BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Qytetet e pėrjetshėm

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Qytetet e pėrjetshėm

    Mesazh nga Albatros 28/2/2010, 16:46

    Nė vitin 1930, arkeologu anglez John Garstang, bėri njė zbulim befasues nė Palestinė, pranė grykėderdhjes sė lumit Jordan, nė Detin e Vdekur. Duke gėrmuar mes mureve qė sipas Biblės u shembėn nga Jozefi si dhe njerėzit e komanduar prej tij, nė shekullin XIV-XII para Krishtit, kuptoi se ndodhej pėrpara mureve shumė mė tė lashtė. Xheriko ishte ajo qė arkeologėt e quajnė njė tell (nė gjuhėn hebraike njė kodėr), njė kodėrz me disa shtresa arkeologjike pėrfaqėsuese tė vendbanimeve tė ndryshėm tė njeriut nėpėr kohėra. E ngritur nė lashtėsi dhe mė pas e rindėrtuar disa herė mbi rrėnojat e vjetra, Xheriko konsiderohet qyteti mė i vjetėr nė botė. Prania e njė burimi tė bollshėm me ujė si dhe njė oaz rrethues plot me bimė favorizuan vendbanimin e parė urban nė njė rrip toke 250 metra nėn nivelin e detit. Po pėrse aty, dhe jo diku tjetėr? Dhe ēfarė e bėri Xherikon "njė qytet"?

    Zhvillimi

    Sot, gjysma e popullsisė sė botės jeton nė qytet, dhe nė tė kaluarėn pikėrisht nė qendrat e para tė banuara lindi qytetėrimi. Gjė qė u favorizua prej mundėsisė qė kishin banorėt pėr tė shijuar avantazhet e jetės sė pėrbashkėt. Ideja qė "bashkimi bėn fuqinė" reflektonte nevojėn e njerėzve tė parė pėr t'u grupuar nė diēka mė tė strukturuar se sa njė fshat.

    Revolucioni i madh ekonomik, teknologjik dhe kulturor i periudhės neolitike (nga dhjetė mijė deri nė gjashtė mijė vjet mė parė) shpėrtheu me pėrhapjen e bujqėsisė dhe ushqimit si burime jetese, me kontrollin e territorit, me rritjen e presionit demografik, ndarjen e punės dhe zhvillimin e marrėdhėnieve mes grupeve tė ndryshėm njerėzorė. Vendbanimet formoheshin atje ku ambienti lejonte njė rritje intensive tė mjeteve tė jetesės me tė cilėt mund tė mbahej i gjithė komuniteti. Nė Lindjen e Mesme kėta mjete ishin gruri, bagėtitė dhe derrat, nė Kinė e Indi orizi, sheqeri dhe bagėtitė, nė Amerikėn Latine, misri dhe lamat.

    Skema e pėrsosur

    Qytetet e lashtė ishin vendbanime qė vetėmbaheshin ku familjet fabrikonin edhe veshje, orendi dhe enė kuzhine. Secili ishte i specializuar nė njė detyrė tė caktuar mes tė cilėve realizimi i hapėsirave publike (sheshe, rrugė, mure). E gjithė kjo nėn udhėheqjen e njė elite priftėrinjsh apo liderėsh politiko-ushtarakė. Njė skemė kjo qė u rishfaq nė vende tė ndryshme tė botės vetėm me ndonjė ndryshim rajonal, dhe qė u vėrtetua si e "pamposhtur". Ai qė nisi ishte njė rreth vicioz: nga njėra anė bujqėsia stimulonte pėrqendrimin e popullsisė, nga ana tjetėr pėrparimet nė bujqėsi bėnin tė mundur qė tė lirohej njė pjesė e njerėzve pėr tė kryer detyra tė tjera, si artizanati, mbrojtja e komunitetit apo kulti. Tregu i lindur nga shkėmbimi i produkteve artizanalė bėri qė tė rriteshin qytetet, qė megjithatė nė tė shumtėn e rasteve nuk i kalonin disa qindra vetė. Roma e kaloi njė milionėshin vetėm nė shekullin e dytė.

    Qytet-gjysh

    Pjesa mė e madhe e qyteteve doli nė dritė nga 8 deri 5 mijė vite mė parė. Qyteti mė i lashtė duket se ėshtė Xheriko, edhe sepse datimi ėshtė bėrė mė vonė: pas relievėve tė John Garstang, qė kish thėnė se i pėrkiste vitit 5000 para Krishtit, ishte arkeologia angleze Kathleen M. Kenyon, e cila pas gėrmimeve tė kryera nė vitet 1952-1958 e ēoi pėrpara orėn edhe me disa shekuj, duke thėnė se qyteti ėshtė ndėrtuar nė mijėvjeēarin e tetė para Krishtit, tė dhėna qė u pėrftuan edhe falė testeve tė karbonit 14. Nė mijėvjeēarin pasues, Xheriko u popullua nga njerėz qė jetonin nė shtėpi tė rrethuara me tulla, nė brendėsi tė tė cilave janė gjetur mjete guri si sėpata, tokmakė dhe ēekanė.

