BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Greqia, falje zyrtare Shqipėrisė

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    29032010

    Buzqeshje Greqia, falje zyrtare Shqipėrisė

    Mesazh nga Vizitor

    Greqia i kėrkon falje zyrtare Shqipėrisė. Ambasadori grek nė Tiranė Nikolaos Pazios telefonoi dje Ministrin e Jashtėm shqiptar Ilir Meta, ku shprehu nė emėr tė Qeverisė greke falje zyrtare.Nė njoftimin zyrtar tė Ministrisė sė Jashtme, thuhet se Ambasadori grek shprehu vendosmėrinė dhe premtoi se skandali do tė dėnohet ashpėr nga Qeveria e Athinės. Njėkohėsisht ambasadori ka bėrė tė ditur se njė hetim i plotė do t’i bėhet ngjarjes dhe autorėt do tė ndėshkohen. “Ambasadori Pazios i ka shprehur z.Meta ndjesėn e Qeverisė greke pėr ē`ka ka ndodhur dhe e ka siguruar se autoritetet kompetente greke do t`i shkojnė hetimit tė kėtij incidenti deri nė fund, duke ndėshkuar edhe autorėt e tij”-thuhet nė njoftimin zyrtar tė ministrisė sė Jashtme. Nė tė njėjtin njoftim, bėhet e ditur se ministri Meta pasi ka vlerėsuar reagimin e menjėhershėm e tė vendosur tė Qeverisė greke, ka theksuar se marrėdhėniet mes dy vendeve dhe popujve tanė do tė vazhdojnė tė pėrparojnė dhe tė forcohen mė tej. Njoftimi thotė mė tej se Ambasadori i Republikės sė Greqisė z.Nikolaos Pazios, i ka konfirmuar ministrit Meta vendosmėrinė e Qeverisė greke pėr tė dėnuar skandalin dhe ndėshkimin e ashpėr tė autorėve.
    Reagimi
    Reagim pėr ngjarjen ka bėrė edhe Sekretari Ekzekutiv i Rojės Bregdetare tė Greqisė i cili e ka vlerėsuar ngjarjen si tė rėndė. “E dėnojmė ashpėr sjelljen e papranueshme tė njė grupi tė vogėl tė trupave amfibe tė Rojės Bregdetare, tė cilėt me qėndrimin e tyre gjatė paradės sė 25 marsit, ose nga naiviteti pėr tė cilin shpresojmė, ose nga pozicioni i tyre, diēka tė cilėn as nuk duam ta imagjinojmė, krijuan probleme serioze si pėr kolegėt e tyre nė radhėt e forcave amfibe, ashtu edhe pėr Rojėn Bregdetare”, tha ai duke shtuar se “roli i Federatės sonė ėshtė tė mos lejojė fenomene tė tilla nė radhėt e trupave tė Rojės Bregdetare, qė luftojnė nė kushte shumė tė vėshtira pėr tė kryer detyrėn”.
    Mediat greke
    Mediat greke kanė vijuar tė trajtojnė skandalin nė paradėn e ditės sė ēlirimit nga pushtimi otoman. Gazeta greke “Eleftherotipia” shkruan se “me urdhėr tė kreut tė Forcave Detare, Thanasi Bousios, u pezullua kreu i ekipit tė polumbarėve, Haralambopulos, i cili ėshtė dhe polumbar, ndėrsa u kėrkua nisje hetimi pėr tė nxjerrė pėrgjegjėsitė e 36 polumbarėve, por nuk pėrjashtohet dhe thirrja e tyre nė Gjykatėn Ushtarake”. Kjo gazetė shkruan mė tej se pėr “pak sa nuk nisi njė polemikė brenda kabinetit qeveritar, pasi zyrtarė tė Ministrisė sė Mbrojtjes nuk pranonin se polumbarėt qė hodhėn thirrje raciste ishin pjesė e kontingjentit tė tyre, por ishte analiza e vazhdueshme e videos sė turpit, tregoi se 36 “trimat” bėnin pjesė tek ekipi i polumbarėve tė misioneve tė shpėtimit, njė fakt qė siē ishte e pritshme, bėri “tė fliste me vete” si kreun e Forcave Detare, ashtu dhe ministrin e Mbrojtjes sė Qytetarit, i cili ėshtė dikasteri qė mbulon Forcat Detare”. “Eleftherotipia” shkruan mė tej “deri vonė nė mesditė, ushtarakėt pėrgjegjės tė Forcave Detare por dhe kreu i ekipit tė polumbarėve, qė hodhėn thirrje sharėse sapo u larguan nga podiumi VIP, i thanė si kreut tė Forcave Detare ashtu dhe Ministrit tė Mbrojtjes sė Qytetarit, Mahali Krisohoidhi, se ata njerėz nuk kishin asnjė lidhje me forcat detare por me Forcat Ushtarake tė Marinės dhe konkretisht me Ekipin e polumbarėve pėr rastet e katastrofave”. Pjesė e Forcave Detare janė 36 polumbarėt qė, gjatė parakalimit pėr nder tė festės sė 25 marsit nė qendėr tė Athinės, hodhėn thirrje tė papranueshme kundėr turqve dhe shqiptarėve.

