BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Berisha: Shumė shpejt, nė muajt qė vijnė, do tė hiqen vizat pėr shqiptarėt

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    10052010

    Buzqeshje Berisha: Shumė shpejt, nė muajt qė vijnė, do tė hiqen vizat pėr shqiptarėt

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Berisha: Shumė shpejt, nė muajt qė vijnė, do tė hiqen vizat pėr shqiptarėt Wv4rut

    Kryeministri Berisha: Thirrja ime ėshtė: lėrini mėnjanė gjyzlykėt e kuq! Lėrini mėnjanė ato dhe shihni Shqipėrinė. Nuk them se Shqipėria ėshtė parajsa, ėshtė shumė larg; nuk them se s’ka varfėri, se varfėri ka; nuk them se s’ka papunėsi, se papunėsi ka, por ajo ka ritme zhvillimi mė tė larta se ēdo vend tjetėr, ka shpresė dhe optimizėm mė tė madh se ēdo vend tjetėr. Kryeministri Berisha: Ju flisni ēdo ditė pėr krizėn, na thoni se si ka mundėsi tė dyfishohen eksportet nė krizė; se si ka mundėsi tė rriten tė ardhurat nė krizė; se si ka mundėsi tė rriten me 40 pėr qind numri i bizneseve tė regjistruar gjatė katėr muajve tė parė tė kėtij viti nė krizė; se si ka mundėsi qė qeveria tė rrisė rrogat dhe pensionet jo vetėm pėr njė kategori tė veēantė, por tė 800 mijė shqiptarė.

    Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė ceremoninė e inaugurimit tė shkollės 9 – vjeēare “Isa Domi” nė fshatin Pjezė, komuna Xhavzotaj. Shkolla, me vlerė 330 milionė lekė, ėshtė ndėrtuar me fonde tė buxhetit tė shtetit.

    Duke parė mė nga afėr ambientet e kėsaj shkolle, Kryeministri Berisha u ndal fillimisht nė njė klasė tė arsimit parashkollor. Kryeministri u shpreh se ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė ēdo shkollė tė ketė edhe kopshte, nė mėnyrė qė nxėnėsit tė fillojnė tė marrin dijet parashkollore nė mėnyrėn mė tė organizuar. Kėtė mandat, – u shpreh Kryeministri, - kemi synim tė ngremė kopshte kudo qė mundemi, brenda apo pranė shkollave, nė mėnyrė qė t’i japim njė rėndėsi tė madhe arsimit parashkollor.

    Kryeministri Berisha vizitoi kabinetin e Informatikės dhe njė klasė ku po zhvillohej mėsimi i lėndės sė fizikės. Nė vazhdim, Kryeministri Berisha mbolli njė rrėnjė ulliri nė lulishten e kėsaj shkolle.

    Nė kėtė aktivitet kryeministri Berisha u shoqėrohej nga ministri i Arsimit z. Myqerem Tafaj, deputetė, drejtues tė pushtetit lokal, etj.
    Mė poshtė vijon e plotė fjala e Kryeministrit Berisha mbajtur nė kėtė ceremoni:
    “Tė dashur nxėnės,
    Tė nderuar mėsues,
    Prindėr dhe familjarė tė fėmijėve qė studiojnė nė shkollėn e re 9- vjeēare “Isa Domi” qė sapo inauguruam.
    Zoti ministėr, zotėrinj deputetė, qeveritarė vendorė, zoti Kryetar i Komunės,
    Sė pari dėshiroj t’ju falėnderoj pėr ftesėn qė mė bėtė pėr tė ndarė me ju momentin dhe gėzimin e inaugurimit tė kėsaj shkolle, e cila u ndėrtua nė njė kohė rekord. Gjashtė muaj mė parė u pėrurua fillimi i punimeve pėr kėtė shkollė dhe sot ne inaugurojmė shkollėn pėr nxėnėsit e fshatit Pjezė.

    Unė dua tė falėnderoj kompaninė e ndėrtimit pėr punėn shumė tė mirė qė ka bėrė, tė falėnderoj Drejtorinė Arsimore tė Durrėsit dhe ministrinė e Arsimit pėr pajisjen e kėsaj shkolle me teknologjinė mė moderne. Dėshiroj tė uroj nxėnėset, nxėnėsit dhe prindėrit e tyre pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme. Fėmijėt e tyre kanė tek shkolla e sapo inauguruar njė shtėpi tė dytė tė re.