    Ishte i mbrojtur me mure, mė tė lashtėt e historisė, me parete 5 metra tė lartė dhe 2 metra tė gjerė. Karboni 14 ka mundėsuar gjetjen e moshės sė njė kulle me diametėr tetė metra dhe lartėsi po tetė metra, diku mes viteve 7060 dhe 6640 para Krishtit.

    Gėrmimet e kryera nga Kenyon nė pika tė ndryshme tė mureve tė Xherikos kanė zbuluar se si muret ishin rindėrtuar pas njė shkatėrrimi dhe se si shtėpitė rrethore, fillimisht tė ndėrtuara me gurė katėrkėndorė, kishin ruajtur deri 22 nivele mbivendosje dhe 11 rindėrtimi. Pėrgjatė mijėvjeēarėve, Xheriko pa tė zgjeroheshin muret e vet, duke vazhduar mbivendosjen deri nė Epokėn e Bronzit. Nė kėtė periudhė, njė shkatėrrim total i qytetit ia la stafetėn banorėve tė rinj me tradita nomade tė identifikuar me popullin antik tė Amorrei.

    Drejt Perėndimit

    Udhėtimi mes qyteteve mė tė lashtė tė botės i ēoi arkeologėt nė Turqi, ku duke filluar nga viti 1960, u eksploruan dy qytete qė i pėrkisnin mijėvjeēarit tė VII para Krishtit. Gadishulli i anadollit me brigjet e gjatė dhe njė nivel tė brendshėm tė rrethuar nga malet ka luajtur atėherė njė rol kyē si vend tranziti pėr popullsitė e lashta lindore drejt Perėndimit. Nė Ēayonu, nė Jug tė Turqisė, njerėzit filluan qė nga mesi i mijėvjeēarit IX para Krishtit qė tė kultivonin tokėn, t'i dedikohesin ushqimit dhe tė jetonin nė fshatra primitivė. Nuk njihnin ende qeramikėn, njė shpikje e periudhės neolitike dhe pėrdornin drurin pėr mjetet e tyre tė ushqimit.

    Ndėrsa, Ēatal Huyuk, i karakterizuar nga shtėpi kuadratike me ēati tė sheshtė, nė tė cilat hipej me shkallė, ėshtė shembulli mė i mirė i qyteteve neolitikė nė Turqi. Dhoma kryesore e kėtyre banesave shėrbente pėr ceremoni dhe festa. Pėrreth kėsaj ndėrtoheshin dhomat e tjera, tė mėdha deri 26 metra katrorė.

    Pėrgjatė mijėvjeēarit VII dhe VI para Krishtit, Ēatal dhe Hacilar, ishin dy qendrat mė tė rėndėsishme tė Azisė sė Vogėl.

    Megjithatė, gėrmimet mė tė fundit nė Turqi janė duke rezervuar surpriza. Ndodh kėshtu nė kompleksin e tempujve tė Gobekli Tepe, nė kufirin me Sirinė. Bėhet fjalė pėr njė konstruksion shumė kompleks me kolona tė mėdha tė gurta dhe kafshė tė skalitura nė gur. U ngrit nė mijėvjeēarin XI para Krishtit nga njė popull i specializuar nė gjuetinė e gazelave dhe kultivimin e drithit tė egėr, njė lloj drithi qė pėrdorej pėrpara grurit.

    Pjellorė

    Nė Mesopotami, qė konsiderohet djepi i qytetėrimit janė tė shumta provat e qyteteve mė tė lashtė. Si pėrshembull Eridu, i themeluar diku rreth vitit 5400 para Krishtit dhe qė ndodhet nė afėrsi tė Gjirit Persik, nėn Abu Shahrein nė Irak. 5 mijė banorėt qė e popullonin nė mijėvjeēarin e V jetonin nė shtėpi katėrkėndore, me oborre qė tė bashkuar formonin njė lloj rrjeti urban, me rrugica qė tė ēonin drejt njė tempulli tė madh. Pas Eridu u zbuluan falė gėrmimeve edhe El Obeid, njė tell pranė Mukayyar, ekspansioni urban i tė cilit ndodhi nė vitet 4800 dhe 3750 para Krishtit si dhe qytete tė tjerė (si Ur dhe Akkad) tė gjysmėhėnės Pjellore, rajoni mes luginave tė lumenjve Tigėr dhe Eufrat.

    Mitikė

    Duke u spostuar mė nė Perėndim, nė prani tė Helespontit antik, apo mė mirė Ngushticės sė Dardaneleve qė lidh Detin Marmara me Detin Egje, Troja ngriti muret e saj diku rreth vitit 3200 para Krishtit, duke kontrolluar aksesin nė kėtė rrugė detare komunikimi me Detin e Zi, kontinentin europian dhe ishujt grekė. Shumė shpejt, qyteti u shndėrrua nė njė qendėr nevralgjike pėr metalurgjinė e bronzit, tregtinė e drithit, tė floririt dhe tė kuajve: aktivitete qė e transformuan nė njė qytet tė pasur dhe tė fuqishėm. Kjo gjė ushqeu armiqėsinė e Mikenės, qė diku rreth vitit 1200 para Krishtit nisi njė luftė pėr t'i dhėnė fund atij monopoli tregtar qė i shkaktonte aq shumė zili: bėhet fjalė pėr Luftėn e Trojės.

