BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    KNI miraton 8 kapituj tė tjerė tė pėrgjigjeve tė pyetėsorit tė Komisionit Europian

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    25022010

    Buzqeshje KNI miraton 8 kapituj tė tjerė tė pėrgjigjeve tė pyetėsorit tė Komisionit Europian

    Mesazh nga Albatros

    Sot, u zhvillua, nėn drejtimin e Kryeministrit Berisha, mbledhja e radhės e Komitetit Ndėrministror tė Integrimit, i cili mori nė shqyrtim 8 kapituj tė tjerė tė pėrgjigjeve tė pyetėsorit tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė. 8 kapitujt e shqyrtuar nga KNI, janė:

    Kapitulli 8, Politikat e konkurrencės;

    Kapitulli 9, Shėrbimet financiare;

    Kapitulli 11, Bujqėsia dhe zhvillimi rural;

    Kapitulli 12, Politikat e sigurisė ushqimore, veterinarisė dhe fitosanitet;

    Kapitulli 18, Statistika;

    Kapitulli 25, Shkenca dhe Kėrkimi;

    Kapitulli 26, Arsimi dhe Kultura;

    Kapitulli 31, Politika e jashtme e sigurisė dhe mbrojtjes.

    Duke i konsideruar edhe si kapitujt mė tė rėndėsishėm tė pyetėsorit, Kryeministri Berisha tha se ato pėrfshijnė 367 pyetje, nė pėrgjigjet e tė cilave kanė punuar 350 punonjės. Kryeministri kėrkoi qė tė adaptohet si kriter nė dhėnien e pėrgjigjeve edhe hartimi i tyre sa mė i sintetizuar, ēka do e bėnte materialin tė lexohet me kėnaqėsi.

    “Puna - tha Kryeministri - ėshtė intensive dhe angazhimi ėshtė shumė i madh, por ėshtė e domosdoshme tė jemi mė pėrmbledhės, mė sintetizues. Ministria e Integrimit, qė e ndjek nė mėnyrė konstante, informon se po bėhet njė punė shumė e madhe, po shkohet drejt finales, por ajo ēka unė do t’u kėrkoja ėshtė tė shqyrtoni edhe njė herė mundėsinė e tė qenit mė tė pėrmbledhur. Unė e kuptoj dėshirėn tuaj pėr tė qenė konsumues total nė pėrgjigjet qė jepni, ēka ėshtė normale pėr tė konsumuar tėrėsisht materien. Por, nė rast se pėrcaktoni edhe kėtė kriter, do tė bėjmė qė tė tjerėt ta lexojnė me kėnaqėsi. Nuk ėshtė se vėllimet nuk ēojnė peshė, por statistikat dėshmojnė se nuk janė trilogjitė kryeveprat mė tė lexuara, edhe pse ato janė shkruar nga korifenjtė mė tė mėdhenj tė letrave botėrore.”

    Kryeministri Berisha, pasi pėrgėzoi tė gjithė ata, tė angazhuar nė kėtė proces, pėr seriozitetin me tė cilin kanė punuar, theksoi se ky proces ėshtė jashtėzakonisht i dobishėm pėr vendin, sepse mbart nė vetvete jo vetėm detyrimin e njė bilanci, por edhe tė njė vizioni.

    “Duhet tė kemi parasysh, - tha Kryeministri - se mbi kėto pėrgjigje do tė ndėrtohet nga Komisioni Europian e tėrė harta e rrugės sė anėtarėsimit tė plotė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.”

    Mė tej, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu bėri njė paraqitje mė tė detajuar tė 8 kapitujve nė shqyrtim. Zonja Bregu informoi se deri tani janė shqyrtuar pėrgjigjet e 29 kapitujve tė pyetėsorit tė Komisionit Evropian, ose 83 pėrqind tė kapitujve, me njė total prej 1480 pėrgjigjesh.

    Ministrja Bregu u ndal mė konkretisht nė secilin kapitull nė shqyrtim.

    Kapitulli 8, Politikat e konkurrencės, ėshtė koordinuar nga Autoriteti i Konkurrencės. Nė kėtė kapitull kanė kontribuar Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ministria e Shėndetėsisė. Ėshtė njė kapitull me 49 pyetje dhe trajton tre tema kryesore: rregullat e konkurrencės; ndihmėn shtetėrore; liberalizmin e prodhimit dhe tė shėrbimeve.

