BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shtate problemet me te medha te meshkujve

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shtate problemet me te medha te meshkujve

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/12/2010, 14:10

    Shtate problemet me te medha te meshkujve Images

    Zbuloni se kush jane problemet me te medha te meshkujve, keshtu do te kuptoni edhe te dashurin tuaj...

    1. Frika nga ndjenjat

    Meshkujt e dine se dashuria eshte nje ndjenje e forte qe mund te okupoje jeten e tyre. E dine se femra e cila do t'ua marre zemren do t'ua marre edhe pjesen me te madhe te kohes se tyre. Po ashtu e dine se me hyrjen ne lidhje te dashurise ata u hapin dyert edhe vuajtjeve te ndryshme. Shumica kane frike nga ndjenjat e tilla, sepse nuk ndjehen te gatshem.

    Ndihma e pare: Behuni ndaj tij e sinqerte dhe perdorni sensin per humor. Krijoni ne mes jush atmosfere relaksuese. Keshtu ai me shpejt do te krijoje besim ne ty dhe me ne fund t'i leshohet lidhjes.

    2. Frika nga shoqet e tua

    Tmerresisht kane frike nga komentet e shoqeve tuaja. Kjo gje per ta eshte ankthi i pare! I tmerron mendimi se dikush i analizon - dhe kjo nga thembra e deri ne koke: shoqja juaj me e mire, motra jote...

    Ndihma e pare: I thuaj se shoqet tuaja tere kohen flasin se si ai eshte shume i lezetshem dhe i kendshem. Kjo do ta liroje pak dhe do t'ia ktheje vetebesimin.

    3. Frika nga refuzimi

    Sa me shume qe jane te dashuruar, aq me veshtire e kane te bejne hapa te ardhshem. Kjo veti e cuditshme lind nga frika e reagimeve te partneres. Ata nuk duan te degjojne: "Jo faleminderit, nuk je interesant". E tera komplikohet edhe me shume nese mashkulli mburret se: ne kete rast, pos refuzimit potencial ekziston edhe frika se do t'u ekspozohet talljeve publike.

    Ndihma e pare: Vetem me sinqeritet. Zgjidhje tjeter nuk keni. Ia beni me dije se ju pelqen dhe se me gjithe qejf do te ishe me te ne lidhje. Eshte zgjidhje e vetme.

    4. Frika nga mendimet e shokeve

    Meshkujt kane frike nga mendimet e shokeve te tyre sepse duan qe te ruajne imazhin e tyre te mire ne shoqeri. Ata vendimet e tyre me me rendesi i sjellin nen ndikimin e te tjereve. Kjo posacerisht gjen shprehje kur eshte fjala per lidhjet e dashurise. Nganjehere meshkujt nga shoqeria jane xheloze ne njeri- tjetrin: per shkak te varesise dhe frikes se mos do t'i humbin shoket, per shkak te "nje femre'.

    Ndihma e pare: Provoni te shoqeroheni me shoket e tij. Le te krijojne bindje te mire per ty. Nese shoket e tij do te te pranojne edhe ai do te ndjehet me mire.

    5. Frika nga nderrimi i personalitetit te tij

    Shume meshkuj mendojne se fillimi i nje lidhje dashurie do t'i privoje ata nga identiteti i tyre. Kjo eshte nje frike komplekse, e cila krijohet nga bindja e tyre se femra deshiron te transformoje te dashurin ne qenie pa pike personaliteti. Per ta lidhja eshte burim i ndalesave dhe urdhrave.

    Ndihma e pare: Le te ndjeje se eshte duke te pelqyer ashtu si eshte dhe i thuaj se nuk te pelqejne partneret qe e lodhin njeri - tjetrin me kerkesa te tilla.

    6. Frika nga padituria

    Meshkujt shpesh prezantohen si mjeshter te vertete ne sferen e dashurise. Me qendrim te tille duhet te lene pershtypje ne femren, por edhe ne shoqeri. Ata mendojne se ne kete fushe per ta nuk ben te kete kurrfare fshehtesi. Por, ato gjithsesi ekzistojne.

    Ndihma e pare: Behu e bute dhe jepi kuraje (i thuaj se di te puthet shume mire), binde se ne te gjitha eshte shume i mire, madje edhe atehere kur pak deshperohesh me te.

    7. Frika nga braktisja

    Kjo frike eshte e ngjashme me friken nga vuajtjet. Ne mesin e meshkujve eshte shume e njohur frika nga ndjenjat e pakendshme te vetmise pas perfundimit te lidhjes se dashurise. Kunder kesaj frike shpesh perdoren mekanizmat si "nese jam vetem, askush nuk mund te me braktise e me kete te me lendoje". Meshkujt te cilet mendojne keshtu jane shume te ndjeshem dhe te dobet, nuk mund te ballafaqohen me vetmine, e te mos flasim qe ta mundin ate. Ata nuk kane besim ne vete, gjithnje jane pesimiste dhe mendojne se nuk jane te gatshem te ballafaqohen me asnje situate.

    Ndihma e pare: Ngrohtesi, shoqeri dhe fuqi: te gjitha keto duhesh t'ja percjellesh disi. Duhet t'i tregosh se eshte i persosur, sepse ai dhe afersia e tij te plotesojne. Ikub

      Ora ėshtė 15/11/2024, 21:21