Si cdo gje kerkon edhe pak eksperience apo edhe nje mike per ndihme, por sigurisht edhe produktet e duhura kozmetike. E pra gje me te cilen duhet te merreni eshte qe te shkojme ne parfumeri disa dite me pare, e te pajisemi me gjithecka qe na duhet per diten tone te madhe. Natyrisht nuk mund te mungojne korrektori, fondotinta, pudra, toni per mollezat, tonet per syte, lapsat per syte, rimeli i qerpikeve, buzekuq e shkelqyes buzesh. Ne javet e para te marteses duhet provuar truku qe doni te beni per ate dite, ne menyre qe te mos gjendeni para te papriturave, si dhe te fitoni eksperience lidhur me driten qe do ti jepni fytyres, por edhe menyren e trukimit e qendrueshmerine e tij ne fytyre.
Truku baze
Gjeja themelore per trukun perfekt te nje nuseje, eshte baza e tij e vene ne fytyre, e cila duhet te jete patjeter ne te njejten ngjyre me ate te lekures, jo shume mbulues. Do te ishte me mire te kete natyre rezistente, pra 24 oresh. Duhet te jeni te vemendeshme kur te vishni fustanin, qe mos e beni pis me trukun apo ngjyrat e toneve. Kujtoni gjithnje korrektorin, per te vene ne zonat me hije te fytyres por edhe me pudren, e cila eshte shume e rendesishme per te fiksuar trukun. Nje hije toni mbi molleza eshte gjithashtu e domosdoshme qe fytyra te jete perfekt.
Truku i syve
Syte duhet te jene te pershkruar ne menyre perfekt por jo shume te ekzagjeruar, duke evituar te zezen e forte por edhe duke mos dale nga stili juaj i perditshem. Rimeli i qerpikeve, pa dyshim duhet vene si thame, rezistent ndaj ujit per te evituarpasojat e njolles se ndonje loti gezimi.
Truku i buzeve
Per buzet e nuses duhet evituar buzekuqi i erret. Gjeja me e mire eshte te perdorim shkelqyes ne tonet e rozes.
Truku i duarve
Edhe manikyri eshte shume i rendesishem per kete dite, per nje nuse duart duhet te jene perfekt. Kjo mund te realizohet edhe ne shtepi. Zbusni lekuren e duarve, pastaj merrni spatulen dhe shtyni brenda mishrat e teperta qe dalin mbi thua, por pa i prere. Nje keshille, duhen te shmangen thonjte shume te shkurter por edhe shume te gjate nuk shkojne mire. Per manikyrin, i cili eshte mire te jete ne ngjyre te hapur, nese nuk ndjeni ta aplikoni vete mbi thonj, mund te ndihmoheni nga nje ekspert. Ikub