    Tė nderuar miq dhe tė ftuar,

    Pėr qeverinė time arsimi ėshtė dhe do tė mbetet pėrparėsia mė kryesore. Ne nė katėr vitet qė shkuan ndėrtuam nga e para apo rindėrtuam mbi 1100 shkolla dhe 1000 tė tjera do tė ndėrtojmė dhe rindėrtojmė gjatė mandatit tė dytė. Fėmijėve tanė do t’u bėjmė gjithēka qė t’ua shkurtojmė dhe t’ua shtrojmė rrugėn pėr Shqipėrinė evropiane, pėr Shqipėrinė qė ata meritojnė. Por sot kam kėnaqėsinė qė sė bashku me ju tė shohim se Shqipėria evropiane po bėhet gjithnjė e mė shumė, ēdo ditė e mė shumė, njė realitet i madh pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr ne dhe fėmijėt tanė.

    Shqipėria evropiane ėshtė para sė gjithash Shqipėria e qytetarėve tė lirė, tė cilėt kanė dhe do tė kenė ēdo tė drejtė Kushtetuese tė garantuar. Shqipėria evropiane ėshtė Shqipėria e qytetarėve me shėrbime moderne. Ndėr kėto shėrbime, arsimi dhe shėndetėsia janė mė kryesoret. Unė ju garantoj se kėto katėr vite, sistemi arsimor i vendit, sistemi i edukimit tė vendit, do tė njohė nivelet mė tė larta se kurrė mė parė; se nė kėto katėr vite sistemi arsimor i Shqipėrisė do tė arrijė shumė nga treguesit e sistemit evropian. Ne kemi bėrė dhe bėjmė investime tė mėdha nė arsim. Ne nė katėr vite kemi trefishuar numrin e studentėve nė universitetet tona. Kjo ėshtė njė arritje e madhe historike. Ēdo fėmijė qė ulet nė bankat e kėsaj shkolle ka tė drejtėn legjitime dhe ka tė garantuar se i ka tė hapura dyert e universiteteve tė vendit. Pra, universitetet nuk janė mė mollė e ndaluar pėr fėmijėt e Shqipėrisė.

    Tek vizitonim sė bashku Kabinetin e Informatikės, drejtoresha e shkollės mė tha: “Zoti Kryeministėr, ne komunikojmė me anė tė internetit me drejtorinė arsimore. Pra, nuk jeni vetėm ju e- kabinet, por jemi dhe ne kėtu e- drejtori dhe e – arsim”.

    Mėsuesja e informatikė dhe drejtoresha e shkollės mė garantuan se shumė shpejtė mėsuesit me njėri - tjetrin do tė komunikojnė vetėm me rrugė dixhitale, me internet. Kėshtu do tė shkojmė duke e shtrirė pėrdorimin e internetit nė ēdo qelizė. Ambicia jonė ėshtė pozitive, ėshtė e madhe. Ne sikundėr sollėm kabinetin e informatikės nė ēdo shkollė, ne do tė bėjmė edhe qė kompjuteri tė hyjė nė ēdo familje shqiptare, pėr ēdo tė ri shqiptar. Ne do tė bėjmė qė interneti tė arrijė nė ēdo familje shqiptare me bandė tė gjerė. Shqipėria dixhitale ėshtė Shqipėria e imagjinatės mahnitėse tė fėmijėve tanė.

    Reforma e arsimit ėshtė reforma e tė ardhmes, ėshtė investimi pėr tė ardhmen. Ne, sikundėr deri mė sot, nė epiqendėr tė kėsaj reforme kemi vendosur mėsuesen dhe mėsuesin. Ne jemi tė bindur se asgjė nuk pėrcakton cilėsinė e mėsimdhėnies mė shumė se aftėsitė dhe pėrkushtimi i mėsuesve tanė. Unė dua tė garantoj mėsuesit e kėsaj shkolle dhe mėsuesit nė mbarė Shqipėrinė se gjatė katėr viteve qė vijnė qeveria do tė bėj ēdo pėrpjekje pėr njė pėrmirėsim gjithnjė e mė tė madh tė pagės sė tyre, tė jetės sė tyre dhe tė kushteve tė tyre tė punės. Duke vendosur mėsuesin nė epiqendėr tė arsimit, ne kemi sigurinė mė tė madhe se do tė realizojmė tė gjithė objektivat tona.

    Zoti kryetar i komunės,

    Unė dua tė tė pėrgėzoj pėr emrin qė ke pėrzgjedhur pėr t’i vėnė kėsaj shkolle. Duke i dhėnė asaj emrin e njė prej mėsuesve tė parė tė kėsaj shkolle, qė ka shkrirė jetėn e vetė, energjinė e vetė dhe dijet e veta pėr fėmijėt e kėtij fshati dhe tė kėsaj zone, ke nderuar veten dhe tė gjithė qytetarėt.

