BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Komisioni hetimor nis punėn nesėr, Meta: Edhe pa opozitėn funksionon

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    22032010

    Buzqeshje Komisioni hetimor nis punėn nesėr, Meta: Edhe pa opozitėn funksionon

    Mesazh nga Vizitor

    TIRANĖ- Zv-Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, ka deklaruar se komisioni hetimor parlamentar mund tė funksionojė edhe pa praninė e opozitės nė kėtė komision.


    Sipas Metės, kutitė e votimit nuk mund tė hapen, pasi njė gjė tė tillė, mund ta bėjė vetėm Prokuroria. "Komisioni duhet tė krijohej dhe shumė mirė ėshtė bėrė qė ėshtė krijuar. E rėndėsishme ėshtė qė ia jep shumicėn e Komisionit pakicės me vullnetin e shumicės. Po kutitė nuk mund t'i hapė as Parlamenti dhe askush tjetėr.


    Kutitė mund t'i hapė Prokuroria, nė rast se Partia Socialiste ka tė dhėna, apo ngre pretendime pėr ēėshtje tė caktuara. Ajo e ka kėtė tė drejtė pėr tė hetuar, dhe nė rast se ata duan qė t'i hapė Parlamenti, pėrderisa ka ekzistuar dhe ekziston njė bindje qė kjo ėshtė anti-kushtetuese, Partia Socialiste duhet tė marrė njė konfirmim nga Gjykata Kushtetuese. Kemi qenė tė hapur dhe pėr Komisionin e Venecias qė ėshtė ndėrkombėtar, dhe kjo nuk bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn", - tha Meta nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės". Meta shtoi gjithashtu se nuk do tė ketė zgjedhje tė parakohshme.

    Me heret, PD-ja eshte shprehur e vendosur pėr tė ēuar deri nė fund punėn pėr ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor qė mendohet tė kryejė transparencėn e zgjedhjeve tė Qershorit pa hapur kutitė e votimit. Megjithėse ky komision u miratua vetėm me votat e mazhorancės pa kosensusin e pėrfaqėsuesve tė opozitės, tė cilėt i tėrhoqėn nismat e tyre, shumica do tė fillojė mbledhjen e komisionit hetimor diten e marte edhe pa pjesėmarrjen e deputetėve socialistė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 08:53