BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mė e bukura? Korēa. Mė i shėmtuar, Shkėmbi i Kavajės

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mė e bukura? Korēa. Mė i shėmtuar, Shkėmbi i Kavajės

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/7/2010, 16:44

    Mė e bukura? Korēa. Mė i shėmtuar, Shkėmbi i Kavajės Izs4cw

    Alket Islami hyn nė lokal pothuajse me vrap. Ėshtė i veshur me tė zeza dhe mėngė tė gjata, me njė "kapuē" nė kokė dhe teksa e pėrshėndesim me dorė pėr t'i treguar ku ndodhemi, kuptojmė se s'jemi tė vetmit qė e presim. Nė njė tjetėr tavolinė janė katėr persona, dhe nė njė tavolinė tė tretė, njė i pestė. "S'jeni ulur tė gjithė bashkė?" ėshtė pyetja qė bėn, e mė pas, teksa i pėrshėndet tė gjithė, drejtohet nga ne. "Alket, tė gjitha takimet i ke lėnė nė tė njėjtėn orė?" Ai qesh. "Kėshtu i lė, pasi kėtu takohemi gjithnjė". Po veshja me tė zeza? "Mė pėlqen. Pastaj janė dhe veshje sportive, janė tė freskėta dhe tė bėra tamam pėr punėn qė bėj". Shaminė e kokės e heq ndonjėherė? - e ngacmojmė. Alketi buzėqesh e pėrgjigjet: Vetėm kur fle. Edhe kur lahem nė det, - shton mė pas. Teksa flet, i pėlqen tė "shtrihet" paksa mbi karrige. Qėndron kėmbė pėrmbi kėmbė, i lirshėm. Nė gisht njė unazė me ngjyrė blu. "Dhuratė!", pėrgjigjet.
    Nė bisedėn e mėtejshme, kryefjalė mbetet "fluturimi". Tregon fillimet e veta, nė vitin 1992, kur asnjė nuk fluturonte. Gjithēka e ka mėsuar nė Itali, mė pas ėshtė hedhur nga Llogoraja. "Frika? Tė gjithė kemi frikė nga lartėsitė, por fluturimi s'ka tė bėjė me tė. Nuk ėshtė se t'i hidhesh dhe bie. Ti ke trajektoren tėnde. Nė momentin qė shkėputesh tė duket se kalon nga njė ēast mono, nė njė stereo".


    Alket, e sheh Shqipėrinė nga lart. Si tė presin kur ulesh?
    Oh, ajo ėshtė pjesa mė e bukur. Njihesh me shumė njerėz dhe ke reagime tė ndryshme. Shumė janė mikpritės.


    Cili qytet ėshtė mė i bukur nga ajri dhe cili nga toka?
    Qyteti mė i bukur qė mendoj se nuk ka shumė nevojė pėr koment ėshtė Korēa. Unė nuk jam nga ky qytet, jam nga Gjirokastra, po Korēa ka njė urbanistikė tė ruajtur mė sė miri. Nuk ėshtė e prishur, nuk janė bėrė pallate. Ndėrsa pėr mikpritje ėshtė zona e Shkodrės. Madje, nga ky qytet kam kujtimin mė tė bukur. Luhej ndeshja Dinamo - Vllaznia dhe unė fluturoja mbi stadium me logon "Dinamo Kampion". Imagjino tė fluturosh nė njė qytet qė e dashuron futbollin dhe qė skuadra e tij sapo ka humbur. Kthej kokėn me frikė pėr tė parė poshtė me mendimin se po mė shanin. Nė tė vėrtetė ata po duartrokisnin tė gjithė. Ėshtė kujtimi mė i bukur qė kam.


    Ka pasur raste incidentesh pėrgjatė zhvillimit tė aktiviteteve ku fluturon?
    Patjetėr. Madje, njė nga mė qesharakėt ka qenė nė ēeljen e sezonit turistik nė Vlorė, kur zhvillohet edhe "Albania Open" me pjesėmarrje tė parashutistėve nga shumė vende tė Europės. Njė nga parashutistėt nė vend qė tė ulej nė vendin e rrethuar ku bėhej ulja, humbet kontrollin dhe shkon drejt njė lokali aty pranė dhe me kėmbė godet njė person nė kokė. Tė gjithė vrapuam pėr aty dhe thėrrisnim: Doktori, doktori! "Unė jam doktori", pėrgjigjet personi qė ishte goditur nga parashutisti. "Epo, - i thamė, - doktor, sado tė fshihesh, prapė tė gjetėm". Ishte pikėrisht doktori qė duhet tė kujdesej pėr rastet e incidenteve.


    Ndodhin shpesh incidente tė tilla?
    Fatmirėsisht, nė Shqipėri nuk kemi pasur raste me vdekje. Por nė vende tė tjera ku organizohen aktivitete edhe mė tė mėdha, normalisht qė ndodhin. Siē ndodhin aksidente nė tokė, ndodhin edhe nė ajėr.


    Ke bėrė ndonjėherė ndonjė aksident?
    Po, nė vitin 1994, kur zhvillohej Miss Albania, atėherė kam bėrė aksidentin mė tė madh. Kam katėr fraktura nė kolonė.


    Nė fluturim ke mė tepėr frikė pėr veten apo pėr tė tjerėt?
    Nė fakt, e mban mendjen aty nė rastet e tilla. P.sh., nė Vlorė shikoja njė serb qė nė vend tė ulej brenda rrethit, shkoi drejt portit. E shikoja dhe thosha me vete: Kthehu, kthehu, por ai pėrfundoi nė det.


