin, qė tė puthin dorėn, qė tė servirin verėn dhe ujin, dhe qė hapin derėn e makinė pėrpara qė tė hipėsh nė tė. "Do martohesha me tė", mendojnė ndėrkohė qė tashmė janė martuar me dikė tjetėr. Atėherė ēfarė vlere ka?!

      Ora ėshtė 10/5/2024, 00:55