BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Njė tripikėsh e bėn Partizanin pretendent

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Njė tripikėsh e bėn Partizanin pretendent

    Mesazh nga Albatros 19/11/2010, 16:02

    Tė kuqve nuk u bėn pėrshtypje ecuria e debutuesve tė Mamurrasit, por kėrkojnė tė jenė vetvetjaPėrgatitjet e tė kuqve pėr ndeshjen me Mamurrasin janė nė vazhdėn e pėrballjeve tė mėparshme, ku dihet se grupi nuk i ka kushtet pėr tė bėrė njė stėrvitje normale. Fitorja me Gramozin dhe barazimi nė Berat kanė bėrė tė mundur qė grupi tė jetė i plotė nė aspektin moral dhe shpresohet qė kjo frymė tė ruhet edhe ndaj Mamurrasit. Kundėrshtari i sė dielės ėshtė i panjohur pėr Partizanin, pasi Mamurrasi ėshtė debutues nė kategorinė e parė dhe nė 9 javė ka arritur rezultate tė paparashikuara nė fillim. Deri para dy javėsh situata nė kampin e kuq ishte e tillė sa ekipi ishte kandidat real pėr tė rėnė. Por tani tė kuqtė kanė oreks dhe me ritmin e kapur kėrkojnė tė bėhen pretendentė pėr njė biletė nė kategorinė superiore. “Kam deklaruar qė para ndeshjes me Gramozin qė Partizani do tė vijė dhe ėshtė vetė emri qė bėn diferencėn nė kėtė kategori. Vijmė pas dy rezultateve pozitive, por ato i kemi arkivuar dhe tė dielėn do tė synojmė vetėm fitoren. Pėr Partizanin pak rėndėsi ka emri i kundėrshtarit, sepse ata tė gjithė njėlloj janė. Mamurrasi vėrtet i ka bėrė njė nisje tė mirė sezonit, por them se pėrballja e parė mes dy ekipeve do tė jetė i Partizanit dhe ne si skuadėr nuk duhet ta diskutojmė tripikėshin,”- u shpreh pėr “Sportin shqiptar” mbrojtėsi Besmir Berberi. Sipas mbrojtėsit Indrit Hithi, nė kategorinė e parė nuk ka diferenca tė mėdha mes ekipeve, kėshtu qė Partizani duhet ta marrė tripikėshin e radhės dhe tė mbajė gjallė shpresėn pėr njė rikthim nė superligė. “Askush nuk e kishte menduar para dy javėsh se Partizani do tė merrte 4 pikė nė pėrballjet me Gramozin dhe Tomorin, kjo pėr faktin se kundėrshtarėt tanė kanė bėrė investime tė mėdha. Ndonėse ekipi ka problemet e tij, pėrsėri ndihemi gati pėr ndeshjen me Mamurrasin dhe fitorja ėshtė i vetmi rezultat qė na kėnaq. Me njė njė tripikėsh Partizani hyn nė vallen e pretendentėve dhe shpresoj qė kjo gjė tė realizohet, pasi ekipi po pėson ngritje nga java nė javė,”- pohoi mbrojtėsi Indrit Hithi.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:24