Te kesh nje martese te lumtur mund te themi qe eshte endrra e te gjitha cifteve, por mbajtja ne kembe e nje marredhenieje ndonjehere mund te jete gjeja me e veshtire.
Nese marrim parasysh faktin se numri i divorceve eshte shtuar shume ditet e sotme, atehere duhet te analizojme dhe nje here problemet e marteses. Ne rastet kur nuk mund te riparojme problemet me te vogla, ata kthehen ne nje pengese qe mund te shkaterroje martesen. Ja 7 problemet me te medha qe mund te prekin martesen. Nese edhe ju perjetoni nje ose disa prej tyre, atehere duhet te nderhyni menjehere per te permiresuar marredheniet bashkeshortore.
1. Mungesa e komunikimit: ne vend te zgjidhjes se problemeve duke folur, bashkeshortet preferojne ti lene mbas dore ose perkundrazi te zihen. Ne fund problemet e pazgjidhura mblidhen dhe mund te sjellin fundin e marteses. Bashkeshortet duhet te mesojne te shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre pa fyer dhe ofenduar njeri-tjetrin.
2.Mungesa e interesit: mosvleresimi apo mosinteresimi i duhur me familjen apo bashkeshortin/en, nga ana tjeter vleresimi maksimal i punes mund te zhduke dashurine dhe besimin.
3. Tradhtia: te tradhetosh bashkeshortin/en eshte nje nga arsyet, e cila mund ta shkaterroje martesen. Krahas kesaj eshte nje veprim kompensimi i te cilit duket i pamundur. Per kete arsye besnikeria ndaj bashkeshortit/es duhet te jete nje nga principet baze ne martesen tuaj.
4. Mosmarreveshjet ekonomike: edhe ne martesat e lumtura mund te perjetohen probleme ekonomike. Nje nga bashkeshortet mund te jete shume i papergjegjshem dhe shpenzues dhe ky fakt mund te ndikoje negativisht ne martese.
5. Problemet mendore dhe shpirterore: nese pas muajve te pare kur perdoreshin fjalet shpirt, zemer bashkeshorti juaj eshte kthyer ne nje person te pasjellshem, shkaku i kesaj sjelljeje mund te jene problemet mendore dhe shpirterore.
6. Largesia: kjo nuk do te thote vetem largimi me ore te tera nga shtepia per arsye pune. Ketu nenkuptohet dhe largesia emocionale.
7. Vartesia ndaj alkoolit dhe materiales: vartesia si nje problem qe shfaqet si tek burrat ashtu dhe tek grate mund te fuse ne krize martesen. Sepse, bashkeshortet te cilet nga paraqitja e jashtme duken si engjej mund te kthehen ne djaj per shkak te vartesise. Prandaj eshte shume i rendesishem qendrimi larg ketyre produkteve dhe nese jeni te varur duhet te kuroheni. Ikub