BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nė gjysmėn parė tė kėtij viti, hiqen vizat pėr shtetasit shqiptarė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    26022010

    Buzqeshje Nė gjysmėn parė tė kėtij viti, hiqen vizat pėr shtetasit shqiptarė

    Mesazh nga Albatros

    Ministrat e BE-sė siguruan ministrin shqiptar Lulėzim Basha se do tė japin mbėshtetjen e plotė pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė brenda kėtij viti.

    Bruksel 26 shkurt - Ministrat e Brendshėm dhe tė Drejtėsisė tė vendeve tė Bashkimit Europian sigurojnė se do tė japin mbėshtetjen e plotė pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė.

    Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha zhvilloi njė vizite njėditore nė Bruksel, ku u takua me ministra tė brendshėm dhe tė drejtėsisė tė vendeve tė BE, nė kuadėr tė Kėshillit tė BE mbi Ēėshtjet e Brendshme dhe tė Drejtėsisė. Ministri Basha zhvilloi takime me Zv.kryeministren dhe Ministren e ngarkuar me Politikat e Emigracionit dhe tė Azilit tė Belgjikės Znj. Joelle Milquet, Ministrin francez tė Identitetit Kombėtar dhe tė Migracionit Z. Eric Besson si dhe Ministrin e Drejtėsisė dhe tė Punėve tė Brendshme Hollandės Z. Ernst Hirsch Ballin.

    Ministri Lulėzim Basha zhvilloi njė takim edhe me eurodeputeten sllovene Znj. Tania Fajon. Nė takimin e zgjeruar tė Kėshillit pėr Ballkanin Perėndimor, tė pėrbėrė nga 27 pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare nė Bruksel, Ministri Basha informoi mbi progresin e Shqipėrisė nė tre blloqet kryesore tė kritereve pėr liberalizimin e vizave, sigurinė e dokomentave tė identitetit, sigurinė e kufijve dhe luftėn kundėr kriminalitetit. Basha u bėri tė ditur pėrfaqėsuesve tė vendeve anėtare se Shqipėria lėshon tashmė pėr qytetarėt e saj dokumenta identiteti tė sigurisė mė tė lartė, sipas teknologjisė mė moderne dhe standarteve mė tė larta tė BE-sė, zotėron njė sistem modern tė kontrollit kufitar, tė unifikuar dhe tė ndėrlidhur me bazėn e tė dhėnave tė informacionit kriminal dhe me bazėn e tė dhėnave tė INTERPOL-it, dhe se bashkėpunimi mes policisė shqiptare dhe strukturave policore tė vendeve tė BE-sė nė drejtim tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme ėshtė nė nivele tė shkėlqyera dhe ka dhėnė rezultate tė dukshme.

    Bazuar nė kėto arritje, Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha u kėrkoi homologėve mbėshtetjen politike nė momentin e marrjes sė vendimit, duke theksuar se vonesat nuk i shėrbejnė besueshmėrisė sė gjithė procesit tė liberalizimit tė vizave pėr Ballkanin.

    Shqipėria ka bėrė progres tė shpejtė e tė qėndrueshėm nė plotėsimin e tė gjithė kritereve tė udhėrrėfyesit pėr liberalizimin e vizave, si dhe krahasuar me tre vendet e Ballkanit Perėndimor qė pėrfituan sė fundi nga ky proces. Ėshtė e rėndėsishme qė menjėherė pasi Komisioni tė pėrgatisė raportin, dhe tė paraqesė pėr mendim tek vendet anėtare, tė ruhet ritmi i agjendės si me valėn e parė tė liberalizimit tė vizave,-u shpreh Basha.

    Ministrat e BE-sė vlerėsuan progresin e bėrė nga qeveria shqiptare dhe sidomos arritjet nė fushėn e sigurisė sė dokumenteve dhe modernizimit tė kontrollit tė kufirit. Ata vlerėsuan reformat e bėra nė drejtim tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe pėrafrimin e legjislacionit me BE-nė nė drejtim tė azilit dhe migracionit si dhe hyrjen nė fuqi dhe zbatimin e ligjit pėr konfiskimin e aseteve kriminale. Ministrat pėr drejtėsinė dhe punėt e brendshme tė vendeve tė BE deklaruan mbėshtetjen e plotė pėr procesin e liberalizimit tė vizave me Shqipėrinė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/5/2024, 00:56