    Barka: Jam kundėr ēdo lloj dhune

    Ish-ministri i Punės dhe Ēėshtjes Sociale nė Qeverinė "Berisha I", Kosta Barka dėnoi dje incidentin e ushtrisė greke nė tė cilėn u hodhėn parulla fyese dhe raciste ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Barka deklaroi dje pėr "Panorama" se "personalisht jam kundėr ēdo lloj dhune, ngado qė vjen dhe nga kushdo qė vjen". Pėrfaqėsuesi i minoritetit grek nė Shqipėri, Barka nė tė njėjtėn kohė ka vlerėsues dhe reagimin e bėrė nga ana e Athinės zyrtare nė lidhje me kėtė ngjarje. "Mendoj se ishte njė veprim i pėrgjegjshėm nga ana e qeverisė greke. Unė jam i mendimit se pėr ēdo gjė qė ndihmon bashkėpunimin midis popujve ėshtė nė interes tė njėri-tjetrit", theksoi ish-ministri.



    Meta: Incidenti skandaloz, ndėshkim ekstremistėve

    Njė incident skandaloz e cilėsoi zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm, Ilir Meta, atė qė ndodhi dy ditė mė parė nė Athinė, ku ushtaret grekė lėshuan thirrje antishqiptare. Ai bėri tė njohur se po punohet si nė Tiranė, ashtu dhe pėrmes Ambasadės shqiptare nė Greqi. “Ne besojmė se autoritetet greke do t’i pėrshkallėzojnė masat e tyre ndaj pėrgjegjėsve tė kėtij incidenti skandaloz qė po provokon ndjenjat e miqėsisė midis dy vendeve dhe klimėn konstruktive tė raporteve tona dhe besojmė qė ky incident skandaloz jo vetėm qė do tė ndėshkohet, por do tė mbetet i izoluar nga e ardhmja konstruktive dhe miqėsore e marrėdhėnieve midis dy vendeve dhe dy popujve tanė”, tha Meta. Shefi i diplomacisė theksoi se “ėshtė e rėndėsishme qė incidenteve tė mos u pėrgjigjemi nė tė njėjtėn mėnyrė. “Nuk mendoj se ndaj incidenteve duhet tė pėrgjigjemi me incidente. Unė besoj se pėrgjigjen mė tė mirė e ka dhėnė dje vetė Ministri grek i Mbrojtjes sė Qytetarėve, zoti Kristoforidhis dhe akoma mė mirė besoj se do tė jepet nė vazhdim me pėrshkallėzimin e masave ndaj kėtij incidenti skandaloz”, theksoi Meta. Ndėrsa Ambasadori jonė nė Athinė, Vili Miniralloi, nė njė prononcim pėr mediat deklaroi se “dua tė vė nė dukje reagimin e menjėhershėm tė tė gjitha institucioneve greke, tė mediave greke dhe tė shoqėrisė greke. Ėshtė qėndrimi i ministrit qė e ka nė varėsi kėtė repart ushtarak dhe qėndrimi i vetė sindikatės sė rojeve bregdetare. Ky akt i shėmtuar konsiderohet i tillė edhe pėr vetė kėta qė e bėnė dhe e dėnojnė tėrėsisht. Ata e vlerėsojnė si njė akt i veēantė i njė grupi tė vogėl njerėzish, qė nuk ka tė bėjė as mė politikėn as me qėndrimin e tyre ndaj njė vendi mik, siē ėshtė Shqipėria. Veprimi konsiderohet si njė turp pėr grekėt dhe nė njė farė mėnyre nėpėrmjet qėndrimeve dhe veprimeve tė tyre ėshtė njė kėrkesė faljeje pėr atė ēka bėnė shokėt e tyre, kolegėt e tyre”, tha Minarolli.