    Kapitulli 9, Shėrbimet financiare, i koordinuar nga Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare. Ky kapitull pėrmban 92 pyetje, tė cilat pėrqendrohen nė dy tema kryesore: bankat dhe grupimet financiare dhe sigurimet dhe pensionet profesionale.

    Kapitulli 11, Bujqėsia dhe zhvillimi rural, njė nga kapitujt mė tė rėndėsishėm, i koordinuar nga Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit. Nė kėtė kapitull kanė kontribuar Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, INSTAT. Janė zhvilluar gjithsej 5 takime tė grupeve tė punės dhe ky kapitull pėrmban 26 pyetje, tė cilat trajtojnė pėrgjithėsisht ēėshtje tė lidhura me politikat e zhvillimit rural, cilėsinė e tyre, politikat rajonale, kombėtare nė ekonominė bujqėsore, sikurse trajtohen dhe njė sėrė rregullash tė detyrueshme pėr t’u zbatuar nga ēdo shtet anėtar apo kandidat anėtar pėr nė BE, tė cilat janė esenciale pėr politikėn e pėrbashkėt bujqėsore.

    Kapitulli 12, Politikat e sigurisė ushqimore, veterinarisė dhe fitosanitet, i koordinuar nga Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit. Edhe nė kėtė kapitull kanė kontribuar Ministria e Shėndetėsisė, Ministria e Mjedisit, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe institucione tė tjera tė varėsisė. Janė zhvilluar gjithsej 8 takime tė grupeve tė punės. Kapitulli pėrmban 57 pyetje, tė cilat trajtojnė ēėshtje sensitive tė sistemit tė sigurisė ushqimore, si dhe ushqimeve pėr kafshė, implementimin dhe politikbėrjen pėr tė garantuar mbulimin e tė gjithė zinxhirit ushqimor, si dhe politikat e legjislacionin pėr ushqimet, organin pėrgjegjės pėr to. Ky kapitull pasqyron qėndrimin e njėsuar tė BE-sė, qė synon njė nivel mė tė lartė tė shėndetit publik, shėndetin e njerėzve, tė bimėve dhe tė kafshėve, si dhe monitorimin e pėrshtatshėm pėr tė siguruar ndėrkaq njė funksionim efektiv tė tregut tė brendshėm.

    Kapitulli 18, Statistika, i koordinuar nga INSTAT. Nė kėtė kapitull kontributor ka qenė Banka e Shqipėrisė. Kapitulli ka vetėm 3 pyetje. Kjo nuk do tė thotė qė INSTAT ka pasur pak punė, pasi modulet qė janė pėrcaktuar nga ta dhe mėnyra e referimit pėr tė njėsuar tė dhėnat, sigurisht qė ka qenė jo vetėm pėr ta e rėndėsishme, por edhe njė nga pikat kryesore tė diskutuara nė takimet tona tė herėpashershme. Dua t’ju vė nė dijeni se ēfarėdo lloj informacioni, i pėrfshirė nė kėtė kapitull dhe nė kapituj tė tjerė, ku kėrkohet zbatimi i njė indikatori matės, ėshtė bėrė sipas standardeve tė Eurostatit.

    Kapitulli 25, Shkenca dhe Kėrkimi, i koordinuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, ka 34 pyetje. Nė tė kanė kontribuar edhe Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Akademia e Shkencave. Ky kapitull pėrqendrohet mbi politikat e shtetit shqiptar pėr shkencėn dhe kėrkimin shkencor, duke pėrfshirė infrastrukturėn kėrkimore, programet e pėrbashkėta, mbėshtetjen pėr shkencėtarėt shqiptarė dhe shkėmbimin e informacionit.

    Kapitulli 26, Arsimi dhe Kultura, i koordinuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, me 54 pyetje, tė cilat pėrqendrohen nė dy drejtime: nė sistemin arsimor, reformat pėrkatėse, kurrikulat, financimin e sistemit arsimor dhe politika shtetėrore pėr tė rinjtė, duke pėrfshirė punėn pėr tė rinjtė, promovimin e talenteve, tė pėrfshira nė programet e BE-sė pėr tė rinjtė.