    Pėr ēfarė mendon teksa fluturon... krijon poezi, dėgjon muzikė?
    Nė fluturim nuk lejohet tė dėgjosh muzikė. E kam bėrė ndonjėherė, por ritmi i muzikės mund tė tė shpėrqendrojė e tė tė ēojė nė veprime tė tjera. Ndėrkohė, ajo "poezi" qė mė ka lindur nė mėnyrė tė heshtur, mė bėri qė tė merrja aparatin fotografik me vete dhe tė filloja fotografimet. Sepse ishte diēka qė duhej ndarė. Shikoja gjithmonė perėndimin e diellit nė Llogora dhe thosha duhet fotografuar, ajo bluja e detit ishte e mrekullueshme.


    Ke fotografuar shumė gjėra tė bukura, po nga ato tė "pabukurat" ka nė filmin e aparatit tėnd?
    Ka, sigurisht. Ujėrat e zeza qė pėrfundojnė nė njė moēal. Kjo ėshtė pėr tė ardhur keq.
    Marrėdhėnia qė ke me natyrėn tė ka bėrė qė ta dashurosh apo ta urresh?
    Fakti qė kam gjithė kėto vite dhe qė jam vazhdimisht nė natyrė dhe qė lėviz gjithė kohėn, do tė thotė qė unė e dua atė. Ka ardhur njė moment qė nuk mund tė jetoj pa natyrėn. Jam vazhdimisht nė kontakt me njerėz nė rrethe. Bėj telefonata me kryetarėt e komunave pėr tė mėsuar kur fillon korrja e grurit, kur vjen autokombajna se dua ta fotografoj nga sipėr. Korrja e grurit ėshtė gjigante. Mė kujtohet fėmijėria ime kur shkoja e mblidhja kallėza.


    Si rrjedhojė, ke tė njohur apo miq nė ēdo vend tė Shqipėrisė, apo jo?
    Kjo ėshtė normale dhe ėshtė pjesa mė e bukur. Njohje tė reja, lėvizje, kjo tė motivon pastaj.


    Ke fotografuar Jugun dhe Veriun. Cili ėshtė imazhi mė i bukur i shkrepur nga aparati yt?
    Vendi ynė ka njė simetri tė pėrkryer. Kemi malet e verilindjes dhe malet e bregdetit nė jugperėndim. Gjithashtu kemi Liqenin e Shkodrės qė ėshtė paralel me liqenin e Ohrit. Pra, kemi dy diagonale qė janė pothuajse e njėjta, liqen-liqen, mal-mal.
    Shqipėria ka pjesėn e Alpeve qė ėshtė e bukura dhe ėshtė perlė. Kemi tė vetmet male qė janė tė pėrbėra nga lugina dhe kėto lugina janė tė kalueshme nga njeriu. Ndėrsa pjesa e maleve tė jugut nuk ka nevojė pėr komente.


    Flet pėr njė Shqipėri tė bukur. Ke frikė nga ndonjė gjė?
    Kam shumė frikė se ndėrtimet pa leje po e shkatėrrojnė. Ēfarė ndodh?
    Vjen "vėllai" nga Amerika dhe shkon e ndėrton dy vila mu nė mes tė fushės, pa asnjė lidhje. Pastaj nisin ndėrtime tė tjera varg. Kjo mė tmerron dhe mė bėn tė iki nga kjo botė jo i lumtur.


    Cili nga vendet mendon se ėshtė mė keq?
    "Shkėmbi i Kavajės". Tė isha nė vitet '90-tė dhe tė isha kryetar komune nuk do tė kisha lejuar asnjė ndėrtim, nuk do tė kisha marrė asnjė qindarkė. Ka pasur aq shumė pisha, sa ne futeshim mes tyre dhe ndėrroheshim, ndėrsa tani nuk ka mbetur asgjė.


    Ē'mund tė thuash pėr Divjakėn?
    Divjaka ėshtė e jashtėzakonshme. Aty duhet zhvilluar njė turizėm elitar. Divjaka ėshtė e paparė. Ajo duhet tė bėhet zonė e mbrojtur dhe tė bėhet pėr turizėm ekologjik me shpend migrator. Ka vende tė botės, nė tė cilat paguajnė nga 7000 euro vetėm pėr tė fotografuar pelikanė.


    Pėr tė fluturuar ėshtė e rėndėsishme tė kesh njė organizėm tė shėndetshėm?
    Mjafton tė kesh njė raport mjekėsor dhe ēdo kush mund tė fluturojė.


    Sa femra kanė kėrkuar tė mėsojnė fluturimin?
    Deri tani katėr. Por femrat janė mė inteligjente nė kėtė drejtim.


    Ke fotografuar mitingjet. Cili ka pasur mė shumė njerėz?
    Mitingjet kanė njerėz. Por nė Shqipėri ka rezultuar njė gjė qė ėshtė kryesore: gjithmonė mitingu i parė ka pasur mė shumė njerėz, pastaj bie numri.


    Po punon pėr ndonjė album tjetėr?
    Po realizoj tė tretin, kam dėshirė ta nxjerr nga fundi i vitit, por nuk e di sa mund tė realizohet.


    Ka ndonjė vend qė nuk e ke parė?
    Po, padyshim, Shqipėria ėshtė e madhe.


    Qenia vazhdimisht nė ajėr, mos tė ka lėnė beqar?
    Unė kam dy djem dhe jam i ndarė nga gruaja dhe jetoj mė vete. Normalisht nuk mund tė jetohet me njė njeri qė ėshtė vazhdimisht nė ajėr dhe bėn njė tė tillė punė. Kushti i parė ėshtė qė duhet tė ndahesh (qesh).
    Gazeta Shekulli

      Ora ėshtė 27/4/2024, 12:05