    Parulla antigreke para ambasadės nė Tiranė

    Erald Kapri

    Njė grup organizatash por edhe parti politike protestuan dje para Ambasadės sė Greqisė pas ngjarjes nė Athinė ku nė paradėn ushtarake kėndohej kėngė fyese pėr shqiptarėt. Mes parullave patriotike, ku kėrkohej zgjidhja e ēėshtjes ēame apo Shqipėrisė Etnike, nuk munguan as parulla fyese ndaj Greqisė ku protestues tė shumtė hodhėn parulla kundėr ambasadorit apo shtetit helen. “Greqia, turpi i Evropės”, apo “Hellas, F*** you” ishin disa nga parullat e pėrdorura nga protestuesit. Protesta e djeshme u organizua nga disa organizata si Klubi i Patriotėve tė Rinj, organizata “Mjaft”, “Tifozėt Kuqezi” organizata tė tjera por edhe nga Partia pėr Drejtėsi e Unitet, por jo nė mėnyrė tė organizuar. Njė pjesė e tė rinjve vijuan tė protestojė pėr disa orė para ambasadės duke mbajtur veshur flamurė kombėtarė. “Nė kėtė ēast tė rėndė, ne nuk mund dhe nuk duhet tė mjaftohemi me shkarkime selektive nė radhėt e ushtrisė dhe as me deklarata formale nė nivel ambasadorėsh”-thuhej nė reagimin e organizatės “Mjaft”.
    Krerėt e partisė PDU me mbėshtetėsit e tyre, pasi dhanė njė deklaratė pėr median u larguan nga ambasada, por tė rinjtė e tjerė qėndruan dhe vijuan tė protestonin. Nė protestėn e djeshme, disa tė rinj tentuan madje tė djegin dhe flamurin grek por u tėrhoqėn nga tentativa e tyre.
    Protesta, e cila u zhvillua qetėsisht, u karakterizuara edhe nga thirrjet e forta nacionaliste tė tė rinjve. “O sa mire me kenė shqiptarė”, kėngė patriotike si dhe himni kombėtar.
    Nė pankartat e protestuesve kėrkohej zgjidhja e ēėshtjes ēame. Kreu i PDU-sė Shpėtim Idrizi kėrkoi nga pala greke tė kėrkojė falje, por kėrkoi edhe nga pala shqiptare qė tė ngrejė ēėshtje ēame. “Ne i kėrkojmė Qeverisė greke tė distancohet nga aktet e pėrsėritura. Qeveria shqiptare, nė mėnyrė tė qartė tė mbajė qėndrim dhe tė kėrkoj shpjegim. I kėrkojmė presidentit Topi, kryeministrit Berisha dhe tė gjithė forcave politike tė ruajnė identitetin shqiptar dhe tė hapin nė tryezėn e bisedimeve ēėshtjen ēame” – deklaroi Idrizi. Protesta e djeshme ndodhi dje para Ambasadės greke para se ambasadori tė telefononte Ministrin Meta e tė kėrkonte falje pėr ngjarjen nė paradėn ushtarake pėr festėn e Pavarėsisė.


    BURREL
    Njė grup tė rinjsh nė qytetin e Burrelit kanė djegur dje nė mesditė, nė sheshin “Demokracia”, njė flamur tė shtetit grek. Tė rinjtė janė mbėshtetur edhe nga qytetarė tė tjerė, tė cilėt janė shprehur se nuk ėshtė aspak e drejtė tė dėgjojmė vazhdimisht thirrje kundėr shqiptarėve nga fqinjėt. Ata bėnė tė pamundurėn tė gjejnė njė flamur tė Shtetit helen nė pikat e ndryshme ku shiten flamuj, por e kanė pasur tė pamundur ta sigurojnė atė. Nė mungesė tė njė flamuri tė stampuar, ata kanė siguruar njė ēarēaf tė bardhė, tė cilin e kanė lyer me bojė, duke ia pėrshtatur flamurit tė Greqisė. h.p

    durres
    Banorė tė qytetit tė Durrėsit dhe rrethinat e tij u mblodhėn mesditėn e djeshme nė qendėr, duke protestuar ndaj thirrjeve tė ushtarėve grekė ndaj shtetasve shqiptarė pak ditė mė parė nė Athinė. Ata qėndruan nė sheshin “Iliria”, nė mes tė institucioneve kryesore lokale, ku veē grupit tė organizuar, pati dhe mbėshtetės tė rastit tė sė njėjtės kauzė. Nė fund tė protestės paqėsore, u shpėrndanė fletushka nė qendėr tė qytetit, ku bėheshin thirrje: “Shqipėri, mos rri po duku”, formuluesi i tė cilave ishte anonim. Protestuesit u shpėrndanė pa krijuar ndonjė incident. o.u

    TEPELENE
    Legalizimi mė i fundit i maxhorancės qeverisėse pėr ngritjen e varrezave tė ushtarėve grekė nė jug tė vendit, ka nxitur reagime nga shoqata atdhetare dhe nacionaliste. Njėri prej personazheve mė tė spikatur antigrek nė jug tė vendit Orgen Hasanbegaj, akuzoi ekzekutivin shqiptar si antikombėtar me lėvizjen mė tė fundit. “Qeveria shqiptare i ka ofruar Greqisė njė tjetėr dhuratė me rastin e festės sė tyre kombėtare, siē ėshtė legalizimi i varrezave tė ushtarėve grekė nė jug tė vendit”, ėshtė shprehur Hasanbegaj, kreu i Shoqatės Atdhetare “Krahėsi”. Sipas tij, Qeveria shqiptare duhet tė merret mė tepėr me tė drejtat e emigrantėve.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 16:51