    Tė dashur prindėr, familjarė, qytetarė tė kėsaj zone,

    Sot shqiptarėt janė nė rrugė tė mbarė drejt ėndrrės sė tyre evropiane. Dje ishte Dita e Deklaratės sė Themelimit tė Bashkimit Evropian. Shqipėria, nė vitet kur u themelua Bashkimi Evropian, po pėrjetonte natėn e zezė tė diktaturės mė tė egėr qė ka njohur ndonjėherė. Nė vitet ’50 Shqipėria ishte vendi i ekzekutimeve pa gjyq, ishte vendi qė ecte drejt izolimit mė tė thellė. Diktatura Hoxhiste e nxori Shqipėrinė nė skajet mė tė largėta tė planetit, e zhvendosi nga Evropa.

    Unė u ndala sot nė kėtė moment, sepse jo rrallė ju takon tė dėgjoni kollagjerėt e krizės dhe tė zisė duke thėnė se jemi tė fundit nė rajon. Dua t’u them kėtyre zotėrinjve se ne kemi qenė tė fundit nė botė, por me besimin tonė tek liria, me djersėn, mundin, pėrkushtimin tonė dhe ndihmėn e miqve tanė, sot jemi mė afėr se kurrė realizimit tė ėndrrės tonė evropiane, idealit tonė evropian. Shumė shpejt, nė muajt qė vijnė, pėr qytetarėt e vendit mė tė izoluar tė botės, pėr qytetarėt e vendit qė njėzet vite mė parė ishte i rrethuar me tela me gjemba nga tė katėr anėt e kufijve tė tij, do tė hiqen vizat dhe ata do tė lėvizin tė lirė nė mbarė Evropėn.

    Ju qė qani dhe vajtoni pėr vonesėn, qani dhe vajtoni pėr etėrit tuaj, se e ardhmja ėshtė nė pėllėmbė tė dorės sė shqiptarėve dhe se shqiptarėt e kanė kapur tė ardhmen e tyre. Ne jemi sot mė afėr se kurrė realizmit tė idealit tonė evropian dhe Shqipėrisė evropiane.
    Le tė marrim arsimin. Ku ishim ne katėr vite mė parė? Ne ishim katėr herė nėn nivelin evropian pėr numrin e studentėve. Ku jemi sot pas katėr vitesh? Ne sot kemi njė diferencė. Nė qoftė se nė Evropė ėshtė 40 studentė pėr 1000 banorė, ne sot jemi mbi 30 studentė pėr 1000 banorė dhe gjatė dy viteve qė vijnė do tė jemi mbi 40 studentė pėr 1000 banorė. A ėshtė kjo njė pėrpjekje e ndershme dhe e sinqertė pėr tė ndėrtuar Shqipėrinė evropiane kėtu? Ku ishim ne katėr vjet mė parė pėr pėrdorimin e internetit? Dhe atė kohė kur ne shpallėn nismėn e internet pėr ēdo shkollė, kėta zotėrinj, kėta shokė, u tallėn dhe pėrqeshėn, si njė utopi. Katėr vite mė parė pėrdorimi i internetit nė Shqipėri ishte nėn dhjetė vendet mė tė ulėta tė botės. Sot pėrdorimi i internetit nė Shqipėria ėshtė rritur 7 herė krahasuar me katėr vite mė parė.

    Rruga pėr nė Evropė ėshtė garė. Ajo ėshtė njė garė, tė cilėn ne e kemi pranuar me dinjitet dhe qė do ta pėrmbushim, do ta fitojmė. Ajo ėshtė njė garė, e cila bazohet nė djersėn tonė, nė mundin dhe aftėsitė tona. Rruga pėr nė Evropė ėshtė rruga e begatimit tė qytetarėve shqiptarė. Ajo ėshtė rruga e cila kėrkon qė nė qytetet dhe fshatrat e Shqipėrisė, zonat e afėrta dhe tė largėta tė saj, tė kenė infrastrukturė evropiane.

    Zoti Kryetar i komunės,

    Nė kėtė komunė dhe komunat e tjera tė kėtij rrethi, brenda kėtij mandati, nuk dua qė tė ketė asnjė pėllėmbė rrugė tė paasfaltuar. Kryetari i kėsaj komune mė thotė se i ka asfaltuar rrugėt dhe unė e uroj pėr kėtė. Rruga pėr nė Europė kėrkon qė shqiptarėt tė paguhen pėr mundin dhe djersėn e tyre. Asnjė vend nė Evropė dhe nė botė nuk ka rritur rrogat dhe pensionet aq sa i ka rritur kjo qeveri gjatė mandatit qė shkoi. Unė ju garantoj se rritja do tė vazhdojė gjatė kėtij mandati qė vjen.

