BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nė shėrbim tė biznesit - stenda shqiptare nė ITB 2010!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    16032010

    Buzqeshje Nė shėrbim tė biznesit - stenda shqiptare nė ITB 2010!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Nė shėrbim tė biznesit - stenda shqiptare nė ITB 2010! Shqipe10

    Vitet e mėparshme stenda shqiptare nė panairin e turizmit nė Berlin ishte e ngarkuar mė shumė simbolikė. Sivjet Agjencia Kombėtare e Turizmit iu pėrshtat kėrkesės sė biznesmenėve : pavijon mė i thjeshtė por funksional.

    Sadik Malaj,president i agjencisė turistike Sondor dhe njėkohėsisht kryetar i organizatės sė Operatorėve Turistikė tė Shqipėrisė, ėshtė i kėnaqur: nė stendėn shqiptare tė kėtij viti ai mund tė bisedojė lirshėm me vizitorėt, madje mund tė ulet nė tavolinė dhe t'u ofrojė ndonjė gotė verė apo raki arre, ndryshe nga dy vitet e mėparshme.“Pėrpjekja e mėparshme pėr tė prurė njė traditė nė mėnyrėn e kompozimit tė stendės na detyroi tė futeshim nė njė gardh, ku na ngjeshi njėri pas tjetrit, pa marrė parasysh qė ne jemi organizata biznesi dhe jo biletari”, thotė Malaj.

    Stenda e kėtij viti ka hapėsirė tė bollshme dhe ėshtė e thjeshtė. Kjo ėshtė bėrė me kėrkesė tė biznesmenėve: jo makete me kodra, fusha dhe liqene qė imitojnė Shqipėrinė nė miniaturė, por karrige dhe tavolina, pėr tė pritur vizitorėt. Ndryshe nga vitet e mėparshme, ku agjencitė paguanin nga 1500 euro ose stėrlina pėr atė hapėsirė prej 20x70 centimetra qė u kishte vėnė nė dispozicion ish-ministri Pango, kėtė vit shpenzimet e stendės i ka hequr ministria.Nga stenda e ish-ministrit Pango, ka mbetur vetėm motoja: “Njė dashuri e re mesdhetare” e sė bashku me tė edhe disa afishe. Njėra prej tyre irriton gjithsesi, sepse bėn reklamė pėr turizėm skiator.

    “Qė nė Shqipėri ka borė, kjo dihet, por pėr tė arritur deri aty mungon infrastruktura”, thotė Malaj.Klodian Pajuni, drejtori i ri i departamentit tė turizmit dhe trashėgimisė kulturore, ėshtė i vetėdijshėm pėr mundėsitė e kufizuara tė Shqipėrisė pėr tė ofruar turizėm tė shtrenjtė: “Ne nuk mund tė konkurrojmė dot me hotele me pesė yje, tė cilat realisht bota i ka bėrė pėrpara nesh dhe i ka me tė vėrtetė shumė tė bukura, por ne do tė konkurrojmė me atė ē'ka kemi: kjo ėshtė njė trashėgimi shumė e bukur kulturore, tė cilėn do ta vėmė nė varėsi tė turizmit”, thotė ai pėr Deutsche Welle-n duke pasur parasysh prezantimin e viteve tė ardhshme. Pak nga kjo trashėgimi kulturore shihet edhe nė stendėn aktuale: disa afishe nga Butrinti, Apollonia, Berati e Gjirokastra, dhe dy valltarė tė shkollės sė baletit qė improvizojnė herė pas here ndonjė valle shqiptare.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 06:58