BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Meta: Po pėrgatitemi pėr zgjedhjet vendore

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    07032010

    Buzqeshje Meta: Po pėrgatitemi pėr zgjedhjet vendore

    Mesazh nga Albatros

    Lėvizja Socialiste pėr Integrim po pėrgatitet pėr zgjedhjet e ardhshme vendore. Kėshtu deklaroi dje nga qyteti i Lushnjės kreu i LSI-sė, njėherėsh edhe zv.kryeministėr dhe ministėr i Jashtėm, Ilir Meta. Gjatė takimit, ku shoqėrohej nga nėnkryetari Dritan Prifti, Meta tha se LSI-ja ėshtė forcė kryesore nė qytetin e Lushnjės. Nė bashkėbisedimin me anėtarėt dhe simpatizantėt e kėsaj force politike, ai u ndal nė procesin e strukturimit tė partisė. Duke theksuar domosdoshmėrinė e pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor, Kryetari i LSI-sė u shpreh se “LSI ka filluar punėn pėr pėrgatitjen e njė platforme pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vėna re gjatė zgjedhjeve tė 2009-ės”. Ai theksoi nė tė njėjtėn kohė se ky pėrmirėsim duhet tė bazohet mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR nė raportin e saj pėr zgjedhjet e fundit parlamentare nė vend. Nė fjalėn e tij ministri i Jashtėm ėshtė ndalur gjerėsisht nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė dhe reformat integruese qė pėrbėjnė angazhimin kryesor tė kėsaj Qeverie. Meta u shpreh se koalicioni midis Partisė Demokratike dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim ėshtė garancia e qytetarėve pėr realizimin e kėtyre reforma. Duke konsideruar vitin 2010 si vitin mė tė rėndėsishėm pėrsa i pėrket konkretizimit tė reformave dhe proceseve integruese tė vendit, Meta ftoi opozitėn sėrish nga qyteti i Lushnjės qė tė kryej rolin e saj, “jo vetėm nė pėrmbushjen e standardeve tė BE-sė, por edhe nė realizimin e aspiratave tė qytetareve shqiptarė dhe vet votuesve tė saj”.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 14/5/2024, 07:46