    Ju qė i bini dhe qė u fryni sirenave tė krizės, ju qė qani e derdhni lot krokodili se shqiptarėt po marrin pak, mos harroni se shqiptarėt nėn regjimin e kaluar merrnin gjithsej 4 - 6 dollarė nė muaj si rrogė mesatare dhe ishin njė ndėr tre – katėr kombet me tė ardhurat mė tė ulėta nė botė. Ju qė krahasoni shqiptarėt me popujt e ish Jugosllavisė mos harroni se kur Tito i paguante qytetarėt e tij me njė mesatare prej 3 mijė marka nė muaj, Enver Hoxha i paguante qytetarėt e vendit tė tij me njė mesatare qesharake prej 6 - 8 marka nė muaj.
    Unė i bėra kėto krahasime, sepse sirenat e krizės pėrpiqen tė murojnė arritjet tuaja tė mėdha, veēanėrisht nė 4 - 5 vitet e fundit. Ju tė gjithė ndiqni radiot dhe televizionet e huaja, megjithėse tani po thotė qė kėngėt s’duhet t’i dėgjoni mė. Do tu them nė kėtė shkollė, kėtyre shokėve qė tė mbajnė mend se Shqiptarėt mund tė jenė tė pasur, mund tė jenė tė varfėr, mund tė jenė me halle, por nuk ka njerėz mė politik se ata. Vuajtjet, padrejtėsitė, ndarjet dhe copėtimet i kanė detyruar ata tė jenė kombi mė politik, jo nė rajon, por dhe nė Europė. Nė kėtė mėnra ata kanė njė tė mirė tė madhe, sepse askush nuk mund tu imponojė atyre tė besojnė se fluturon ai qė nuk fluturon.

    Tu thuash shqiptarėve se sot ke 800 mijė tė papunė nė njė kohė kur sot ke pothuajse 800 mijė rroga shtetėrore dhe private, u tregon pėrralla me mbret. Tu thuash shqiptarėve se sot po pėrjetohet kriza, zotėrinj, bota po pėrjeton njė nga krizat mė tė madhe qė nga vitet ’30 tė shekullit tė kaluar. Shqipėria, jo se e themi ne, por se e thotė gjithė bota, nuk po e pėrjeton kėtė krizė. Shqipėria u pėrball mė mirė se cdo vend tjetėr nė Evropė me pasojat e saj dhe kjo jo se kėtu nuk ėshtė njė ekonomi kapitaliste, sepse ekonomia shqiptare ėshtė me kapitaliste dhe mė private se cdo ekonomi tjetėtr nė europė, por kjo sepse ėshtė e vendosur nė parime tė ndershme dhe tė drejta.

    Shokė dhe zotėrinj,

    Ju flisni ēdo ditė pėr krizėn, na thoni se si ka mundėsi tė dyfishohen eksportet nė krizė; se si ka mundėsi tė rriten tė ardhurat nė krizė; se si ka mundėsi tė rriten me 40 pėr qind numri i bizneseve tė regjistruar gjatė katėr muajve tė parė tė kėtij viti nė krizė; se si ka mundėsi qė qeveria tė rrisė rrogat dhe pensionet jo vetėm pėr njė kategori tė veēantė, por tė 800 mijė shqiptarėve.
    Thirrja ime ėshtė: lėrini mėnjanė gjyzlykėt e kuq! Lėrini mėnjanė ato dhe shihni Shqipėrinė. Nuk them se Shqipėria ėshtė parajsa, ėshtė shumė larg; nuk them se s’ka varfėri, se varfėri ka; nuk them se s’ka papunėsi, se papunėsi ka, por ajo ka ritme zhvillimi mė tė larta se ēdo vend tjetėr, ka shpresė dhe optimizėm mė tė madh se ēdo vend tjetėr.

    Edhe njė herė ju pėrshėndes shumė vėllazėrisht!

    Zoti kryetar i komunės Xhavzotaj, zoti kryetar i komunės sė Katundit tė Ri, zoti kryetar i komunės sė Gjepalajt, ju garantoj se do tė vazhdojmė tė gjitha projektet, ashtu siē i kemi premtuar. Nė kėtė zonė brenda kėtij 3 - vjeēari do tė kenė zgjidhje pėrfundimtare infrastruktura mė moderne, shkollat mė moderne, shėrbimi shėndetėsor mė modern.
    Edhe njė herė gėzuar dhe faleminderit!”
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 14/5/2024, 00:39