    Emėrues i pėrbashkėt

    Njė bum autentik i bėrthamave primitive urbane u verifikua afro pesė mijė vite mė parė dhe nė rajone tė ndryshėm: nė luginat kineze tė lumenjve Huang-Ho dhe Yangtze (Anyang, Zhengzhou, Gaochang) nė Luginėn e Indit (Harappa dhe Mohenjo-Daro) dhe nė ato tė Tigrit dhe Eufratit, pėrveēse nė lumenj tė tjerė tė Lindjes sė Mesme (Uruk, Babilonia, Ninive, Susa, Jiroft, Tepe Yahya).

    Por edhe nė Luginėn e Nilit (Hierakonpolis, Armant, Illahun, Abidos, Menfi, Tebe) nė atė tė Danubit, nė rrafshnaltat e MezoAmerikės (Tikal, Cacaxtla, El Tajin, Tenochtitlan, Copan) dhe nė lartėsitė e Perusė (Caral, Tiahuanaco, Pikimachay, Machu Picchu, Nazca). Tė gjithė vende me njė emėrues tė pėrbashkėt: tokė pjellore dhe lumenj tė mėdhej qė u ofronin mundėsi tė mėdha bujqve.

    Orientalė

    Nė Kinė, qytetėrimi urban lindi me kulturėn e Hemudu, qė u zhvillua nė Yuyao, nė provincėn e Zhejiang nė zonėn e poshtme tė Yangtze (Lumi i Kaltėr). Mes viteve 5000 dhe 4500 para Krishtit, banorėt e Hemudu ishin pionerė nė kultivimin e orizit. Mė nė veri, pėrgjatė Huang-Ho (Lumi i gjelbėr) kultura e Yang Shao kishte vendbanime nė mijėvjeēarin e pestė para Krishtit.

    Nė Japoni, periudha e Neolitit ka nisur qė nė vitin 10 000 para Krishtit, kur e ashtuquajtura kulturė Jomon u pėrhap nė tė gjithė ishujt e arkipelagut. Atėherė, popullsia i dedikohej gjuetisė dhe bujqėsisė, bashkė me kultivimin e melit, derisa nisi kultivimi i orizit nė shekullin V para Krishtit.

    Nėse nė Luginat e Indit dhe tė Gang nė nėnkontinentin indian eksperimentet e parė tė bujqėsisė u kryen nė mijėvjeēarin e VII para Krishtit, pėr urbanizimin u desh tė pritej. Vetėm nė fundin e mijėvjeēarit tė katėrt para Krishtit u themeluan pėrgjatė Indit qytete tė vegjėl tė fortifikuar dhe diku rreth vitit 2700 para Krishtit nisi apogjeu i qyteteve tė Harappas dhe Mohenjo-Daro, mė tė rėndėsishmit dhe mė tė njohurit mes atyre qė lulėzuan nė brigjet e lumit tė madh qė pėrshkon Pakistanin, por qė u zhdukėn qė nė shekullin XVI para Krishtit.

    Kėtu jetonin grupe prej afro 25 mijė vetėsh qė i dedikoheshin bujqėsisė, artizanatit dhe mbi tė gjitha tregtisė: shumė prej atyre produkteve tė tyre janė gjetur nė Mesopotami dhe nė portet e Gjirit tė Arabisė. Kėta qytete kishin njė ndėrtim tė rregullt me rrugė parėsore dhe dytėsore.

    Amerikane

    Nė anėn tjetėr tė botės, nė Peru, arkeologėt kanė zbuluar kohėt e fundit nėn tokė njė tjetėr strukturė antike mes rrėnojave tė Secchin Bajo, 400 kilometra nė Veri tė Limės, njė shesh nė formė rrethi qė i pėrket mijėvjeēarit IV para Krishtit.

    Gjithmonė nė Peru ka dalė nė sipėrfaqe edhe qyteza e lashtė e Caral, me platforma tė mėdha ceremoniale tė pesė mijė viteve mė parė. Dhe sė fundi, qė nė mijėvjeēarin e VI para Krishtit u shfaqėn nė Mesdheun Lindor prototipe qytetesh. Si Kirokita (nė Qipro) apo Nea Nikomedeia (Greqia Qendrore), pararendės tė largėt tė qyteteve mė tė famshėm tė Greqisė sė lashtė klasike, qytete me forma organizimi dhe ligje e institucione qeverisjeje qė vazhdojnė tė frymėzojnė edhe sot e kėsaj dite rregullat e bashkėjetesės nė botėn perėndimore.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 05:08