Per te pasur nje rezultat sa me te kenaqshem, pervec vetebesimit, eshte e nevojshme te krijoni nje imazh te caktuar.
Kjo eshte lehtesisht e arritshme me ndihmen e disa veshjeve te mira dhe pak make-up. E rendesishme eshte qe te mos krijoni portretin e nje imazhi te ngarkuar, ku cdo gje do te dukej fallso. Veshja duhet te jete sa me cilesore. Me pak fjale cdo detaj qe ka te bej me perkujdesjen e look-ut tuaj duhet te jete i rafinuar, elegante dhe i bukur.
Pesha sigurisht qe luan nje rol tjeter ne pamjen tuaj fizike, por nuk eshte nje faktore qe tiu fiksoje. Nese do te kishit probleme me peshen do tju sygjerohej te mos vishni rroba teper te ngushta, sepse defektet mund te jene me teper te dukshme. Ne keto raste porositja e veshjeve dhe modelimit te tyre ne rrobaqepesi apo atelie do te ishte nje zgjidhje e duhur.
Nese Nje grua qofte edhe shtepiake do te ksihte shume cilesi ajo do te perkufizohej plot bindje si nje grua e bukur. Nese ne karakteristikat e saj do te kryesonin ato te nje femre te zgjuar, te kendeshme, te afte, te nje kuzhiniere te mire, atehere do kishte shans per te terhequr vemendje.
Si terheqim vemendje?
Nje nga menyrat me te thjeshta dhe efikase eshte te besuarit ne vetvete. Fjala "shtepiake" nuk duhet te ekzistoje ne asnje menyre ne fjalorin e nje gruaje. Nje grua duhet te dije te jete interesante. Pasionante dhe terheqese, keto mbeten thelbesisht te rendesishme. Nje grua, pavaresisht profesionit qe ka, duhet te dije te jete e bukur dhe pertej pamjes fizike. Ikub