    Kapitulli 31, Politika e jashtme e sigurisė dhe mbrojtjes, i koordinuar nga Ministria e Punėve tė Jashtme. Kapitulli ka 52 pyetje dhe nė tė kanė qenė kontributorė, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Shėrbimi Informativ Shtetėror, Ministria e Financave, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave. Pyetjet e kapitullit kanė tė bėjnė me dialogun politik, qėndrimet e pėrbashkėta nė politikėn e jashtme, strategjinė politike, si dhe kapacitetet nė menaxhimin e krizave, duke pėrfshirė dhe ato ushtarake.

    Nė pėrfundim, Ministrja Bregu bėri tė ditur se nė zbatim tė porosisė sė Kryeministrit pėr njė pėrkthim sa mė cilėsor tė pėrgjigjeve tė pyetėsorit, nė Ministrinė e Integrimit u zhvillua njė takim me tė gjithė trupėn e pėrkthyesve tė angazhuar nė procesin e pėrkthimit. Zonja Bregu tha se gjatė kėtij takimi u ritheksua rėndėsia e njė pėrkthimi cilėsor, duke respektuar terminologjinė teknike, si dhe terminologjinė e Brukselit apo tė BE-sė.

    “Tek pėrkthyesit kėrkuam edhe njėherė qė tė jenė nė kontakte tė ngushta me specialistėt dhe punonjėsit e administratės publike, sigurisht pėr tė referuar terminologjinė e saktė, por duke respektuar edhe profesionalitetin e tyre dhe njėlloj dėshire pėr tė pasur njė gjurmim sa mė profesional nė formulimin e pėrgjigjeve tė paktėn nga ana gjuhėsore, nė gjuhėn angleze”, u shpreh zonja Bregu.

    Mė poshtė fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e KNI-sė:

    Kjo mbledhje e KNI-sė do tė shqyrtojė punėn e bėrė pėr 8 kapituj tė tjerė tė pyetėsorit, tė cilėt trajtojnė politikat e konkurrencės, shėrbimet financiare, bujqėsinė dhe zhvillimin rural, politikat e sigurisė ushqimore, veterinarisė dhe fitosanitetit, statistikat, shkencėn dhe kėrkimin shkencor, arsimin dhe kulturėn, politikėn e jashtme, sigurisė dhe tė mbrojtjes. Kėto janė edhe ndėr kapitujt mė tė rėndėsishėm dhe pėrfshijnė nė total rreth 367 pyetje, nė pėrgjigjet e tė cilave kanė punuar 350 punonjės.

    Puna ėshtė intensive dhe angazhimi ėshtė shumė i madh, por ėshtė e domosdoshme tė jemi mė pėrmbledhės, mė sintetizues. Ministria e Integrimit, qė e ndjek nė mėnyrė konstante, informon se po bėhet njė punė shumė e madhe, po shkohet drejt finales, por ajo ēka unė do t’u kėrkoja ėshtė tė shqyrtoni edhe njė herė mundėsinė e tė qenit mė tė pėrmbledhur. Unė e kuptoj dėshirėn tuaj pėr tė qenė konsumues total nė pėrgjigjet qė jepni, ēka ėshtė normale pėr tė konsumuar tėrėsisht materien. Por, nė rast se pėrcaktoni edhe kėtė kriter, do tė bėjmė qė tė tjerėt ta lexojnė me kėnaqėsi. Nuk ėshtė se vėllimet nuk ēojnė peshė, por statistikat dėshmojnė se nuk janė trilogjitė kryeveprat mė tė lexuara, edhe pse ato janė shkruar nga korifenjtė mė tė mėdhenj tė letrave botėrore.

    Duke theksuar kėtė moment, dua tė falėnderoj tė gjithė ata, tė cilėt janė angazhuar nė kėtė proces, pėr seriozitetin me tė cilin kanė punuar. Ky ėshtė njė proces jashtėzakonisht i dobishėm pėr ne, sepse mbart nė vetvete jo vetėm detyrimin e njė bilanci, por edhe tė njė vizioni. Duhet tė kemi parasysh se mbi kėto pėrgjigje do tė ndėrtohet nga Komisioni Europian e tėrė harta e rrugės sė anėtarėsimit tė plotė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 04:46