BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vaji i rendesishem per trupin

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vaji i rendesishem per trupin

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/11/2010, 07:26

    Vaji i rendesishem per trupin Images

    Ne Japoni, grate e perdorin vajin per te pastruar fytyren. Ndersa ne mesdhe, pothuajse te gjithe rekomandojne nje maske me vaj ulliri per floket, sepse ben mrekullira. Ne Marok, grate kane shekuj qe e perdorin vajin si per floket ashtu dhe per fytyren. Specialistet thone se lekura jone ka nevoje per yndyre, vaj dhe vitamina per tu vetembrojtur nga ambjenti i jashtem, dhe vaji deperton me shume ne fytyre sesa kremerat duke percuar vitaminat qe permban me mire dhe me thelle. Vaji mund te jete me prejardhje nga lulet, nga farat, nga pemet apo dhe nga rrenjet. Nganjehere metoda me e mire e nxjerrjes se vajit eshte shtrydhja, cka rezulton ne nje leng te fort dhe me ere. Produktet kozmetike vajore shpesh permbajne perzierje vajrash, ndersa si vaj bazik perdoret vaji Jojoba.

    Sa ere te mire mban

    Vajrat aromatike perdoren shpesh per masazhe dhe ne parfume. Kur thuhet se ato kane nje efekt aromaterapik, do te thote se me eren e tyre ato influencojne pozitivisht ne gjendjen tende te brendeshme, pra ne menyren sesi ndjehesh.

    Vajra qe nuk ngjisin

    Vajrat jane ne fakt shume te natyrshem per trupin, por e keqja e tyre e vetme eshte se ngjisin. Ndaj dhe nje keshille e mire eshte te perdoresh shume pak dhe nese kete e ben para se te vishesh, mund te perziesh 2-3 pika me bodymilk. Megjithate, nese vertet nuk e duroni dot yndyren, sot ka produkte vajore dhe te thata. Ne fakt ne vitet 80-te, vajrat beheshin te thata, te payndyrshme, por me te gjitha karakteristikat e tjera ushqyese te tyre. Disa vajra, si vaji i makademias jane te payndyrshem nga natyra. vajin e thate mund ta perdoresh si serum poshte kremit te nates apo te dites, sepse keshtu lekura i absorbon me kremerat dhe efekti i tyre eshte me i madh. Ikub

      Ora ėshtė 14/11/2024, 23:58